Shkodër, masat e policisë për ndeshjen Kosovë-Islandë në “Loro Boriçi”

22 Mars 2017, 19:37Sport TEMA

Më datë 24 në orën 20:45 në qytetin e Shkodrës do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, e vlefshme për Kampionatin Botëror 2018, ndërmjet përfaqësueseve të Kosovës dhe Islandes, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, policia informon qytetarët e Shkodrës dhe tifozeritë ardhur nga Islanda, Kosova dhe treva të tjera, se për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të merren masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

▪ Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.

▪ Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.

▪ Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.

▪ Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

o “Xhabije – Parrucë”

o “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

o “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”

o “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje