Fatmir Xhafaj ka folur për herë të fundit në cilësinë e kryetarit të komisionit të posatçëm për reformën në drejtësi.
Pas dekretimit si ministër i Brendshëm ai ka deklaruar se janë mbyllur të gjitha ligjet me shumicë të cilësuar.
“Sapo kemi mbyllur ligjin e fundit të paketës së reformës në drejtësi dhe tashmë Kuvendit mund t’i shkojnë të gjitha ligjet që votohen me shumicë të cilësuar ,dhe që kanë rëndësi themelore për reformën në drejtësi.
Është një gjë shumë pozitive përmbyllja e këtyre projekt-akteve shumë të rëndësishme. Theksoj se projekti i është nënshtruar një konsultimi të gjërë publik,” tha Xhafaj.
Ndërkohë pas largimit ai i la vendin për të folur deputetes Vasilika Hysi e cila do të drejtojë këtë komision.
Hysi vijoi në të njëjtat linja duke nënvizuar se këto ligje janë në interes të qytetarëve.
“Ndaj ftoj opozitën të vijë t’i votojë, pasi nuk janë ligje politike”, deklaroi deputetja./ad
Ky minister do korri suksese si tahiri!
Nuk mbeti person pa e kundershtuar gjate gjithe procesit te reformes. Shpiken lloj e soj lajmesh e prap Xhafaj ja doli ?
Kam pritshmeri shume te mira per te gjate drejtimit te Ministrise se brendshme.
Vazhdon punon per reformen ne drejtesi edhe pse tashme do marre nje detyre te re! Realisht eshte per tu vleresuar si njeri punetor dhe per kontribudin e tij ne reformen me te rendesishme ne shtet..
puna qe do te beje ministri do te vlersohet