Gjëegjëza e Taulant Ballës për Ben Blushin

23 Mars 2017, 20:14Politika TEMA

Debati mes Ben Blushit dhe deputetëve socialistë, Taulant Balla dhe Erjon Braçe, u bë këtë të enjte nëpërmjet barcaletave dhe gjëegjëzave.

Para një muaji ju kam treguar një gjëegjëzë dhe ju s’e keni gjetur akoma përgjigjjen. Ju lashë një muaj kohë ta gjenit.

Gjëegjëza ishte kështu: unë kam një mace, ja jap Erjon Braçes, macja kafshon Taulant Ballën, kush e ka fajin? Macja që ju thashë unë Erjon, ja ku është (bën me gisht nga Kryeministri Rama). Ua dhashë juve në vitin ’98 a ’97 dhe ajo ju ka kafshuar të gjithëve ju. Kjo është arsyeja që unë ika, se nuk pranoj kafshimin e maces”, deklaroi Blushi.

Një tjetër përgjigje kishte Erjon Braçe lidhur me fajësinë duke thumbuar Blushin.

Pyetja ishte kush e ka fajin, përgjigjja është Baftjari, por Baftjari që ka shumë lekë”, tha Braçe.

Me të njëtën gjuhë dhe me të njëjtin personazh, macen i është përgjigjur edhe Taulant Balla.

“Një mi, po vinte vërdallë dhe ra në një kade me verë. Vjen macja dhe miu i thotë; aman më shpëto. Patjetër, i thotë macja, por ama me një kusht; kur të të nxjerr nga kadja do të të ha.

Më shpëto nga këtu, i tha miu, pastaj bëj ça të duash mbrapa. E nxjerr macja nga kadja, sa iku hyri në një vrimë.

Macja i thotë, po ti, s’e mbajte fjalën? Epo isha tapë, i tha miu”, deklaroi Balla.

2 komente në “Gjëegjëza e Taulant Ballës për Ben Blushin”

  1. Rrok cubi says:

    Po cfare merreni me te,po ka me palo burre se ky,nje hajdut ordinier dhe dembel i pa shoq,Ky eshte nje mashtrus i rrangut te larte,po pale na qan dhe hallin e fukarejve,se clidhje ka me fukarejte,vetem ky e din.Sic na del tani ky na qenka dhe nje tip nostradamosi shqiptar qe paska parashikuar qysh ne 98 se cfare do ndodhe ne p.s,po nuk ka faj ky fajin e ka Rama qe e nxori deputet,dhe tani pa pike turpi na mban mandatin e deputetit te dhene nga socialistet,turp.

  2. Tirana says:

    A thua qe edhe Arben Ristani ta kete bere si perralla e Taulant Balles ? Une them jo. Sepse Ristani u fut ne vrimat e kutive t e votimit per te nxiere fitues Lulzim Bashen ,por Saliu e shperbleu edhe pse ishte e eshte tap topi ne c’do moment. Tani cili eshte me i mencur BLushi apo Ristani?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje