Kuvendi miraton emërimin e 4 ministrave të rinj, votohen dekretet e Presidentit. Munguan Meta dhe PDIU

23 Mars 2017, 14:26Politika TEMA

Kuvendi miratoi të enjten me votat e maxhorancës dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e 4 ministrave të rinj.

Me 76 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim, Fatmir Xhafaj u emërua në postin e ministrit të Brendshëm; me 79 vota Ogerta Manastirliu u emërua ministre e Shëndetësisë; me 79 vota Olta Xhaçka u emërua ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ndërsa Eduard Shalsi u emërua me 76 vota ministër i Çështjeve Vendore.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 75 vota dekretin e shkarkimit të Sajmir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm; me 76 vota u miratua shkarkimi i Blendi Klosit nga ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; dekreti i shkarkimit të Bledi Çuçit nga ministër i Çeshtjeve Vendore u miratua me 76 vota, dhe shkarkimi i Ilir Beqajt nga minister i Shendetesise, u miratua me vota 78 vota pro, asnje kunder dhe zero abstenime.

Seanca e sotme plenare u zhvillua sërish pa pranine e deputetëve te opozitës, të cilët, prej më shumë se një muaji vijojnë të bojkotojnë Kuvendin per shkak të protestës, që po zhvillojne para selise se kryeministrise, me kerkesen per krijimin e nje qeverie teknike.

Munguan deputetet e PDIU dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta. Seancen e drejtoi nenkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj.

2 komente në “Kuvendi miraton emërimin e 4 ministrave të rinj, votohen dekretet e Presidentit. Munguan Meta dhe PDIU”

  1. Aleanca e Kermave says:

    Larg Kancerit LSI dhe Cecenve te Erdoganit PDIU.

  2. Xhaja says:

    O rama , e sheh se sa besnike eshte PDIU. E vlefshme te besh PATJETER ALEANCE PARAZGJEDHORE se jane besnike , ste lene kurre ne balte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje