De Biasi: Sot mund të isha unë në vend të Venturës, por…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur në prag të përballjes me Italinë duke rrëfyer emocionet në duelin kundër vendlindjes së tij.

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta Dello Sport”, tekniku Italian foli për marrjen e drejtimit të Shqipërisë pesë vjet më parë.

 “Pesë vite më parë nuk do të pranoja kurrë se mund të qëndroja në pankinën e Shqipërisë për kaq shumë kohë, madje e kisha refuzuar më parë. Por më pas, në një hotel në Milano, drejtuesit kishin qenë kaq bindës sa pranova. Ajo që më propozoi Shqipëria në vitin 2011 ishte një sfidë e freskët, ashtu siç është ëndrra për Botërorin, edhe pse logjika thotë ndryshe”

Në vijim, Gianni De Biasi, rrëfeu se sot mund të ishte ai në vend të homologut të tij Gian Piero Ventura, por që një person nuk pranoi që ai, De Biasi, të merrte drejtimin e “axurrëve”.

“Sot mund të isha në vendin e Venturës. Të paktën shpresoja shumë që të isha, sidomos pas takimit me një drejtues të Federatës italiane të Futbollit (FIGC). Por papritur diçka ndryshoi dhe Ventura më parakaloi. Atë çfarë ndodhi e mësova më vonë në Como, kur presidenti i Federatës më tregoi se një person, një i vetëm, vendosi veton dhe unë nuk u bëra dot trajner i Italisë”, tha De Biasi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *