Pro kujt mund të ndërhyjnë rusët në Shqipëri?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Zërat se Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet shqiptare po bëhen përditë e më seriozë. Ato kanë kaluar në nivel senatorësh dhe ligjvënësish amerikanë, dhe nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian. E fundit ishte deklarata e senatorit amerikan Robert Torriçeli, i cili thotë se ekzistojnë informacione të bazuara se Rusia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet shqiptare.

Senatori amerikan: Rusia mund të manipulojë zgjedhjet në Shqipëri

Një ditë më parë Denis MacShane, ish-ministër për Europën në Britani gjatë qeverisjes së Tony Blair, akuzoi Lulzim Bashën se po bën lojën e rusëve në Ballkan, përmes politikave populiste.

Ish-ministri britanik shuplakë Bashës: Ballkani nuk rrezikohet nga Rusia, por nga politikanë populistë si ai. Qendrimet e Bashës, të pazakonta

Paralajmërimet vendosen në kontekstin e zhvillimeve ballkanike, dhe u referohen politikanëve populistë të Ballkanit, të cilët kanë shpallur si moto të re të së ardhmes së tyre “një rend të ri”, që në vende të ndryshme të Ballkanit, po merr trajta të ndryshme.

Në Maqedoni, ku përplasja ruse është legale, ajo merr formë në përplasjen e Gruevskit me koalicionin e opozitës dhe partitë shqiptare. Opozita maqedonase e Zaevit dhe partitë shqiptare, kanë mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të formuar qeverinë e re, ndërsa presidenti Ivanov dhe tutori i tij, ish- kryeministri Gruveski, janë të qartë në bllokimin e institucioneve të shtetit dhe rënien e demokracisë, për ta futur vendin në rrugë pa krye. Dhe nuk kanë aspak drojë të thonë, se për këtë kanë dhe gëzojnë mbështetjen e Rusisë. Ivanov refuzoi takimin me Komsionerin për zgjerim Hahn, duke e bërë të qartë zgjedhjen e tij mes Europës dhe Rusisë.

Shtypi rus është i mbushur me shkrime dhe analiza gjeo-politike, që e trajtojnë Maqedoninë si një vijë fronti të tyre, ku armiq kanë shqiptarët dhe aleatin e tyre politik të opozitës maqedonase.

Në Serbi, rusët kanë haptazi mbështetjen e krahut nacionalist të presidentit Nikoliç në ikje, dhe forcave të vjetra të ish-komunistëve të Milosheviçit, dhe po kundërshtohen me kujdes dhe plot dyshime nga Aleksandër Vuçiç, i cili po përpiqet t’ia shesë shtrenjtë Perëndimit, rrezikun rus dhe orientimin e Serbisë nga Rusia.

Në Mal të Zi, Milo Gjukanoviç u gjend thuajse para një grushti shteti një ditë para zgjedhjeve, dhe u detyrua të tërhiqet nga posti i Kryeministrit, pas zbulimit të komplotit rus të shtunën e zgjedhjeve.

Në Shqipëri, ku formalisht dy blloqet kryesore politike janë ende të bazuara tek retorika pro europiane, ndikimi rus ka filluar të infiltrohet jo si adhurim për Rusinë, por si një “pro-amerikanizëm” i  tipit Trump, në fjalorin elektoral të të cilit Rusia u shua si një vend armik dhe siç rezultoi, arriti t’i infiltronte njerëzit e saj deri në postin më të rëndësishëm të sigurisë kombëtare në SHBA, siç ishte Këshilli i Sigurimit Kombëtar.

E modifikuar shqiptarçe nga Sali Berisha e Lulzim Basha, por dhe forca të tjera dytësore, ndikimi pro rus në Shqipëri, ka marrë formën e “Republikës së re” dhe armiku i sigurisë kombëtare në mënyrë vulgare, është  zhvendosur nga Rusia, tek Xhorxh Soros. Këtë nuk e thotë vetëm Berisha, por dhe të tjerë.

Në një analizë të saj serioze, gazeta më analitike amerikane online, “Politico”, e afërt me Uashingtonin zyrtar, e shikon betejën e shpikur kundër Sorosit si një plan të drejtpërdrejtë rus, ku janë përfshirë dhe disa ligjvënës amerikanë, të cilët paguhen në emër të lobizimit nga Rusia, në favor të forcave pro ruse në Ballkan.

INVESTIGIMI: Fushata kundër Soros, e sponsorizuar nga Rusia. Moska qendron edhe prapa letrës së senatorëve për Shqipërinë e Maqedoninë

E tillë ishte letra e tyre e disa javëve më pare kundër ambasadorit amerikan në Shkup, të cilën Departamenti i Shtetit e hodhi në kosh të plehrave, dhe përsëritja e së njëjtës kërkesë në emër të opozitës shqiptare dhe për ambasadorin Donald Lu.

Duke devijuar strategjinë e sigurimit kombëtar të Shqipërisë nga një vend i orientuar drejt Perëndimit dhe duke zëvendësuar si problem për të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan, Rusinë, me Xhorxh Sorosin, opozita shqiptare në të vërtetë, më shumë se sa një forcë pro ruse në Ballkan, është një karikaturë e forcave pro ruse, pasi ajo nuk ka as fuqi dhe as potencial politik për t’u bërë pro ruse. Ajo thjeshtë po përpiqet të shfrytëzojë politikisht erën e re pro ruse në Ballkan, si një qejflie rusësh për nevoja politike dhe për destabilizimin e vendit.

Edhe përpjekja e fundit e Lulzim Bashës drejt Uashingtonit, bazuar tek mbështetja e një grupi lobistësh ligjvënësish në SHBA, me origjinë greke, është përforcim i këtij kuadri lobistësh, të cilët pretendojnë “epokën e re”, ku Rusia shikohet si model suksesi për zgjedhjet në emër të betejave kundër establishmenteve politike pro Perëndimore në Ballkan. Retorika pro ruse tashmë nuk u përket më nostalgjikëve të Bashkimit Sovjetik, por liderëve autoritarë dhe nacionalistë të Ballkanit, të cilët shikojnë tek Putinizmi, të ardhmen e tyre, dhe tek orientimi Perëndimor, mungesën e prespektivës së tyre.

Mangësia e opozitës shqiptare është se duke mos pasur një mbështetje për të qenë pro ruse nga elektorati i saj, ata përpiqen ta maskojnë nevojën për ndihmë nga forcat pro ruse në Ballkan, me degradimin e institucioneve, futjen e vendit në krizë, shpalljen qesharake të Xhorxh Sorosit armik të sigurisë kombëtare, edhe pse gjysma e kryesisë së PD është shkolluar nga Sorosi. Ata po ashtu kanë dhënë mbështetje të qartë për forcat pro ruse në rajon, siç ishte rasti për të mbështetur dhe përshëndetur ende pa krijuar qeverinë, Gruveskin, dhe ngazëllimin me të cilin presin që të bien standardet e demokracisë dhe shtetit ligjor në vend, për t’i hapur rrugë “Republikës së Re” në Shqipëri.

Më thjesht akoma, për të kuptuar se më kë është Rusia në Shqipëri, shikoni me kë është Perëndimi dhe gjykoni për aleatët kundërshtarë të tij. Perëndimi ka mbështetur qartë dhe fort qeverinë shqiptare dhe në krizën e fundit artificiale të opozitës, dhe ështe në nje gjatësi të plotë vale me Kryeministrin e vendit, për datën e zgjedhjeve më 18 qershor, për reformën në drejtësi dhe për nevojën që opozita të lërë rrugën dhe të kthehet në betejën e saj në Kuvend, duke plotësuar detyrimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Çfarë është kundër tyre, është ajo për të cilën Rusia ka nevojë të ndodhë në Shqipëri.

Është një përpjekje qesharake për të udhëtuar drejt Moskës, duke bërë sikur fluturon nga Uashingtoni.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

29 komente në “Pro kujt mund të ndërhyjnë rusët në Shqipëri?”

  1. boom says:

    Berisha-Basha jane anti-shqiptaret me te medhenj te kombit. Keta tradhetare kane vrare shqiptare ne sherbim te qellimeve sllavo-greke. Edi Rama qendro i forte dhe mos bej asnje leshim. Trump dhe agjentet e tjere rus qe kane infiltruar qeverine amerikane do perballen shpejt me drejtesine amerikane. SHBA do rimarre rolin vendimtar anti-rus ne bote.

    1. ollga ajazi says:

      Eshte hera e pare qe nuk jam dakort 100 % qofte me Meron por dhe me zotin Torriceli.
      .
      Menjehere del bllof kjo loja me “rusin” nqs se analizojme nje nga njerzit me enigmatike ‘Vrraksin” Visho Ajazi i cili ishte truri i gazidedes ne shikun kriminal te 92-97.
      .
      .Vete SHIKU Shqiptar supozohet te jete organizmi i nje institucjoni shqiptar qe eshte i lidhur me shume me USA-n per shume aresye..
      .
      Pranimi i nje monstre si Vishink Ajazi nga USA tregon se kane “shitur me kohe te Rusi”..ose aleati yne me emerin Amerike na trajton si korridor apo territor apo shprehje gjeografike..
      .
      FAKTET E “OLLGES RUSE” ne lidhje me monstern vishoajazi i bejne keto artikuj te Meros vetem per konsum mediatik dhe zero ate patriotik:

      Sa vijnë e shtohen dyshimet dhe pikëpyetjet rreth veprimtarisë së shumëfishtë të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, i emëruar rreth një vit më parë, në mënyrë të njëanshme, në krye të institucionit më misterioz në Shqipëri. Shërbimet e huaja mësohet se kanë dorëzuar në duart e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, një fotografi të dyshimtë të kreut të institucionit kryesor të spiunazhit në Shqipëri, Visho Ajazi Lika, me një zonjë të quajtur Ollga, e cila dyshohet për lidhje me shërbimet sekrete ruse. Sipas burimeve, fotografia dhe lëvizjet e Likës kanë shqetësuar dhe alarmuar shërbimet e NATO-s, për mundësinë e rrjedhjes së sekreteve në duart e spiunazhit serb dhe rus, çka rrezikon jo vetëm standardet e sigurisë kombëtare të Shqipërisë, por edhe të aleancës ushtarake. Ndërkaq, fotografia, e cila qëndron prej disa javësh në tavolinën e Bujar Nishanit, flet për lëvizjet e Visho Likës si dhe për takimin me Ollgën, mikeshën e tij nga Rusia. Kjo e fundit, dyshohet se punon për shërbimin sekret më të frikshëm të botës, KGB-në sovjetike. Kreu i SHISH e ka njohur zonjën në fjalë në Kanada prej shumë kohësh, ndërkohë që dy të lartpërmendurit kanë konsumuar disa takime të fshehta deri pak para zgjedhjeve të 23 Qershorit. Gjithçka konfirmohet nga burime të sigurta brenda Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas këtyre burimeve, kreu i spiunazhit shqiptar, disa muaj më parë, ka njoftuar vartësit për zhvillimin e një vizite në Katar, vizitë e cila është kamufluar me çështjet e punës. Nga Katari, Visho Lika ka udhëtuar në mënyrë të fshehtë drejt Pakistanit, ku është takuar me Ollgën. Vizita, e zhvilluar para zgjedhjeve të 23 Qershorit, është dekonspiruar, pasi shërbimet e huaja sekrete kanë konfirmuar lëvizjet e kreut të SHISH me një provë të pakundërshtueshme, që është fotografia, e cila qëndron në tavolinën e Buajt Nishanit. Nuk dihet ende për masat që mund të ketë marrë Presidenti Nishani, por burimet saktësojnë se është krijuar një klimë e thellë mosbesimi midis autoriteteve shqiptare dhe shërbimeve të NATO-s. Kështu, si të mos mjaftonte e kaluara e tij e zezë në SHIK-un e Bashkim Gazidedes, dyshtetësia, e kaluara e dyshimtë në Kanada, statusi i paqartë i azilantit etj., kreu i institucionit kryesor të spiunazhit në Shqipëri mund të ketë kontakte edhe me shërbimin sekret më të frikshëm të botës, siç është KGB-ja sovjetike.

      Emërimi

      Zbardhen të tjera detaje rreth katapultimit të Visho Likës, nga Sali Berisha, në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Menjëherë pas katapultimit të Bujar Nishanit në krye të Presidencës, Sali Berisha sfidoi amerikanët duket shkarkuar kreun e SHISH, Bahri Shaqirin, në vend të të cilit propozoi Visho Likën. Veprimet për emërimin e Visho Likës janë bërë natën nga Berisha dhe janë mbajtur sekret, për të mos u marrë vesh nga amerikanët, të cilët mund ta bllokonin kandidaturën tek Nishani. Berisha ka urdhëruar Shefen e Protokollit të Kryeministrisë, që të mos lëvizë nga zyra e Nishanit pa u firmosur emri i Visho Likës. Shefja e Protokollit të Kryeministrisë, është emëruar tashmë në ambasadën shqiptare në Neë York, për të mos u kthyer më në Shqipëri. Ajo ka qenë dëshmitare e panikut dhe e veprimeve të fshehta të Berishës për të diktuar Visho Likën në krye të SHISH. Sipas burimeve, Nishani është gjendur përballë një presioni të jashtëzakonshëm për të firmosur me urgjencë propozimin, pa marrë informacionin e duhur rreth veprimtarisë së Likës.

      Lidhet me qarqet e Iranit dhe Irakut

      Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, dyshohet se ka lidhjet edhe me qarqet iraniane dhe irakiane. Me sa duket, Lika ka ecur në gjurmët e ish-shefit, Bashkim Gazidede, e cila ka jetuar në Iran. Gazidede ka punuar si mësues, por sigurisht që ka bërë një punë të dyfishtë. Ndërkaq, deputetët e Partisë Socialiste kanë kërkuar prej kohësh verifikimin e figurës së Visho Likës si dhe hetimin e të kaluarës së tij në Kanada.

      1. Skypion says:

        Propaganda e e mediave te qeverise socialiste ka arritur kulmin e perversitetit!
        Ky perversitet ka te beje me aludimet apo akuzat(!!) e mediave te Edi Rames,birit filorusit te njohur boterisht,Kristaqit dhe nipit te filorusit dhe stalinistit te eger Spirro; mediat e qeverise socialiste,mediat e majta,mediat socialiste,ku ka muaj e muaj te tere qe behet propagande pro-ruse,duke e dendur opinionin publik me superfuqine ushtarako-politiko-diplomatiko te Rusise se Putinit,sic eshte edhe media e analistit tone;me analistet dhe gazetaret e majte,qe ne shumicen derrmuese te tyre jane filoruse dhe filosllave;dhe gjithe botes se majte ne pergjithesi,politike,mediatike,intelektuale,kulturore,qe eshte,ne pjesen derrmuese te saja filoruse dhe nostaligjke e kohes sovjetike,kohes me te eger,me te zeze dhe me turperuese per shqiptaret dhe kombin shqiptar: kohes anti-europiane,anti-amerikane,anti-perendimore.
        A ka perversitet me te madh,sesa keto lloj qelbesirash filoruse,nostalgjike te sovjetizmit,mbetje te bolshevizmit,adhurues te fshehte te stalinizmit dhe brohorites te ndrojtur te enverizmit , te perpiqen te bejne aludime,madje te shkojne deri aty sa te akuzojne ate pjese te politikes shqiptare qe i dha fund njehere e mire lidhjes me boten sllave duke e orientuar ate nga Perendimi,sic eshte e djathta shqiptare?!!
        A ka perversitet me te madh,sesa ata qe e kane urryer kaq shume Europen,ShBA-ne,Perendimin per 50 vite me radhe,qe kane bere gjithe ate propagande trushpelarese bolshevike ,staliniste dhe anti-perendimore,qe kane mbjelle ne shpirtin e brezave te tere te shqiptaree urrejtjen per boten e lire perendimore dhe vlerat e saja, te bejne aludime,madje edhe te marrin guximin te akuzojne,pikerisht per poshtersite e veta?!!
        Gjithe ky perversitet qe te le pa fjale,ka nje shpjegim.Ai eshte Edi Rama.Perversi i politikes shqiptare.Kryeperversi.Perversi i perversve.Ne te gjitha kuptimet e mundshme te fjales,megjithese ketu po flasim per perversitetin e tij politik.
        Eshte ky pervers,Edi Rama pra,qe e ka projektuar perversitetin e vet ne Partine Socialiste,edhe ashtu shume perverse edhe ajo meqenese eshte shume filoruse me nje mbingarkese nostalgjie sovjetike,qe e ka projektuar perversitetin e vet tek ne formen me te plote tek “rilindja”,tek Qeveria e tij,tek Administrata , tek gjithe mediat e tij,me gazetare dhe analiste,e ene fund,tek gjithe elektorati socialist.
        Eshte nje perversitet skizofren apo nje skizofreni perverse kjo e socialistave: filoruse dhe filosllave ne gen,me zemer dhe me shpirt, ata,me deshperim,kerkojne t’u besohet ne perendimorizmin e tyre,te vetedijshem,megjithate,per cka u rreh zemra dhe cka u do shpirti i zi!
        Ka ca dite,qe mediat e Rames,po perpiqen me deshperim te sajojne nje fabul te pamundur,me socialiste anti-ruse…!
        Pas deshtimit spektakolar me fabulen e opozite anti-amerikane,qe deshtoi turpshem dhe qe e perjetuan shume keq,me 8 nentor 2016 me zgjedhjen e Presidentit Donald Trump, tashme,ne kulmin e deshperimit,po perpiqen te sajojne kete fabulen e re te socialisteve anti-ruse…!
        Por,kjo ka edhe anen e saj qesharake.
        A mund te imagjinoni lexuesit e majte,socialistet e thjeshte,tek lexojne te tilla shkrime?!!
        A mund te imagjinoni,se ndjesi te peshtjelluara kane keta lexues,qe jane mekuar,brumosur,me anti-amerikanizem,meenverizem ,me stalinizem,me filosovjetizem,me filorusizem,me filosllavizem?!
        Nostalgjiket enveriste,staliniste,filoruset dhe filosllavet,jane te detyruar te pertypin propaganden “anti-ruse”,pikerisht te atyre qe i kane mekuar ne breza,me filorusizem,dhe anti-amerikanizem…!!!
        Skizofreni perverse.
        E gjithe kjo propagande perverse qe ka iniciuar Edi Rama me bashibozukerine e tij mediatike,eshte identike ne thelb,me propaganden qe ka kohe qe po behet ne ShBA,nga organizatat e Sorrosit,kunder Presidentit Trump dhe bashkepunetoreve te tij.
        Jane filialet e ketyre organizatave Sorrosiane ne Shqiperi,qe po bejne te njejten gje.
        Sa per editorialin e analistit tone,mund te them,qe me keto citimet dhe linqet qe ka postuar pergjate shkrimit,te duket si ata komentuesit anonime qe ,te paafte te argumentojne,postojne linqe …

        1. Skypion… Je vetem nje nga tallagjaret e zyrave te ish-SHQUP_it, qe paguhesh ne tre Media qe financohen 100% nga Shkelzen Berisha, per te humbur gjurmet. Prandaj e ke gjuhen te njellojte me Gazeten 55, SYRI.net dhe RD. Por, per fatin tend te keq, tashme e dine te gjithe neper Komente qe bejne ne cdo Online, se kush je Ti dhe mbi 200 te tjere si Ti qe ju thone e ju paguajne qe te rrini Non Stop neper kompjutera e te nderhyni kudo per te share e shpifur. Qartazi duket se po ju vjen Mortja, ku me i pari eshte “baba”…, qe mbreme ne Cadren e Shpifjes, Sharjes, Kercenimit dhe padyshim te Teatrit Provincial “VICIDOLIAN” dukej gjithmone e me kriminel e buze “Lamtumires”. Zoti ja shkurtofte sa me shpejt edhe ato pak kohe jete qe i kane ngelur, se nga cerja dhe gjuha e fjalet qe nxorri goja, dukej rruges per “Janine…”, tek te paktit ne FERR, ku e presin Enveri+Hitleri+Ducja+Pinoceti+Pol Poti+Milloshevici…, si dhe Ramizi qe e bekoi dhe e caktoi pasardhes kete bishe kaluar bishave te maleve.

          1. a says:

            Isterizmat andi-Ruse qe burojne nga propaganta e SHBA-ve dhe e kopilave Turk-Arnaut, eshte vetem per te ritur armiqesine me Rusine dhe vendeve te Krishtera te Ballkanit. Eshte mesuar ky popull mjeran me Peralla, me agjend dhe acion.
            A mund te na thuash o Mero dhe cdo gazetar tjeter Ivestigativ menyrat qe munde te manipulohen zgjedhjet, dhe nga cilet njerez, agjent, organizata ose shoqata…. ne Shqiperi dhe Tirane nuk kame pare dhe degjuar as per Rus qe jeton dhe vepron ne Shqiperi, as per shoqata Ruse, as per Filo-Rus, politikan apo elitar.
            Por e kunderta Tirana dhe Shqiperia jane te tej mbushura nga shoqata dhe bisnese Turke, Arbe, Amerikane, Kuvajtjane….

        2. PO,PO says:

          Ja edhe spiuni puro , serbo-sllav Skypion , na doli ! Eshte ne te
          drejten e tij , te mbroje cadren serbo-sllave para K/M , se per ate
          eshte rekrutuar , mbahet e paguhet prej vitesh . Eshte nje ligj , ashtu
          si i mafies , qe po nuk iu binde sherbimit sekret , per te cilin ke firmosur,
          qysh te nesermen shkon ne boten tjeter . Megjithate , soji i spiuneve ne
          dem te atdheut e te kombit , eshte pjella me e rrezikeshme , per
          cilindo vend e komb , ndaj edhe 99.99 % e shteteve te botes, u
          rezervojne denimin me vdekje , sepse nuk ka krim me te rende se ky .
          Pikerisht keshtu , ne menyren me te felliqur dhe te urryer,ka zgjedfhur ta
          siguroje “buken” , ky krimb i tokes sone !

        3. Qimi says:

          Pergjigjie kelyshit Berishist Malltezi ku gjen vjelljen e radhes per te trinunfuar sadopak akoma sherdhatokracia kriinale e 27 vjeteve.Se nga ushqehet akoma kjo bishe krinale tashme nuk eshte e veshtire te kuptohet fale edhe inforacioneve e jetes pengmarrese te ketij vendi.Oligarkia Berishjane e sofistikuar me nenshtetesite perkatese bene te mundur rikthiin e nostalgjise se kriminelit “burre shteti” e pinjollit te tij “yll ne ngjitje”.Mos haroni kurr e per asnje moment etiketimet e tilla dhuruar kriineleve e hajduteve te ketij vendi qe lengon ne buze te barrit ketu e 27 vjete.Sa per ty or dhender i kryekrimit qe sot mbulon propaganden Berishiste nuk eshte as Partia Socialiste e shtypi i saj e as Edi Rama qe simulohet nga Rusia e putinit sepse eshte i thjesht kuptii i saj !E thene me troç me Rusine po luajne ata qe i kane arre parate e taksapaguesve Shqipetare Berishes e duan tia shperblejne sot!Levizja vjen po nga e njejta porte po nga e njejta perendi ku rendesi per te ka qe te ruhet statukuoja e kolonise ndaj ketij vendi.Ne te kundert si Berisha e si Rama do te qene rezuar brenda nje nate n.q.se do ti prekeshin sadopak interesat gjeopolitike perandorise qe as na …e as na leshon!Shqiperia tashme eshte bere atje pa pik interesi persa i perket zhvillimit te ketij vendi e demokracise se saj!Ajo tashme ka zevendesuar Guntanamon e si e tille nuk ka rendesi se kush eshte drejtor i ketij burgu ,rendesi ka qe kushdo qe te jete te mos devijoje nga linja e nenshkruar.Kjo nuk perben as fatkeqesi per Ramen (si ushtar besnik i perandorise) e as perben fatkeqesi per Berishen si( ushtar besnik i perandorise tashme i dale ne lirim por qe dekoratat qe mbart mbi shpine kane kredibilitet per te bere rekomandiin e radhes per rekrute te rinj besnike)!Kjo eshte tabloja e Shqiperise e qe kush nuk ka sy eshte i qorruar,kush nuk ka goje eshte memec per ta shikuar e thene troç .Propaganda Berishiste eshte hedhur ne sulm si ne kohen e Nanos duke menduar se eshte po e njejta kohe po e njejta skeme e duke harruar nga etja per tu rikthyer ne fron se tashme shqipetaret i kane lexuar te gjithe ata qe luajne kete loje te piset jo ne kuriz te Rames ,Berishes,Lulit e Metes por ne kurriz te ketij populli qe tashme i cfilitur nuk ka me fuqi te protestoje per kete gjeme.Poshte diktatura e budallenjeve qe per kariere kane shitur ,shkerdhyer, e vjedhur kete vend duke bere te mundur qe reforma e drejtesise te fuse tere popullin ne burg e hajdutet,vrastaret e tradhetaret te drejtojne si ligjvenes e legjislativ!

      2. BABAGHYSHI says:

        Komenti i juaj , eshte me se i sakte dhe i bazuar , edhe pse eshte shkruar disa
        vite me pare dhe memoria shqiptare , zgjat vetem tre dite !
        Permes liderit te tyre , ekzeplar i rralle i spiunazhit serbo-rus , eshte vene ne
        dispozicion te tyre nje parti e tere qe e denigroi dhe shkaterroi kaq rende
        mbare vendin dhe kombin tone . Ne krye te institucioneve te “pavarura” shqiptare ,
        jane vene vegla te ketyre sherbimeve , duke i renduar ne te njejten kohe luftes
        kunder spiuneve te ish sigurimit te shtetit . Me futjen ne politike te Sali Berishes,
        eshte lene ne mkeshire vte fatit siguria kombetare nga rreziqet e sgerbimeve te
        ,huajatradicionalisht armiqesore ndaj vendit tone UDB,KGB,Asfalia , te cilet jane
        shtruar kembekryq , ne mes te Tiranes , kane vendosur njerezit e tyre me krejt
        kupolen shteterore , vertikalisht e horizontalisht , por politikanet tane dhe vecanerisht
        mediat , jane blere prej tyre dhe punojne per llogari te tyre . Eshte krijuar nje
        situate e tille , qe njerezve po iu vjen turp , te permendin qe jane shqiptare , qe
        duan shtet5 me ligje e me rregulla , qe duan te drejta si njerez e qytetare dhe mbi te
        gjitha , duan sherbimet baze prej shtetit te tyre . Mediat tona jane shurdhe , memece,
        kontribues te zellshem , per shkaterrimin e cdo arritje pozitive , nen slloganin
        antikomunist , qe e shet per se liri , njeriu me i felliqur i asaj kohe dhe i kesaj kohe ,
        sipas detyrave qe u ngarkojne keto sherbime ! TURP…. , 1000 HERE TURP !

  2. Andi says:

    O NJERËZ!! KUJDES!!!!!!!
    PËR TË RRUAJTUR KOKËN, BASHA E BERISHA
    DO TË NA SHESIN TEK RUSIA.!!
    MOS U GËNJENI,!!!
    E ARDHMJA E SHQIPËRISË , ËSHTĒ 🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

    1. adi says:

      Po ndodh nje nga gjerat me qesharake qe eshte bere mode kohet e fundit.
      Pro ruse dhe bile te blere nga ruset na qenkan gjithe te djathtet e perendimit dhe amerikes. Ruset paskan leke te blejne njerezit dhe ekonomite me te pasura ne bote duke filluar nga Trump ne amerike e gjithe te djathtet (pasaniket) e europes po ekonomia ruse eshte nja 10 here me e varfer se e ketyre te fundit.Amerikanet e europianet shpiken compiuterat dhe nga ky bisnes jane me te pasurit e botes por ruset qenkan me te zote dhe ju bejne namin duke ju vjedhur.
      dhe absurdi qesharak nuk ndalon me kaq pro amerikane dhe amerikane te vertete nuk jane ata qe ndertuan ameriken po eshte soros me rilindasit shqiptare plus kinezin Lu.e me qe rama fjala Sorosi eshte nje cifut ne origjine i lindur ne hungari. Edhe ne izrael edhe ne hungari 2 vendet e origjines eshte person non grata po aI dashuron ameriken e mbi te gjitha shqiperine.
      A nuk ju duket se jeni bere qesharake??????????
      PS: ne shqiperi ka vetem nje njeri qe e ka kercenuar europen me ze e figure jo njehere se nese nuk na pranoni ne lidhemi me rusin. Kush te jete valle??????

  3. FLORENC IDRUSHI says:

    ore koqe kaandari ci keni keto perralla mero shkerdhata pederast i dreqit ne jemi pa buke ti na ve te tereve pro ruse ne na plasi ne per ruset apo usan ok duam te ushqehemi rama ja preu ushqimin ketij populli te ike te provojm tjetrin po nuk beri debojme dhe kete zgjedhim tjeter ok mero shkerdhata pederast i dreqit

    1. Beni says:

      Florenc mer Ilacet shoku. Sala te dha buk dhe te beri te “pasur “????
      Tani krejt papritur spaske buke? ???
      Shko shit bythen te serbi mbase te jep nonje 200 euro

    2. Zgjohu SHqipo ! says:

      O idrushi,ore pederast i Dreqit,HAHAHAHA.dukesh qe je Lagja neve !!!
      po pse re tina,nuk e provove ti tjetrin 25 vjet,ore te morte muti shalet
      ore Jevg dreqi……………çna shkrive,ti qeke me çader mrapa mduket.

    3. Dibrani says:

      E nga kush e pret buken , more idjot , nga kriminelet vrases Sali e Luli , apo
      nga armiqte tane shekullore , qe kane dashur e duan te na zhdukin fare si rrace ?!
      Pthuuuu , felliqesira e mb eturina te jenicereve turq…!!!!!!!

  4. alphade says:

    Ka parate e gazpromit Rusia qe sponzorizon “hienat” ,
    antishqiptare , saliberishovicet – fasllicet- bashicet …..!

  5. Tirona says:

    Demokracia ne Shqiperi I ka hapur rruge te gjitheve se si te veprojne ,pa shkelur ligjet , per te mos ngelur pa buke dhe ushqim. O Florenc Idrushi mos prit qe Edi Rama te te vij aty Brenda ne” shpelle “ku je futur per te sjell ushqim , se ke ngel pa buk, dil nga “shpella” dhe vrite menjen se si te sigurosh buken e gojes……Demokracia eshte Liri dhe konkurenc , lirine e ke, nese je i Zoti ne konkurenc mire per ty dhe mire per komuntetin ku jeton, nese nuk je I Zoti , futu perseri brenda ne “shpelle”…..

  6. ToniTR says:

    Mbasi ka lexuar kete editorial mesohet se Xhelal Mziu ka nisur procedurat per shpalljen e Vladimir Putinit qytetar nderi te Kamzes si mbrojtjes i vlerave demokratike dhe pro-perendimore ne Shqiperi!

  7. Qytetari durrsak says:

    Ne kete situate politike te Shqiperise dhe te shqiptareve ne pergjithesi, rol tejet negativ, po luiajne “analistet” e paguar nga Berisha-Basha dhe sponsoret serbe (ne bashkeounim me ruset). Keta. “analiste” te paguar, te degjeneruar, perbejne sot propaganden me te rrezikshme, duke abuzuar hapur me situaten artificiale dhe te padesheruar me “show-biz-in” e cadres ne bulevardin kryesor te Tiranes, cadres se propagandes antishiqptare. Kjo levizje politike “proruse” e PD-se, nepermjet cadres se turpit te pilitikes opozitare shqiptare, me te padrejte sherben per sabotimin e demokracise dhe te Vettingut ne Shqiperi, sepse Vettingu do te jete “rrjeta” ku do te “ngelin dhe do te kapen” te gjithe te korruptuarit dhe kriminelet qe ka grumbulluar ajo cader antipopullore. Sa me shpejt zgjedhjet eme 18 Qershor, te pastrohemi nga keto plehra proserbe dhe proruse.

  8. Shkodra says:

    Historia flet qarte pro Rusise jane te gjithe ish komunistet dhe te gjithe socialistet è sotem,Te gjithe prinderit e tyre kane studiuar ne akademi Ruse ,nostalgjia eshte e madhe per femijte e tyre .Mos beni hamendje te kota o plaku Mere,pro ruset kane emer dhe mbiemer ,komunstet dhe socialistet nga jugu jane pro ruse.

    1. Dibrani says:

      E nga kush e pret buken , more idjot , nga kriminelet vrases Sali e Luli , apo
      nga armiqte tane shekullore , qe kane dashur e duan te na zhdukin fare si rrace ?!
      Pthuuuu , felliqesira e mbeturina te jenicereve turq…!!!!!!!
      kURSE PER KOMENTUESIN “SHKODRA” , qe duhet ta nxjerre koken nga tumanet
      e Zhelefines dhe te beje nje dush , me sapun DURU , per t`i dale era e percit .
      Jeni ju dhe vetem ju ,felliqesirat e kombit tone , te mbledhur rreth spiuneve te UDB-se,
      Sali e Luli , qe jo vetem vete , por po sakrifikoni nje Shqiperi te tere , duke iu vene ne
      dispozicion serbo-sllaveve familjarisht . Si parti , PD-ja duhet te mbaje siglen e UDB-se ;per te
      cilen ka nje cerek shekulli qe punon dhe heq zvarre krejt Shqiperine .
      Jini vertet llumi i ketij kombi dhe nuk e beni kete, vetem nga injoranca,por me vetedije !

  9. ***** says:

    Ofensiva propaganduese Ruse karshi Shqiptareve ka qene ekzistence qe ne konfliktin e Kosoves. Kjo ofensive u pershkallezua kur Kosova fitoi pavaresine, dhe filloj te shfaqej hapur atehere kur Shqiperia u be anetare e Natos.

    Duke perfituar nga rasti se Shqiperia eshte njera prej hallkave me te dobta te Aleances se VeriAtlantikut, Rusia e sheh ate gjithmone si shenjester te mundshme.

    Sa per rikujtese, propozimi i idese per te shkaterruar armet kimike te shkaterrimit ne mase te Sirise erdhi nga Rusia, pavaresisht se qe Amerika ajo qe e kerkoi si favor.
    Gadishmeria Ruse per transportimin e kimikateve drejt Shqiperise, dhe zotimi nga ana e saj se do te ndihmonte edhe me dergimin e specialistve per demontim e tyre, eshte dicka qe me ben te ndjehem jo mire, kur shikoj vijen e politikes Ruse sot.

  10. vezhguesi says:

    Rusia e do Shqiperine te defaktorizuar qe mos te ngrihet ceshtja shqiptare si e tille ne Ballkan dhe properednimore sic i takon.
    Po a ka defaktorizim me te madh se i ka bere Rama Shqiperise? A ka eksod me te madh se ky qe u be gjate qeverisjes se Rames, a ka ekonomi me te dobet se kjo e qeverisjes se Rames, a ka perhapje te krimit ne gjithe territorin sic eshte droga.
    Tni mendoni vete kush po e defaktorizon Shqiperine Berisha qe vetem llafi i ka ngelur apo qeveria qe po con vendin ne gremine?

  11. Shqiperia kurre nuk do behet pro ruse ,sepse nuk e dun shqiptaret ne rradhe te pare dhe nuk do e lejoje Europa dhe Amerika !

  12. BOLL HIPOKRITE says:

    mesazh per te gjithe ato qe mendojne se shqiptaret duhet te kene kujdes nga ‘ruset’.
    .
    Kushdo qe thote kete shprehje eshte HIPOKRIT ME PERMASA KOZMIKE..PSE?
    .
    .NUK KA SHERBIM ME TE MADH QE I KA BERE EUROPA DHE VECANERISHT AMERIKA RUSISE
    DUKE SHKATERRUAR SHTETIN SHQIPTAR DHE DUKE E KTHYER
    NE PLANTACJON DROGE 28 MIJE KM KATRORE DHE
    NJE VEND MAFJOZ QE TE KUJTON ITALINE E VITEVE 60-70
    ***
    NUK KA SHERBIM ME TE MADH QE I KA BERE EUROPA DHE VECANERISHT AMERIKA RUSISE
    DUKE VENE PERBINDISHEN E LUGUT TE ZI TE TROPJES QE I KA NXJERRE UJE TE ZI ATIJ VENDI.
    .
    CFARE KA DASHUR AMERIKA DHE EUROPA ESHTE BERE NE SHQIPERI PER CEREKSHEKULLI..PSE I LAJNE DUART SI PONT PILATI ?

    Nuk e kuptoj pse merreni me keto “kinkalerina” kur TRADHETIA & KRIMET E berishajve nuk kane shembull ne bote per egersine e tyre qe vetem nga ndonje MONSTER NGA KOZMOSI mund ti bente.
    A nuk e kuptoni se ky monstra e viqidolit ka nje perkrahje teper te forte nga nje sekt antikomunistet psiqikisht te semure ne perendim qe dihet kush jane dhe ju i atribuoni si “nentoka serbe”
    A e dini qe “forca mbinatyrale” e ketij superkrimineli mbeshtetet te nje nga doktrinat me antishqiptare qe quhet “dekomunistifikim” te hartuar ne katakombet e beogradit dhe te zbatuar nga dyshja rajerson-biberaj duke patur si kobure te tyre pit bullin berishes.
    A e hodhi kush komunizmin ( qe vetem i tille nuk ishte) ne Shqiperi ne 1990-1992 ???
    Ai fare komunizmi kishte vdekur ne ate vend dhe falangat e rajersonit,elez biberajt me banden e tropojes te berish-hajdarit bene lufte me nje sistem te vdekur..pra ishin kanibalet qe hengren komunizmin e vdekur qe vazhdo dhe sot.
    Kam qene pjesmarres ne mitingun ne mbrojtje te Fatos Nanos te stadiumi Dinamo.dhe POLICE QE FLISNIN SERBISHT NDOSHTA DHE RUSISHT
    Nuk kam pare as ne filma horror sjelljen e policise private dhe shikut te berishes..as naziskinet ne 1933 nuk vepruan ne ate menyre…kjo eshte teme tjeter.
    Cuditerisht Kastriot Islami pasi deklaroi se do ti thyem kafken Berishes u zhduk nga qarkullimi dhe shpetoi per fije te perit nga terrorizmi berishian se do kishte perfunduar si Remzi Hoxha.
    Nqs Fatos Nano u arrestua si Bin Ladeni per 100 dollare qe kishte vjedhur ( ai akuzoi Rajersonin per kete me te drejte)…nje tjeter ndyrsire me emrin Lul Basha qe vrau si Bin Ladeni ne 21 janar dhe vodhi gjysem milardi dollare shpallet yll ne ngjitje.
    Dritheruese eshte se pas disa dokumenteve te deklasifikuara ne kohen qe kryqzohej Fatosi per 100 dollare dhe Nexhmija per kafe…ne menyre antiligjore Rajersoni me Berishen neogociojne per arin shqiptar te Londres dhe nje zot e di ku shkoi.
    Jam i bindur qe nese hapen letrat e arrit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″
    Pra i nderuar Mero
    MOS E ULNI NIVELIN TUAJ KAQ POSHTE:
    objekivi juaj duhet te jete kusha jane ato segmente pro-berishiane,proserbe,progreke ne washington dhe bruksel qe po e mbrojne me cdo kusht kuislingun e tyre berishe me cdo cmim..qofte dhe duke na poshtruar kombetarisht:
    KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:
    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997
    Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj por ti drejtoheni
    SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:
    PSE TE NDERUAR ALEATE PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN E TROPOJES QE AS RUSI ME SERBIN TE NA KISHIN PUSHTUAR NUK DO PERFUNDONIM NE SHPREHJE GJEOGRAFIKE??
    >>>>>>>>>>>>>
    prandaj zoterinj amerikane dhe europjane nga trampi dhe merkeli me radhe..
    …nqs doni qe Rusi te mos depertoje ne Shqiperi
    DORZONI KOKEN NE TEPSI TE SERBERISHES TUAJ
    DHE LERINI DENGLAT ME PERRALLA RUSE

    THE GAME IS OVER !

  13. iliri says:

    A ka mar garanci PD qe nese ne shqiperi do behet votim elektronik Rusia do nderhy me hakera qe ti fitoj ajo?
    Ne kembim te cfar e ka mar kete premtim?

  14. mersin says:

    Ndikimi rus?! Qendron ajo qe ka thene Macshane.

    1. Dibrani says:

      Po ti , qe na keshillon ” me dashamiresi<,qe e quan veten "Boll me hipokrizi…" ,
      kush je ?! Mos je ndonje nga ato deputetet qe u kane mbetur syte tek zinxhiri
      i pantallonave te Edi Rames , dhe gelltitin lengun e gojes nga lezeti , dhe
      perpiqen te sqarojne njerezit brenda cadres ,me mikrofon ne dore , para
      kamerave dhe ne syte e krejt botes ?! Shko futu ne ndonje motel , se per
      ate paske lindur zotrote !

  15. DASHAMIRESI says:

    Per “Florenc Idrushin ” , qe ka blere laptop 500000 euro , por
    na paska mbetur pa buke . YYYYY , horrat e cadres Vicidolase !

  16. Tema says:

    Kina, Rusia, Gjermania, Anglia dhe Amerika shpikin menyre pune ne vendin tone dhe jo te vene ne jete eksperiencen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *