Lobimi Basha-Gruevski kundër shqiptarëve

Nga Flogert Muça

Ditën e djeshme në mediat shqiptare u përcoll një analizë e thelluar e Politico.com e cila nxirrte në pah faktin se si një grup Kongresmenësh Republikanë në SHBA i kanë hapur luftë filantropit Xhorxh Soros, falë lobeve pro-ruse atje. Në analizën e Politico, shkruhej gjithashtu se e gjitha kjo është një propagandë pro ruse, të cilën e mbështesin edhe qarqe politike në Shqipëri dhe në Maqedoni. E kur vjen fjala për qarqet që sot janë anti-SHBA e anti-BEnë Ballkan, dy të parët që të vijnë ndërmend të cilët po lobojnë fort kundër politikës amerikane dhe që po afrohen çdo ditë e më shumë me Rusinë, janë Nikolla Gruevski ne Maqedoni dhe Lulzim Basha në Tiranë.

I pari ka humbur mundësinë për të krijuar qeverinë në Shkup, ndërsa i dyti ka braktisur parlamentin në Tiranë për të mos lejuar Vetting-un e rrjedhimisht, çeljen e negociatave BE-Shqipëri. Të dy, si Gruevski dhe Basha po bëjnë praktikisht të njëjtën gjë kundër shqiptarëve sot. Gruevski është ai që po mbjell një frymë përçarje të rrezikshme në Maqedoni, duke i trajtuar shqiptarët si minoritet dhe jo si popull shtetformues. Ai është angazhuar maksimalisht kundër çështjes shqiptare, duke parapërgatitur një skenar të rrezikshëm destabiliteti. Të gjithë propagandën e tij ai po e mbars nga lobet në SHBA të cilët janë dukshëm në shërbim të propagandës pro ruse. Por natyrisht këtë e bën edhe me lajme të rreme, që janë sot “mjeshtëria” e Rusisë e cila po tenton të depërtojë në Ballkan me anë të patericave Basha-Gruevski.

E njëjta gjë si për Gruevskin vlen edhe për Bashën në Tiranë. Ai po lobon fort në SHBA dhe po kërcënon me destabilitet në kohën kur në Tiranë kemi një qeveri dhe një mazhorancë e cila në numra (Vota të marra në zgjedhje) nuk le asnjë vend për diskutimin. Basha dhe Gruevski sot kanë të njëjtët lobistë që luajnë gjasme me kartën anti-Soros, kur në fakt po i shërbejnë propagandës pro-ruse dhe dëmtojnë të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni dhe Shqipëri, duke nxitur destabilitet dhe bllokuar rrugën e dy vendeve drejt BE-së e duke tentuar orientimin e tyre drejt Kremlinit.

Kjo është politika anti-kombëtare e Bashës, ku ka vënë interesat e tij politike mbi ato të kombit shqiptar. Ai e bën këtë me vetëdije të plotë, duke lobuar bashkë me Gruevskin për një Ballkan të destabilizuar për interesin politik të dy personave, që kanë humbur zgjedhjet dhe besimin e popujve të tyre e që tani duan t’i shkaktojnë një dëm të pallogaritshëm kombit shqiptar. E gjitha, vetëm për interesin e tyre politik, asgjë më shumë.

Mirëpo kjo strategji e Bashës e Gruevskin çon ujë në mullirin e Rusisë, e cila po financon me sa mundet këtë linjë politike. Bashkimi Basha-Gruevski po i shërben sot Rusisë për hyrë sa më thellë në Ballkan. Lobi i përbashkët Basha-Gruevski sot ka mbërritur në SHBA duke tentuar me çdo kusht dëmtimin e shqiptarëve, të cilët me votën e tyre kanë zgjedhur të formojnë shtet jo me Bashën e Gruevskin.

Kështu qarqet politike që parashtronte dje si problem në Ballkan presigjozja Politico, janë në fakt dy individë me emër dhe mbiemër, të cilët përdorin të njëjtat lobe dhe kanale komunikimit për të ndryshuar rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe për të dëmtuar një komb që është i ndarë në dy shtete, kombin shqiptar.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Lobimi Basha-Gruevski kundër shqiptarëve”

  1. Fatosi-kosove says:

    Veq kravaten ndryshe e kane,te gjitha te tjerat sikur te jene nje,kriminel qe kan vrarre te dy por vetem shqiptar,vjedhes deri ne palce te popullit e te votave,antishqiptar te betuar,dhe shif te dy sikur jane binak dhe vijne nga vllau i sali berishes ,sllobodani,shihju surratin edhe gishtin lart e mbajne jo se trembet dikush nga ta por se ju duhet per ta kryar b…..rucen pas,shpresoj shume se Trumpi do tju gjej ilaqin dhe do ju fut nga nje “lamsh” pas dhe do kthehen si qente zhugana ne poshtersit e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *