Rrjeti i prostitucionit / Grupi drejtohej nga një femër, klientë biznesmenë të Call Center-ave

22 Mars 2017, 12:45Kronika TEMA

Policia e Tiranës finalizoi operacionin “FREE TIME”, duke arrestuar në flagrancë 6 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë dhe 1 procedohet në gjendje të lire.

Ata akuzohen për shfrytëzim dhe marrje pagesash për prostitucion në vlera që varjonin nga 50-100 euro.

Mësohet se grupi i trafikut drejtohej nga Maria Thanas, e cila ishte tutorja e vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion.

Po ashtu, mësohet se aktiviteti zhvillohej në hotele të ndryshme në zonën e Liqenit të Thatë, por pa dijeninë e administratorëve apo pronarëve të këtyre bizneseve.

Raportohet mes të tjerash se disa prej klientëve janë biznesmenë italianë që kanë Call Center në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje