Andi Bushati: Hija e Erdoganit në Tiranë, me emrin Edi Rama!

Andi Bushati ka komentuar në faqen që drejtohet nga ai dhe Shkullaku, reagimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama ndaj Ben Blushit.

Sipas Bushatit, me fjalimin e tij, Rama tregoi se ai po kthehet në Erdoganin e Tiranës.

Ja çfarë shkruan Bushati:

Më në fund Edi Rama e theu edhe një tabu. Ishte betuar me veten dhe të tijët që nuk do t’i përgjigjej publikisht Ben Blushit. Disa thonin se e kishte marrë këtë vendim nga ankthi i përballjes në një agore ku nuk e kishte të sigurtë fitoren si orator, disa se kishte vendosur të mos e faktorizonte duke e përmendur me gojën e tij, por pavarësisht nga hamendësimet, ai arriti ta mbante gjatë këtë premtim.

Së paku deri në seancën e kësaj të enjteje në parlament, ai nuk cedoi.

Sot e bëri.

Ajo që të bën përshtypje nuk është fakti se ai po sillet pak çuditshëm tani që gjendet në presion.  Nuk është konstatimi se ai e ka humbur qetësinë që kur opozita ngriti çadrën poshtë zyrës së tij dhe që kur Ilir Meta nuk po i jep garancinë përfundimtare se do të futen bashkë në zgjedhje.

Ajo që të bën përshtypje është gjuha që po përdor, tabloja e rreme që po vizaton dhe situata paranoiake që po përshkruan për gjendjen e vendit.

Duke e dëgjuar sot në parlament në fjalimin që kishte përgatitur enkas për Blushin më bëri përshtypje një pasazh: “Ti vazhdo bjeri legenit të çadrës, por të lutem na e kurse betimin se nuk ke lidhje me ujrat e zeza mediatike të çadrës” i tha ai ish mikut të tij.

Pra shkurt ai me një të rënë të lapsit e futi edhe Blushin në kazan. Po kush gjendet tjetër në këtë kazan sipas Edi Ramës?

Po t’i hedhësh një sy të shpejtë intervistave të tij të fundit dhe monologut të së dielës në Facebook, e kupton më lehtë.

Në këtë kazan të së keqes kundër së mirës që personifikohet nga ai vetë, janë të gjithë ata që nuk mendojnë si Edi Rama dhe që guxojnë ta kritikojnë publikisht atë.

Aty nuk janë vetëm opozitarët që janë ngujuar me pretekstin për të kërkuar zgjedhje të lira, aty janë edhe gazetarët që i mbështesin se paguhen me para nën dorë, aty janë edhe gjykatësit që janë mbledhur tok dhe kanë dorëzuar një pjesë të kursimeve të tyre kolosale për të  financuar protestën, aty janë edhe të gjithë ata njerëz të lirë, anëtarë të OJF-ve që kritikojnë qeverinë sepse i shërbejnë interesave të fuqive të huaja që nuk duan të mirën e Shqipërisë.

Pra cila është tabloja që po pikturon Rama në këtë luftë të së mirës me të keqen, ku ai luan rolin e Mesisë që ka zbritur nga qielli për të shpëtuar shqiptarët?

Në këtë pikturë nga njëra anë është ai dhe pak të ndershëm si Saimir Tahiri, Ilir Beqja, Elvis Roshi, Armando Prenga,  Mark Frroku, Arben Ndoka, Artur Bushi, ndërsa nga ana tjetër është i gjithë fronti i kazanit, me gazetarë të shitur, me qytetarë të blerë, me gjyqtarë të korrupotuar me opozitarë djaj dhe me të huaj që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

Pra sipas Ramës, gjithkush që nuk e pëlqen atë, gjithkush që e kritikon, nga ish miqtë te njerëzit e pavarur e deri tek kundërshtarët, janë bërë të gjithë bashkë pjesë e një kazani ku vlen vetëm shitblerja dhe ku prevalojnë vetëm qëllimet e këqia.

Se ku të çon kjo optikë e të parit të gjërave, kjo paranojë se të gjithë, armiku i jashtëm dhe i brendëshëm janë bërë tok për të mposhtur superheroin që mendon për njerëzit, nuk është e vështirë të imagjinohet.

Një përcaktim brilant të saj ka dhënë pak ditë më parë, publicisti dhe gazetari i njohur Timothy Garton Ash.

Duke vizatuar një tablo të asaj që po ndodh në Turqi dhe se ku mund t’a çojë Erdogan Turqinë nesër, ai përshkruante një arketip të politikanëve të ngjashëm që i çojnë vendet e tyre drejt autarkisë.

Ai e përmblidhte me pak fjalë, që janë lehtësisht të dekriptueshme për çdo shqiptar, mënyrën se si e personalizojnë pushtetin kandidatët për diktatorë në botën e sotme.

“Fillimisht marrin kontrollin e mediave nëpërmjet oligarkëve dhe konglomerateve të biznesit që i kanë ata në pronësi- thoshte Garton Ash. Pastaj krijojnë kushte elastike ligjore që të mund të persekutojnë këdo. Vazhdojnë me kontrollin politik ndaj një drejtësie të mjerë. Dhe në fund u fryjnë flakëve të narracionit populist- nacionalist nëpërmjet televizioneve dhe mediave sociale, duke akuzuar mediat e pavarura dhe OJQ-të lokale se janë kolona e pestë që paguhen prej burimeve të huaja”.

Më mirë se kaq besoj nuk mund të thuhet. Parashikim më të goditur se ku mund të na çojë narracioni aktaul i Ramës sipas të cilit të gjithë djajtë janë bërë kundër tij, prandaj duhen luftuar, vështirë se mund të ketë.

Dhe ne të gjithë e dimë fundin e këtij rrëfimi. Sidomos nëse personazhi i përshkruar nga Timothy Garton Ash e mban dhe premtimin e tij të fundit. Atë për të marshuar triumfator dhe i vetëm drejt zgjedhjeve.

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Andi Bushati: Hija e Erdoganit në Tiranë, me emrin Edi Rama!”

  1. Hysni Kapo says:

    O Andi shko bej cicin e te vij ta pastroj xhaxhi Saliu…

    1. Partizani says:

      Kush eshte ky sharlatan,qe i jep te drejte vetes te gjykoje nje kryeminister,ndersa nje tjeter,qe ka vrare,vjedhur,tradhetuar etj hapur fare keto 27 vjet si Salih Pleh Berisha ky nuk flet fare?
      Mire Rama qenka Erdogani,po Berishes qe i numerohen qindra krime,pse nuk i thua Hitler e Mussolin?
      Kujt i sherben,kush te paguan ty,more kellire e ndyre qe vetem per interesat e Shqiperise nuk te ze meraku!
      Rraca e atyre qe e quajne veten ANAL-iste jane rraca me e poshter e shqiptareve!
      Ndersa ky nipi i Hysni Kapos,qenka me i poshtri prej tyre!

  2. demokrati says:

    Ja ca do te thotete jesh kokrra e Toçit.
    Ta fillosh jeten si pjelle e komunisteve te ndyre, dhe ta vazhdosh si legen (ne mungese te ambjentit komunist)
    Ik se na çave trapin!

    1. I.Hoti says:

      Bushati eshte nje ‘ kastravec’ a ‘kungull’ qe ka ngarkesa ne tru- e formim qe nuk mund ti mbajne a balancojne…. Kriza e tij …edhe psiqike , nuk mund ti faturohen shumices….! Zoti e ndihmofte !

  3. santiago says:

    ha nji mut o Bushato ..qe kur flet ti nuk e di por mua me ngjan si tranvesti

  4. Dibrani says:

    Z. Gazetar , je vertet nje idjot i neveritshem ! Ne se Edi Rama , nje hibrid katoliko=
    ortodoks , na dalka partizan i ekstremistit Erdogan , atehere cfar duhet te
    thuAsh per kafshen e shpellave te Dragobise ,spiun i sterprovuar i serbeve ?!
    Ti , flet keshtu , se nuk ke asnje gen shqiptari ne trupin tend , mbetje e hereshme
    e jenicereve turq , qe kini 27 vjet qe e hiqni zvarre kete vend . Nuk jini asgje
    tjeter , vecse llumi i llumit te kesaj toke . iDJOTE TE LINDUR !!!

  5. Ali says:

    TE ishte si Erdogani ta kishte leruar ty o gazetar oborri e bashke me ty edhe cadres, por eshte krejt e kunderta. Ka mekatet e veta ky i gjati por ne krahasim me ju hipokritet e bythlepiresit e pushtetit eshte ku e ku me lart.

  6. Qytetar says:

    Ik or bajgë e ndyrë që qelbe dynjanë.
    Të ishte ai Pinoçeti në pushtet të kish çuar në Vain të Lezhës e as kockat nuk do të të gjente satëme.
    Far e keqe.

  7. ripjellja says:

    Ca behet keshtu te gjithe meren me liderin global qe po ja zbardh faqen kesaj republike bananesh. Rilindas e kane inat kete rumpallen ramistanin gazetaret. Ne vend te meren me saliun dhe ramiz aline meren me kete rumpallen. Skane faj keta fajin e ka lideri qe si fut ne burg. Ky bushati si bllokist qe ishte bashke me liderin ja njef mire tipin e dhier ramistanit.

  8. bibilushi says:

    Po mos u merzit,se qendrimi dhe prononcimi publik i rames ne mardhenie me ju,niset nga nje fakt i thjeshte,qe ju vete nuk doni ta besoni dhe mesoni,po qe ne fakt ju e e dini shume mire,se sa me shume te prononcoheni ti dhe shoket tuaj kundra tij,aq me shume ja shtoni mbeshtetjen,arsyeja dihet,ju jo vetem qe nuk jeni anal~ista ,po jeni shume te neveritshem per publikun,se te besushem jo se jo.

  9. duno says:

    Filloi te mbushet edhe kollona e komentruesve qe sulmojne kedo qe thote edhe nje kritike te vetme ndaj diellit te tyre Edvin PALLA .Keta lloj zgjyre jane te lumtur edhe sikur Rama tu qije nenat motrar e grate dhe do ta tregojne kete si gjeja me e bukur qe u ka ndodhur ne jete.

  10. plaku says:

    Une fatkeqesisht kam mbi 25 vjet qe nuk jetoj ne Shqiperi. Kuptohet shof shpesh ne tv dhe YouTube shume diskutime me “analiste” te ndryshem. Kta “analiste” ankohen dhe bertasin se Edi i ka blere mendiat dhe ve re me trishtim se “mediat e Rames” lidhen dy-tre here ne dite direkt me “demagogun” me pasporte hollandeze, amerikane etj., i cili ka familjen dhe nje shtepi private ne Hollande.
    Nje spurdhjak politik qe i ka akoma buzet me qumusht, qe mendon dhe jeton “vetem” per qytetaret e Shqiperise, qe “shiti” ujerat territoriale te Shqiprise, vodhi 230 milon dollare ne rrugen e Kombit, vrau ne 21 janar kater vete.
    Ky “tribun” i ri qe nje here thote se duhet te shpohen gomat e makinave dhe thyhen xhamat, te terhiqet Edi zvare nga zyra kryeministrise dhe hidhet ne Lane ose te varet me koke poshte si Musolini, qe ministri i ri i brendeshem qe te futet ne zyre duhet te kaloje mbi kufome e tij ( Lulit ). Pune dreqi ministri u fut sot ne zyre dhe Luli shkoi n Amerfike. Nje “tribun populist, xhuxhmaxhuxh dhe demagog” qe cfare thote sot e kundershton neser. Ky spurdhjak mundohet te na shese disa lobista te blere dhe humbes ne vedet e tyre, si perfaqesues te Ameriskes e BE-se,kur dihet se BE dhe Amerika,nepermjet perfaqesusve zyrtre ne Tirane i thone atij qe te shkoje ne parlamet dhe e beje luften rlamentare. Nje xhuxhmaxhuxh pa ide dhe moral qe ka frike nga Vetingu. Ky frikacak nuk i ka kot pasapotat hollandeze dhe amerikane dhe shtpine private ne Hollande.
    Nuk e di por me habit shume gjuha e “analisteve” qe shofim cdo nate ne Studio te ndryshme, ku ankohen se Edi i ka blere te gjitha mediat. Nje gjuhe shume arrogante, mendjemadhe, fyese dhe pa fakte. More, Bushati, a e di ti valle se sa gazetare kundershtare ka rrahur dhe futur ne burg Rama ??? Sic po ben Erdogani ne Turqi.Kam idene se ju “anlistet” fluturoni dhe nuk njifni realietin.Realteti nuk jane kafenete dhe hotelet ku ju vegjetoni.Nuk keni faj se nuk keni punuar kurre dhe mbijetoni vetem me bla, bla etj.
    Me ka pelqyer shume nje tregim i Fejziut, ku ai se bashku me Shkullakun, vajten ne Itali qe te beheshin te pasur, sic kishin degjuar, se ” u be deti kos” dhe se si ngordhen per buke (kishin marre me vete vetem nje konserve peshku qe e hapen me nje thike te vjeter te Shkulakut), se si u bene “lypsa” ne deren e nje kishe italjane. Keto fakte i ka treguar vete Fejzua. Keta dy trima ( Shkulaku dhe Fejzua ) ngordhen per buke dhe u khyen ne Shqiperi dhe nuk ju doli keq. Ne te tjeret, qe donim te punonim ne perendim, ndejtem dhe jetojme ketu me pune dhe Shullaku dhe Fejzo kane vila duke share dhe genjyer neper mediat ” qe i ka blere Rama”.

  11. shpresa says:

    o bushtak, i lexon komentetet apo je nje cope idiot. Keta te gjykojne se çfare malli je, ç’mendje ke dhe çfare shkruan; keta qe te zberthejne e jo ata qe te paguajne. Ti ke zgjedhur te zhgarravitesh me pagese, puna jote, ne demokraci jemi, liri kemi mund te ngaterrosh ose me deshire edhe bythen me p.0..si puna jote: shpresa qe te do shume.

  12. kleptofagos says:

    Ne kohen e turkut bertisnin “dum baben”, ne kohen e Zogut bertisnin “dum mbretin”, ne kohen e Enverit parulla ishte “parti enver, jemi gati kurdohere”. Kur erdhi Sala na shkerdheu deri ne lufte civile me “liri demokraci”-ne e tij. Tani per Ramen jemi gati te hyme perseri ne lufte civile per te mbrojtur klanet e hajduteve te radhes…ose te sjellim perseri nje Enver te ri…. O Zot, na shpeto nga hajdutet, mashtruesit dhe nga…budallejte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *