PD lëre çadrën

22 Mars 2017, 17:09Blog TEMA

Nga Ilir Levonja

Në internet qarkullojnë foto, ku njerëzit i kujtojnë njëri-tjetrit kohët. Konkretisht për marsin e vitit 1992, zgjedhjet e para pluraliste. Shkurt si sot e njezetë e pesë vite më parë. Partia Demokratike fitoi zgjedhjet e përgjithshme në masën 62% të votave të shqiptarëve.

Kurse Partia Socialiste në masën 25%. Pas vinin forcat e treta, si PSD, PR, PBDNJ etj…, që sot janë kthyer në ca zyra të cilat as historia nuk i pranon. Jo për faj të saj. Por të disa njëshave që janë kthyer në hunj gardhi tek dera e selive. Dhe me të njëjtat fraza, përtypin të përditshmen, si ajo lopa pranë grazhdares.

Një fitore si ajo, zor se i vjen më vendit. Kjo për faktin e frymës popull. Ku shoqëria jonë ishte gati 100% aktive në fatet e veta. Kurse sot, as pragun e domosdoshëm të pjesmarrjes në votime, nuk e kalojmë.

Dhe askush nuk shqetësohet se, përse kjo bjerrje e ndjeshmërisë sociale? Pse kjo vdekje klinike?!

Por me ë jemi tek PD-ja>

Kjo ndodhte atëhere kur PD ishte popull. Dhe jo çadër, si sot.

Kjo ndodhte si sot e 25 vite më pare. Dhe ai që ka memorie, përpara se të bërtasi. Ose përdori zhargonin e gjirizeve të anglishtes. Me bullshitet etj. Bën mire të ulet e të shikojë ato kohëra. Pasi sot PD-ja më atë çadër beduinësh më duket shumë larg vetvetes. Dhe për më tepër historisë së saj.

Të shohi se përpara kujt fliste lidershipi i atëhershëm. Dhe përpara kujt, flet ky sot.

Madje këto foto do bëjnë mire t’i shohin të gjithë demokratët e orëve të para. Por edhe të tjerë bindjesh politike. Nuk ka asgjë të mbrapshtë.

PD lëre çadrën dhe kthehu rrugës së institucioneve.

Madje edhe Berishën. Që më kujton ato zisat reportabël. Mjetet që ndërtuam socializmin.

Kthehu programeve të mirëfillta politike. Ku përpjekja non stop 24 orë, derë më derë, me frymë. Dhe element të rinj.

Jo me isha karrike përmbysur. Të marri fytyrën e duhur.

Në këtë 25 vjetor fitoreje kaq gjë duhet ta kishim kuptuar.

Dhe kujtuar. Që fuqia e një partie të madhe, nuk qëndron tek strategjitë se si të rrëzoj një qeveri. Aq më tepër këtë të parruarin tonë të përjetshëm. Që e ka bërë LSI-ja t’i duken femrat meshkuj.

Por tek ajo se çfarë i ofron. Dhe me kë u afrohesh njerëzve.

3 komente në “PD lëre çadrën”

  1. Aseni says:

    Shikim interesant. Kjo shoqeri ka ndryshuar shume per 25 vjet dhe I duhet te ndryshoje ende shume per te mbritur ku synon. Te njejten gje duhet te beje edhe politika por fatkeqsisht Jo. Ata qe linden me 1990 Jane 25 vjec. Kurse drejtusit politik Jane po ata.

  2. alphade says:

    Jep nje pare ,hyn ne valle,jep nje qind pare e s’del dot !
    Keshtu e ka pesuar banda mafioze e Sali Vicidolit …..!
    Vettingu,zoterinj pedeiste,Vettingu ! Frika iu ka hyre ne
    palce sepse kini bere aq shume hajduteri,vrasje ,abuzime ,
    etj.etj. sa qe tash nuk dini cfare beni ,vetem dine te beni nje
    gje te hyni ne cader dhe te parapergatiteni per ne 313 -ten !!
    Prandaj nuk shkoni ne parlament per t’ju shmangur e sabotuar
    Vettingun ,megjithate ” Epur si mueve” , Vettingu do te behet
    dhe ju zoterinj kriminele me kollare e kemisha te bardhe ju
    pret burgu ……NUK SHPETONI. !!!

  3. Republika e Bananeve dhe Hashashit says:

    ose pago qirane..qiraja ti paguhet edrames dhe dritat i keni falas si shperblim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje