Prokuroria përplaset me KQZ-në për Sali Berishën

Prokuroria i kërkon llogari Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pse kërkoi korrigjimin e formularëve të dekriminalizimit për 21 zyrtar të lartë shtetëror.

Mes tyre bën pjesë Sali Berisha dhe 12 deputetë, si dhe disa kryebashkiakë.

ABC News ka mësuar se për llogari të hetimit të nisur nga Prokuroria e kryeqytetit ndaj zyrtarëve të KQZ-së, i është kërkuar kësaj të fundit me shkresë zyrtare, informacione për bazën ligjore të pranimit të formularëve të dytë dhe ndryshimin e tyre në sistemin elektronik.

Sipas akuzës, ende nuk dihet se mbi ç’bazë ligjore KQZ-ja ka pranuar formularët e vetëdeklarimit të të kaluarës së zyrtarëve, pas përfundimit të afatit ligjor, pasi zyrtarisht nuk ka kthyer përgjigje.

Burimet thonë se ligjërisht, në bazë të ligjit për “dekriminalizimin” dhe vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, dorëzimi formularëve në KQZ bëhet dy muaj pas hyrjes në fyuqi të ligjit.

Pra, afati i fundit i dorëzimit të formularëve ka qenë data 22 prill 2016, sipas Prokurorisë.

Brenda 5 ditëve nga dorëzimi i këtyre formularë, çdo subjekt i ligjit, thonë nga Prokuroria, mund të korrigjonte këtë formular edhe pse në fund të çdo formular subjekti paralajmërohet për rileximin e tij dhe për penalitetet nëse e plotëson gabim.

Por ajo që për hetuesit ende nuk është saktësuar nga KQZ-ja, është fakti se me çfarë arsyetimi ligjore ka pranuar formularët e korrigjuar për 21 subjekte të tjera rreth 2 muaj pas afatit ligjor.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Prokuroria përplaset me KQZ-në për Sali Berishën”

  1. Spartaku says:

    Eshte e natyrsheme,qe prokuroria do t’a mbroje Sali Berishen dhe te tije,se eshte Berisha ai qe i ka vene ne ato vende pune si prokuror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *