Fatmir Xhafaj pret të votohet si ministët: Përmbyllëm ligjet e reformës në drejtësi, gati për Kuvendin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fatmir Xhafaj ka folur për herë të fundit në cilësinë e kryetarit të komisionit të posatçëm për reformën në drejtësi.

Pas dekretimit si ministër i Brendshëm ai ka deklaruar se janë mbyllur të gjitha ligjet me shumicë të cilësuar.

“Sapo kemi mbyllur ligjin e fundit të paketës së reformës në drejtësi dhe tashmë Kuvendit mund t’i shkojnë të gjitha ligjet që votohen me shumicë të cilësuar ,dhe që kanë rëndësi themelore për reformën në drejtësi.

Është një gjë shumë pozitive përmbyllja e këtyre projekt-akteve shumë të rëndësishme. Theksoj se projekti i është nënshtruar një konsultimi të gjërë publik,” tha Xhafaj.

Ndërkohë  pas largimit ai i la vendin për të folur deputetes Vasilika Hysi e cila do të drejtojë këtë komision.

Hysi vijoi në të njëjtat linja duke nënvizuar se  këto ligje janë në interes të qytetarëve.
“Ndaj ftoj opozitën të vijë t’i votojë, pasi nuk janë ligje politike”, deklaroi deputetja./ad

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Fatmir Xhafaj pret të votohet si ministët: Përmbyllëm ligjet e reformës në drejtësi, gati për Kuvendin”

  1. Luan says:

    Ky minister do korri suksese si tahiri!

  2. er says:

    Nuk mbeti person pa e kundershtuar gjate gjithe procesit te reformes. Shpiken lloj e soj lajmesh e prap Xhafaj ja doli 😉
    Kam pritshmeri shume te mira per te gjate drejtimit te Ministrise se brendshme.

  3. donald says:

    Vazhdon punon per reformen ne drejtesi edhe pse tashme do marre nje detyre te re! Realisht eshte per tu vleresuar si njeri punetor dhe per kontribudin e tij ne reformen me te rendesishme ne shtet..

  4. nn says:

    puna qe do te beje ministri do te vlersohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *