Flutura Açka: Unë i kam shërbyer Ramës para 2013-s, kundër Berishës e Metës, por…

23 Mars 2017, 10:30Blog TEMA

Nga Flutura Açka

Një shënim i im e djeshëm mbi intervistën e fundit televizive të kryeministrit tonë në News 24, mori shumë reagime, dhe mes tyre pati njerëz që nuk ishin dakort me idenë time, me të gjithë të drejtën e mendimit të tyre ndryshe nga imi. Por nuk munguan as lehësa, në postën e fshehur veçmas, që vetëm fyejnë pa ndonjë argument, por prej militantizmit të tyre të kuptueshëm, por të papranueshëm në raport me mua. Që FaceBook është një gjyryk për lehësa të tillë, kjo dihet dhe mbase nuk do të gjendet ndonjëherë ndonjë mundësi për të patur imunitet ndaj tyre, edhe kjo është e qartë, veçmas në një vend të polarizuar politikisht si ynë, vepra më e madhe e partive tona. Dua vetëm t’u sjell në kujtesë një fakt të thjeshtë, që shpjegon mbase edhe pozicionin tim ‘politik’.

Në vigjilje të pranverës së vitit 2013, pra mu në prag të zgjedhjeve të përgjithshme botova romanin tim të radhës “Kukullat nuk kanë Atdhe”, që jashtë modestisë u lexua si trakt mbase nga mijëra vetë. Ai libër është kryekeput kundër pushtetit që qeveriste atë kohë Shqipërinë dhe një lexues i thjeshtë që e lexonte atë libër, nuk besoj se mund të votonte për ministrat e korruptuar të PD-së së asaj kohe (të kuptohemi, ata që ishin të korruptuar).

Natyrisht që është roman, por janë 500 faqe kundër PD-LSI-së së asaj kohe, që në substancë mund ta lexosh edhe si libër kundër Sali Berishës, që do të thotë vota te pastra për Edi Ramën e asaj kohe.

Ndaj jam e detyruar të pohoj se është PS dhe Edi Rama në borxh të madh tek unë, dhe jo e kundërta, edhe pse për këtë “shërbim” të pavullnetshëm që ka ardhur nga fiksioni që kam shkruar, kam marrë dhurata shumë të hidhura prej tyre. Fatkeqësisht!

Kështu që i rekomandoj çfarëdo lehësi, me ose pa pagesë, i futur qëllimshëm ose naivisht, ta lexojë këtë libër e ta kuptojë se unë jam në opozitë me pushtetet, kurdo qofshin ato, kushdo që t’i drejtojë ato, sa kohë mendoj se ka vend për opozitë, dhe kjo nuk është një opozitë e politikës (me të cilën deri në këtë çast që po flasim nuk kam patur kurrë lidhje), por opozitë e një njeriu që në ndërgjegjjen e vet, dhe që ka një medium me të cilin mund ta shpallë zërin e vet, të thotë fjalën e duhur në kohën e duhur. Kjo nuk e mohon faktin që mund të ketë patur raste ku edhe mund të kem gabuar në gjykimin tim, por fjalët e mia nuk ndikojnë në fatin e askujt, kështu që qari dhe qederi janë të miat.

Pra me Sali Berishën unë e kam mbyllur opozitën në vitin 2013 me ato 500 faqe, ndaj nuk e ndjek më tani, nëse ndonjë ide e imja rezonon me të tijën, duhet të jetë në fakt një alarm.

Pra, unë nuk merrem me Sali Berishën, por nuk di pse merreni ju, madje nuk e di pse merret Sali Berisha me Sali Berishën vetë. Të isha në vend të tij, unë do të isha duke shkruar ditarë tani.

Sa për çadrën që më përmendi dikush, dje konstatova një gjë shumë të rëndësishme, dhe që në vetvete më qetësoi shumë.

Unë kam shkruar edhe më parë shënime kinse të forta, siç dimë ne ti lexojmë me kotësitë tona politike gjërat, por asnjëherë nuk kanë patur reagime si ai i djeshmi. Çadra, të paktën, vrau frikën. Edhe për kaq ka nderimin tim, të tjerat pastaj janë gjëra të politikës, le të merret ajo. Unë e kam një të dashur, librin, dhe ai me posedon mjaftueshëm.

29 komente në “Flutura Açka: Unë i kam shërbyer Ramës para 2013-s, kundër Berishës e Metës, por…”

  1. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë.

    1. Kangur says:

      Paska bere ne 2013 librin kunder PD dhe LSI budallaçka dhe na paska pritur shperblim per sherbimin qe i paskërka bëre Edi Rames!!! E thote edhe vete qe kjo nuk i ka ndonje borxh Edit, përkundrazi! Hej, po kjo qenka edhe teveqele veç te tjerash!!! Eh mor Ed sa budallenj ke verdalle qe duan te gjithe kocka per lehjen qe bejne. Asnje nuk e thote mendimin e vet ashtu kot, po nuk qe i sigurte qe do marre shperblimin. Edhe nese ndodh qe leh pa iu premtuar kocka, dhe nese ndodh qe kocka nuk i jepet, fillon e vjell vrer duke gjetur qime ne qull dhe duke e bere tra. Eh popull barkthare, si nuk nxore njerez per se mbari por vetem legena dhe langaraqe.

  2. Faro says:

    Si nuk e mbaj mend te kete folur ndonjehere keq per Saliun,Pd, apo xhozefinen!?
    Qofsha gabim ishalla!

    1. korçari says:

      Znj Açka mesa duket e mbivleresoni shume vehten tuaj por ja vlen t’ja u kujtojne se jeni nje emigrante si gjithe te tjeret dhe qe askush nuk do t’ja dije per ju jeni thjesht nje femer ordinere me dy k/ministra ,nuk ja vlen te humbesh kohen kot me ordineret

  3. Al-Banistani em i dashtum says:

    Sa me siper , skam kohe per thashetheme.

    _
    Mbani mend dhe degjoni o milet:
    Nuk jam as me PD, as PS apo cfaredoBande Politike Shqiptare:


    Shanci i fundit per Shqiptaret qe ne keto zgjedhje edhe pse jo te verteta dhe sic duam ne te pastra e demokratike dhe me njerez te ndershem, te zhdukim nga skena politike dhe ti japim fund Kancerit LSI dhe sheikut Ilir Meta se bashku me Banden PD.
    SHQIPERIA PO BEN HAP MBRAPA PERSA I PERKET DEMOKRACISE POR TE JETE KY FILLIMI I FUNDIT I KOMUNIZMIT ENVERIST-BERISHJAN.

  4. kashi says:

    kjo eshte te lash meder m…n me sh..re

  5. arjana says:

    Znj Flutra te pershendes dhe te pergezoj per pavarsine kurajon qe ke per te thene mendime te vyera ske ci ben ne kete vend ka shume ujqer dhe shume qener

  6. arbereshi says:

    Flutra Kacka mundet te kete vullnet te jashtezakonshem per te shkruajtur por ajo kujton se duke shkruajtur eshte ne sherbim te njeres ose te tjetres pale. te shkruash do te thote te meresh me fenomenin i cili ne boten intelektuale duhet te shikohet dhe analizohet per pasojat e tij ne shoqeri e ketij fenomeni. Kacka e vendos veten si sherbyse e personave ose e organeve partiake dhe politike simbas turbullires se saj te te kuptuarit te gjerave. Me inferioritetin e saj ka perpara nje gazetare hollandeze dhe gazetaret duhen te jene si ajo pa aritur te kuptoje qe gjithekush eshte vetia e tij dhe jo shembelltyra e tjetrit. Ka nje kryeminister te sajin Hollandes i cili eshte ne ndryshim me kryeministrin po te sain shqiptar dhe mbi te gjitha gjynaf gazetaria shqiptare qe nuk ben si gazetaria holandeze. Te qeshesh dhe te vdesesh, por jo duhet te jetojme se jeta duhet te jete e gjate dhe behet me e bukur pa Flutra Kacka perreth

  7. DALTON says:

    Zonja Flutura d.m.th shkrimet I bekerke nga frika dhe jo nga realiteti ,qenke njeri me dy fytyra,te kuptova shume drejt,qenke laviere.

  8. Kellira says:

    Flutra ndaje mendjen se keto shkrimet e tua skizofrenike nuk t’i ka borxh njeri.

    Dje filloje me :”kryeministri i vendit tim” dhe ky ishte ai i Hollandes (!) dhe pastaja vazhdoje te merreshe me Ramen (!?)
    Sot vazhdon me: “ne nje vend te polarizuar politikisht si ky i yni” (!?) dhe besoj se vazhdon flet per Hollanden… se nuk po ti lexon njeri keto persjatjet.

    Ti sigurisht ke te drejte te shkruash por carjet e tua te mendimeve bejne mire qe keta redaktoret e gazetave te na i kursejne.

  9. Bashiqi says:

    Kunder sali berishes the ti zonje ke shkru roman por ama direkt Nuk ke mundur te shkruash siq shkruan tani se nuk ta mbante menderja. Ai Nuk i kupton romanet se eshte malesore prandaj kur thua se je kunder qeverive shprehe mendimin direkt. Per bashen si ka vjellur e vrare e shitur detin nuk ke thene gje akoma. Te presim kur do te shprehesh. Pastaj te jetosh jashte e te flasesh eshte facile sikurse edhe une.

  10. MONDI says:

    Po perse fitorja e Edit erdhi nga libri jot moj fycke ?
    Librin ten kush e lexon moj trape ?
    As nuk e din njeri qe ekziston ?
    Hik moj bibe Edi Rama eshte unik dhe nuk ka te dyte , ai kur e flet shqipen sikur ciceron .
    Hik moj Elbasanse injorante atij Hollandezit ti ti puthesh tocin cdo dite qe te nxorri nga balta dhe na ben derr derr derr .
    Ku shkon Edi jashte shtetit len gjurme inteligjence . Ne duhet te jemi krenare si Shqiptare me Edin .
    Mos fol me moj budallacke Elbasani, shko e shkruaj ndonje artikull tek Fari Balliu

  11. racionali says:

    Nje nga ata qe te ka shkruar jam edhe une.Nuk me paguan dhe me blen kush lirine time per te shkruar dhe reaguar.Jam nje nga ata 6 vete qe terhoqen dhe rezuam drejperdrejt bustin e diktatorit Hoxha me 20 shkurt 1991.E bera dhe e beme per te permbysuar ate sistem te felliqur dhe diktatorial.Faleminderit zotit qe sot jam gjalle ,sepse ai qe ty te pelqen si president Bujar Nishani mund te me kishte vrare,pasi donte te rivendoste bustin. Sot ai eshte mender President.Pyetja eshte se cfare fitoje populli ne keto 26 vjet ,vetem vrasje – grabitje -korupsion -kercenime ……Femija sa del (lind) nga nena kerkon te pije gjirin sepse ajo eshte prona e tij .Kush eshte ky president – kryeminister qe pronen te vene me gjak dhe djerse me trashegime dhe mundime tja japi dikujt tjeter me ligjin kriminal – hajdut – vrastar 7501 ???!!!! A mundesh te me thuash zonje ,se kush ligj eshte me i mire Reforma Agrare e 1946 – apo ligji 7501 i vitit 1991 ???!!! Din ti gje ne Hollande qe pronat e Johan Crujfit ti marri ai si e ka emrin ….,sepse ja jep Mark Rute ???!!!! Apo mendon se ja kishte fajin Edi Rama qe ishte vetem 26 vjec.Shqiperine zonje e kane qeverisur mot e jete kriminelet , kurse Saliu eshte kryekrimineli i Shqiperise.Ka vjedhur – rrahur – kercenuar -vrare njerez …….zonja Flutur ,na vrau shpresen per nje te ardhme dhe ti thua Berisha ka ikur.Nuk iken Berisha . Berisha eshte dhe do te jete aty se e mbajne njerez si ju pa skrupuj – pa ndjenja njerzore , te korruptuar , kriminele ……. ka vrare njerez o Acke a e kupton !!!??? A e kupton pse ne qendrojme me Edin ,sepse jane keta akoma ,jeni ju akoma qe me relativizimin qe kerkoni te beni doni ti beni pis te gjithe palet per ta pasur me te kollajshem per ti bere avokatine kryekriminelit.Ne se do te kisha perballe nuk do te me kundershtoje ,asnje fjale te vetme.Edhe ne se e kam kaluar me teper me fjalet ne komentin e pare,eshte mllefi i grumbulluar i gjithe ketij tranzicioni qe ju sebashku me te gjithe sahanlepirsit e tjere kerkoni ti amnistoni keta kriminele qe na kujtojne akoma bllokun dhe cunat e bllokut !!!! Ose kerkoni vete ta pranoni si te tille ,pra si kryekriminel qe eshte ku ju ndjeheni te perfaqesuar ose pranoni qe ai Bisha – berisha tallet me ju.Nuk te pastrojne dhe lehtesojne artikulimi i fjaleve qe thua.Edi nuk eshte vetem por ka nje popull qe mendon dhe e pranon ashtu sic po vepron.

  12. Kasem Gahinji says:

    Mbetesh ne nivelin e atyre intelektualeve qe vetem u sherben te tjereve.KJo ska nevoje per koment ,pasi e pranon vete:-“i kam sherbyer”

  13. sonja says:

    FLUTURA.!!LLOJI I OPOZITËS QË PO BËN ,NUK ËSHTË I PASTËR.!NUK E SHOF VETËM UNË KËSHTU.!
    DUKET SI INATI I NUSES ME VJERËN ,QË SHKOI ME MULLIXHINË.?
    POR, E DREJTA JOTE.!ASHTU SI DHE E JONA,
    QË TË GJYKOJMË.!
    NA DUHET OPOZITË E FORTË,!!!
    POR KJO??????? PALO- OPOZITË!!

  14. dash says:

    Me vjen keq zonje, per ate qe lexova prej teje,sjam dakort me shume gjera por po te them vetem nja dy prej tyre…per sa i perket frikes qe theu “cadra” ,ajo ka ikur qe ne 2013 bashke me kafshen, bile eshte e kunderta ,personazhet e asaj cadre bejne frike duke pas parasysh ca kane kombinuar ne te kaluaren…dhe e dyta problemet ecadres nuk jane probleme te politikes po probleme te mbijeteses se Shqiperise e nuk ben mire te jesh indiferente ndaj tyre …ne kete pike e dashur ndahen shqiptaret nga antishqiptaret. Ketu sjemi ne Hollande. Ne s’arrin ta kuptosh kete le shume per te deshruar..

  15. Asus says:

    I lexoj perhere shkrimet e Flutres, e respektojme per kulturen dhe letersie we ajo ben. Nuk jam kuresesi me sharjet dhe banalitetet. Por nuk jam as me opinione te njeanshme, se gazetarja mund ta nxirte jashte kryeministrin. Me duket gjykim I ashper. Intervista e Eni Vasilit me Edi Ramen ishte vertet e sforcuar qe erdhi, sipas mendimit tim, edhe per shkak te gazetares e cila nuk eshte aty per te nderprer fjalen ne cdo pyetje apo per te detyruar te intervistuarin te pranoje patjeter ate qe thote ajo. Eshte opinioni ai qe gjykon mbi pyetjet dhe pergjigjet. Disa here Kryeministri I kerkoi gazetares te mos e nderpriste, ndersa ajo vazhdonte. Pra difekti ishte nga te dy palet ose, si I thone ndryshe, be mes. Kete Flutra nuk e ka shprehur ne shkrimin e saj, cka e ben disi te njeaneshme.

  16. Gaspri says:

    Pra moj Acke, Edi Ramen ta sulmojme seose nuk ta shperbleu pasi u be kryeminister per ndihmesen qe i ke dhene duke bere roman 500 faqesh.
    E tani kerkon qe ne te shkojme te vihemi ne rresh prane librarive per te blere librin tend.
    Per Vetingun zoje…per Vetingun na thuaj ndonje gje pa leri ato brockullat duke fyer ata qe nuk e kane pelqyer reagimin tend. A e degjove deri ku keni arrotur ju te Cadres, e paraljmeroi dje nje nga cadristet, ai thuthuqi qe sipas tij tek dera e Rames do degjohet muzike funeber. Ty si gjoja shkrimtare nuk te krijon asnje ndjesi kjo thirrje?

  17. capi dhia says:

    Te gjitha femrat jane yje, pervec turririt te Flutres.

  18. Tani says:

    Ju zonje,paskeni mbetur e ofenduar nga disa komente te bera ne adrese te shkrimit tuaj,ky eshte rrisku qe merr persiper nje person qe do te behet me zor person publik,per pjesen ofenduse dhe me shprehje banale dhe une nuk jam dakort qe te komunukohet me ate gjuhe.,por ama nuk jam dakort qe analizat qe behen ,te ofendojne intelektin e atyre qe jane shume me te sinqerte,qe jetojne ne Shqiperi,qe njohin mire historine e ketyre viteve,personat qe kane dominuar ne politike dhe shtet,bemat e tyre dhe shume gjera te tjera qe jane bere ne dem te ketij vendi dhe ketij populli,deri ne krime fizike,dhe si asnje vend tjeter ne bote,nuk jane hetu dhe gjyku dhe sot te bejne moral,ku nje mbeshtetje kyesore marrin dhe nga ju si pseudo opinionista dhe analista,qe vetem te verteta nuk mund te thoni,se nuk keni moral ju te verteten dhe nuk do ju pagunte kush po te thoni te verteta,se sic thote populli~e verteta eshte e hidhur~

  19. Shpati says:

    Frika o vra qe ne 2013 zj. Acka, dhe nuk u vra nga cadra e gangstereve te PD-se. Ngulite mire ne koke kete.

  20. Acka,cacka,i shkelqen pallaska,po tru brenda s’paska.

  21. lennard says:

    E po mire qe i paske sherbyer Z.Rama.Tashti ty tu vyshk Mafishja dhe Ai S’po ta var me .Ule koken dhe shiko punen per te ardhmen tende.Mos u bej Delenxheshe!!!

  22. lennard says:

    E po mire qe i paske sherbyer Z.Rama.Tashti ty tu vyshk Mafishja dhe Ai S’po ta var me .Ule koken dhe shiko punen per te ardhmen tende.Mos u bej Delenxheshe!!!
    Po Sale-serbi te pranon se sa pa gje le takesh mafishen e Fishkur.

  23. fida says:

    O ,Flutura,as me thua ,Eni Vasili bnte pyetje apo kishte mesuar permendesh pyetjet qe ia kishte shkruajtur pronari Hasanbelliu.Dheke goje e flet ti si e jema e Zeqos ne maje te thanes se Hollandes.Hane Shan hane Bagdat.Ku medje shqiptare e ku medja hollandeze.Eni dukej jo sikur fliste,po sikur ciciste….

  24. Ben Dibrani says:

    Cadra paska vrare friken? Nga kush moj fluturake, se na habite? Ke ka frike Lul-saliu, prokurorine, gjykatat apo armet qe ishin “ngrehur” ne kryeministri. Ke marre pak “bar” ne Hollande qe flet keshtu? Po, ke te drejte kur flet per facebook si “gjyryk” po a ka gjyryk me te madh se ju qe perdornin mediat per te relativizuar se kush eshte armiku konstant i ketij vendi? USA dhe BE e kane te qarte, ju kujt i sherbeni, e nga kush paguheni, se nje njeri me dy pare mend ne koke nuk kundershton per te kundershtuar qeverine, por per ta permiresuar ate. Nese ti e gjen veten ne unison me “cadren”, kjo eshte prova se kujt po i sherben realisht, publikut jo. Dje pati reagime sepse u hodhe kunder Rames per te mbrojtur idiotesite e nje lloj gazetarie qe jo vetem i mungon etika minimale e edukates dhe profesionalizmit, por po sillet thellesisht armiqesisht me kete vend. Fatkeqesisht je ti GJYRYK, jo ata qe te kundershtojne.

  25. Jorgji Davidi says:

    Vetëm nga publicistika e kam njohur Flutura Açkën dhe më është dukur njw talent… Nga sa lexoj, mendimet në FB, e shikoj që politikisht nuk është me interesin e shumcës. Edhe unë mendoj se populli (jo vetëm Flutura) duhet të jetë në opozitë me qeverisjen… Po, a i di Açka të zezat që i ka punuar këtij populli Berisha?! Le ta lexoë intervistën e Zef Brozit, këtu në FB. Po a të linte Salihu, t’i thoshe një fjalë KUNDER apo t’i dilje në protestë?! Ai U MORI JETEN ATYREVE që protestuan… (madje e kishte pasur në shënjestër edhe Edi Ramën). A ka bërë ndonjëherë zgjedhje të lira Sala?! Kurrë, kurrë, i ka vjedhur e rrëmbyer me terror. Mos o zot! të rivi edhe njëherë ai në fuqi…! Larg qoftë! Sidoqë, Flutura, jetokërka në Hollandë, nuk i di hallet e këtij populli . Nga Parajsa, s’ma merr mendje që vlerësohen të kqijat e Skëterrës. Me talentin tend shkruaj nga nje roman per bemat e Sales: Gjakun ne sheshin “Skwnderbej” ne Maji ’96; terrorin masiv e shkerrmoqjen e ushtrise e shtetit, e shamizezat e ’97-tes; masakren e Gerdecit; 4 te vraret ne bulevard me 21 janar 2011, e sa e sa te tjera tmerre … SIDOQOFTE, Je NE TE DREJTEN TENDE TE FLASESH SITE VJENE PER MIRE… POPULLI QE I KA VUAJTUR MBI KURRIZ DI T’I NDAJ GJERAT.

  26. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Akoma kjo inferiorja e katundit qe zukat si brumbulli zzzzzzzzz….qe te thote se jetoj dhe une?
    Po ik moj teveqele dhe mos fyej njerezit qe kane 27 vjet qe po e vuajne banden kriminale shqupiste.Shkarravit ato mender romane qe i vetquan dhe leri te gjykojne te tjeret.

  27. Ana says:

    AÇKA!
    VËRTRT E DËSHIRON PËRSËRI BERISHËN NË PUSHTET??
    KE FËMIJË TI???
    UNË SHPRESOJ TË MOS JA DËGJOJË MË EMRIN ,
    E JO MË ZËRIN.!
    ME SHUMË SINQRITET , ANA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje