Blushi i përgjigjet Ramës: Unë nuk tregoj se çfarë kemi bërë në shtëpitë tona apo çfarë i bëje Fatos Nanos

23 Mars 2017, 12:53Politika TEMA

Ben Blushi ka replikuar pas fjalës së Edi Ramës.

Ai tha se nuk do të merret me çështjet personale me kreun e qeverisë, por me çështjet parimore.

Blushi u shpreh se nuk ka ndërmend ti tregojë popullit se çfarë i bëri Rama Nanos për ti kërkuar një vend pune.

“Pashë një kryeministër dhe një mik të degraduar. Këtë bën ky kur vjen në shtëpitë tuaja, mat kur fle dhe kur zgjohem.

Unë nuk ia përmenda asnjëherë emrin. Fola për krizën dhe gjëra të vërteta. Fola për kanabisin, për bllokimin e integrimit.

Këto kanë ndodhur pse unë shkruajta libra, apo pse unë ika nga PS? Këto kanë ndodhur sepse ishte Ilir Beqja ministër i Shëndetësisë, apo se ishte Tahiri.

A ka njeri që thotë se kam ndenjur me një bandit? A ka njeri që thotë se jam bërë shoku i Koços unë? Si u bë Rama kryeministër?

Duke na qarë ne te shtëpia. A kam detyrim ti them këto?

Jo, unë nuk jam njeri banal.

Unë nuk tregoj me kë pi verë sepse nuk e derdh gotën e verës.

Unë nuk vij në Kuvend për të folur për gjëra personale.

Kush është përgjegjës që janë tradhëtuar 400 mijë shqiptarë të varfër? Unë apo Rama? Ky është banalizim i këtij Parlamenti.

Të tregoj unë çfarë i bëje ti Fatosit, apo çfarë bëje me të.

Unë besoj se nuk ka ardhur koha akoma.

Në qoftë se do e mbaja atë mandat siç donit ju duhet të kisha votuar që armët kimike të vinin në Shqipëri. Duhet të isha bërë si Elvis Roshi. E kam mandatin në emër të shqiptarëve dhe nuk kam ndërmend tia jap asnjë bande.

Do tu them sa keni në pushtet ti Iliri dhe Saliu. Sa ka qenë Enveri? 45 vjet. E dini sa janë Edvini, Saliu? Ky ka 17 vjet. Për çfarë do tia jap edhe katër vjet të tjera? sikur pesë mandate të kisha nuk do tua lija në dorë juve. Unë nuk e kam përdorur asnjë ditë mandatin për të bërë dëm.

Ti më ke një borxh akoma. Kam kërkuar para 1 viti që më dilje përballë dhe të votoheshe. Kaq u kërkova të gjithëve dhe ish mikut tim. Iku nga gara. Ti ike nga gara, ike si frikacak. Do të ta jap këtë mundësi shumë shpejt. Këtë ma ke borxh. Ti je bërë me gjithë horrat e Shqipërisë dhe nuk meriton të jesh miku im”, tha Blushi.

7 komente në “Blushi i përgjigjet Ramës: Unë nuk tregoj se çfarë kemi bërë në shtëpitë tona apo çfarë i bëje Fatos Nanos”

  1. eli-tiv says:

    ..”.ti nuk e meriton te jesh miku im”…lezova vetem ne fund….po c’mik e ke fjalen….ke 10 vjet qe vetem vrer hedh mbi Edin e ps….jo mendimi ndryshe e dengla te te tjera…..asgje mangut s’ke lene nga cfare thote saliu…kriminel ..ketu …e me poshte…fjalen e fundit e ke thene ne fillim…SOT na thua s’je miku im…te dhembi..???…..kujt i duhet nje mik si ty….je nje berishist.mik i nje.krimineli te kompletuar!!

  2. Loreta says:

    Shantazhues ordiner. Kete ka bere qe prej 26 vitesh. Por ama eshte pergjegjesia direkt e Rames qe e futi perseri ne PS ne nje kohe qe e njihte mire kush ishte. Per kete Blushin dhe Kokedhjerin Koco, Rama duhet te kerkoje ndjese se s ben.

    1. sali KAPSLLEKU...blush PORDHANJOSI says:

      Blusho, fillo e trego per shtepite qe ndertuat ne DARDHE te Korçes kur ti ishe prefekt, ose per shtepine tjeter trekateshe ne … me mire ti leme keto se nuk del mire BULUSHO…! Nese do, te ta freskoj pak kujtesen me ndonje detaj A NDONJE FOTO TE SHTEPIVE ?

  3. Gent says:

    Bravo Blush.

    Fjale te verteta per trapin qe i dhame njemilion vota dhe ka kater vjet qe tall trapin.
    Jo vetem te iki por te mos kthehet me. Kryeminister dhe njeri i paafte, gjithe jeten e kane mbajtur me mik, me mashtrime dhe me korrupsion.
    Duhet te largohet.

  4. kot says:

    Mos kane qene edhe me Sokol Ballen ?!

  5. Emiljano says:

    Loreta bej gjellen lere politiken se qeke berryl fare

  6. undefined says:

    Po ti sa ishe ne qeveri o blush car bere gjith keto vite per kanabisin o kelysh ke goj e flet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje