Berisha ka pesë muaj rresht, që iu kërkon amerikanëve garanci për veten dhe familjen e tij!

23 Mars 2017, 18:11Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Qeveria gjermane dhe Bashkimi Europian kanë lënë në gjendje të ngrirë disa miliardë euro, gati për t’u investuar në Shqipëri, menjëherë pas vetingut dhe fillimit të Reformës në Drejtësi.

Për këtë është vënë në dijeni drejtpërsëdrejti kryeministri aktual shqiptar.

Kurse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sali Berisha ka ngritur Çadrën e tij kundër vetingut.

Por ka edhe diçka: vetingun dhe Reformën në Drejtësi e drejton politika aktuale amerikane, dhe me këtë Reformë penalizohen shumë individë të korruptuar të elitës politike shqiptare.

Por, a mund ta frenojnë këta individë vetingun dhe Reformën kundër interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në radhë të parë, dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian, gjithashtu?

E kanë krejt të pamundur. Do ta votojnë të gjithë të prekurit: edhe ata që janë në Çadër; edhe ata që janë jashtë Çadrës. Politika është forcë. Dhe, sidomos, politika amerikane…

Çadra Berisha ka hyrë që tani në historinë komike të Shqipërisë.

Por mos harroni: komedia dhe tragjedia janë shpesh e njëjta gjë, por, tagjedinë, ndërsa disa e vuajnë, disa të tjerë qeshin me të.

Të gjithë neve që po e presim Reformën në Drejtësi si shpëtimin tonë, sigurisht që na takon të qeshim me të.

Po, ku qëndron tragjedia e Çadrës?

Traqedia e Çadrës qëndron te fakti se tek ajo i ka varur shpresat i gjithë korrupsioni shqiptar që është në elitën politike dhe gjyqësore të këtij vendi.

Kurse komedia qëndron te fakti se, gjyqtarët dhe shumë të tjerë, mendojnë se Çadra do t’i shpëtojë nga vetingu, në një kohë kur Saliu po iu kërkon amerikanëve, tash pese muaj rresht, garanci për vete dhe për familjen që ky me taborin e tij, të shkojë e të votëjë në Parlament.

Komedi e pastër.

Dhe, a e dini pse? Sepse amerikanët i kanë thënë Saliut: “të japim vetëm garanci nëpërmjet ligjit”.

Prisni kot o të mjerë! Korrupsioni shqiptar tani është një çështje amerikane e ndërkombëtarizuar, dhe një intetes parësor i të gjithë popullit shqiptar.

E pra, vërtet mendojnë keta të korruptuar se mund të kenë forcë për të ndaluar të gjithë aleancën e Perëndimit me shqiptarët për zhvillimin europiano-perëndimor të Shqipërisë?

Vànitas – kotësi – do t’iu kishte thënë Ciceroni latinisht… domethënë e kanë krejt të kotë luftën kundër zhvillimit të Shqipërisë, në funksion të mbrojtjes që kërkojnë t’i bejnë gjësë së vjedhur prej tyre, dhe ndeshkimit penal që është pasoja e saj.

Që të gjithë, e një nga një, do të hyjnë brenda afatit në Parlament për të votuar vetingun.

19 komente në “Berisha ka pesë muaj rresht, që iu kërkon amerikanëve garanci për veten dhe familjen e tij!”

  1. Lennard says:

    O Zot Realizo keto qe thote Z.Ngjela.Te shohim sa me pare Qofte Largun e Ndyre dhe Taborin e Tij te Korruptuar ,Bashke Me Like Floririn dhe Zagaret e Tij ne Hapsane dhe me Pasuri te konfiskuara.Haka te shkoje tek i ZOTI.Ligji rente mbi te Korruptuarit si asnjehere Tjeter.

    1. Xen deledashi says:

      Këtu i kanë rrënjët të gjitha zallamahite që po bëhen nga Basha !

  2. Tema says:

    S’ka fund jetgjatesia per Berishen keto momente opozite.

  3. erion brace i verteti says:

    Miliarda euro?! Avokat po freno a t’q… udht e tua!

  4. alphade says:

    Mjafton qe Saliqeni te dali para drejtesise dhe te ndeshkohet
    per krimet dhe hajnite, Edi Rama si kryeminister i ka realizuar
    premtimet e tij ne fushaten elektorale mbi 80 perqind ,20 per –
    qindeshin po ia falin shqiptaret , Eshte kaq e thjeshte sa nje dhe
    nje bejne DY !!!

    1. Bushi says:

      ALPHADE! Edhe une jame me ty,qe Berisha kur te dal ne gjyq e te denohet,do jete nje gezim i madh per popullin shqipetar. Por,por,me sa di une dhe me aq sa kuptoi,Berisha nuk ka per t’u denuar kurre.Ja pse.Ai per krimet qe ka bere,dhe qe i di i gjithe populli,nuk jane te rregjistruara ne asnje vend,dhe ne asnje proçedur penale,ne gjykate apo ne prokurori.Ai vuri ne keto vende njerez te korruptuar,njerez te klanit te tij mafioz,qe te zhduken te gjitha provat dhe faktet.Dhe kjo eshte e verteta.Gjykatat e reja qe do krijohen nga reforma ne drejtesi, VETINGU,nuk kane ku te kapen,se Saliu e ka parashikuar nje gje te tille,dhe i shpeton gjykimit.Prandaj ka vetem nje zgjidhje.Saliu bashke me familjen e tij te largohen nga shqiperia,te dal perfundimisht nga politika,dhe ti shtrohet jetes tij private.Parate nuk i mungojne,se ka vjedhur ketu e 25 vjete te shkuara.Ai do rroje si kont,por edhe populli shqipetare,do shpetoi nga ky perbindesh.

  5. a says:

    Ky avukati i famfshem flet sikur drejton e kontrollon gjithe agjensite e sigurise e zbulimit te gjithe botes si CIA,FBI,KGB,MOSAD,MIG 16 e te tjera sikur eshte shefi i sigurise SHBA e sikur eshte sekretar shteti i SHBA sikur eshte kancelar i Gjermanise.Mjere shqipataret qe ju bije per hise nje budalla i tille kur behet bashke me Izet Haxhine e ate avokatin e OSSHE keta bejne ate qe beri Dani ne nadje(mengjes)
    Mutin tek skeçi pronat i Shkodres

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha ka planin me te zi ne koken e tij,shkaterimin e PD-s dhe zgjedhjeve ne Shqiperi !

  7. Nacionalist says:

    Po qelbesirat e kqz-se, o plehre a e pe votimin
    Per sot, pro kriminelave?
    Se kishte gabim Arjan Cani! Kjo eshte shqiperia qe vjen era mut, po po mut!

  8. Alqi says:

    AVOKATIT TË FAMSHËM,ÇDO PARASHIKIM I KA DAL.
    S’KA LUFTUAR ASNJËHERË PËR VEHTE.!
    NDER ATI I BËN FJALA DHE E VËRTETA, TË CILËN
    E THOT PA FRIKË,SEPSE S’KA BËRË KRIME.!
    FAT ,QË SHAIPËRIA KA NJË NJERI TË TILLË, TË LIRË.
    RESPEKTE AVOKAT, QË S’KE NEVOJË PËR AVOKAT.!????????????????????

  9. Dorina says:

    Te hengert goja mjalte o avokat. Fjala jote ne vesh te Amerikes dhe BE! Po cmend Sali qeni nje popull te tere. Kur do t’i vije fundi ketij maskarai qe leh gjithe diten?

  10. Rigoni says:

    Je i madh Avokti Ngjela !

  11. gregu says:

    Ky di ky, e di sa diiii ky?!!!
    Ky Ngjela di.
    Torrollak burre, njeri qe skontrollon dot pasionet…Saliu eshre I korruptuat po aq sa Meta e Rama..mos harro: Meten e beri te pasur Rama.

  12. Zani Caushi says:

    Oh oh oh o Salic beric qeni serbi lluqe bashuqi shkerdhen Po ju pres nuk dal ore nuk dal sa te vini ju.

  13. Zani Caushi says:

    Oh oh oh o Salic beric qeni serbi lluqe bashuqi shkerdhen Po ju pres nuk dal ore nuk dal sa te vini ju.
    Ok botoje
    Te fala

  14. jon says:

    bravo avokat!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! kur flet ti me ARGUMENTA TE FORTA,SALA NUK FLE GJUME…….ERDHI NGORDHJA…..

  15. tomi says:

    Per zotin, ky avokat mavria dhe ju qe kaloni ne orgazem me traktet pacavure te ketij, jeni pyka ne diell. Sali Berisha nuk do te futet kurre ne burg deri sa te jete kjo klase politike me Edi Ramen dhe Ilir meten; dhe jo sepse nuk e meriton por sepse do ti merrte me vete te gjithe, sidomos shtetberesin Edi Rama qe eshte pushtetari me jetegjate ne Shqiperi, qe nga viti 1998, rreth 17 vjet ne pushtet.

  16. boger says:

    O zot ashtu sic ua thane buzeqeshjen prindit kur nuk ua plotesojne dot as mimimalisht cokollaten femijeve Te tyre dhe perendimi tua beje gjemen duke i cuar edge njehere atje ku ishin .sepse Te jeni Te bindur deri me dhe dhe sot mua perendimi me duket I larger,pa shprese. U bej thirrje perendimit se ne dhjetor Te 1990 demokracine nuk e sollen keto aspak politikane ,qe fare mire une I quaj hajdute Te mos kene frike se socializmi ne shqiperi solli demojracine dhe Jo keto pinguine. Dua Te shtoj se parlamenti Te votoje ligjin e sekuestros per cdo politikan qe gjoja ben politike por meret me ekonomi duke prishur lojen e tendersve e Te tjera e Te tjera pa fund qe Kane here keto ditezinj ne dem Te kombit Te vet.

  17. emigranti says:

    I nderuar av Ngjela ,te lumte ! Nga cadra salaleja nder te tjera na kercenoi se ka ata 20 rambot e cadres por nuk e di ky i cmendur se ata nuk mund te sakrifikojne jeten e tyre te re per familjen e ketij vampiri . Ne te kundert do t’i tredhim me daret qe tredhin kuajt . Do te jemi ne , do te jene njerezit e perzgjedhur te Vetingut qe do t’i vene prangat . Keshtu vampirit salaleja do t’i duket PRIFTI KOROFILLAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje