Lufta në Mosul, 400 mijë persona “të bllokuar” në Qytetin e Vjetër

Shteti Islamik vazhdon që të kontrollojë pjesën perëndimore të qytetit të Mosulit, në të cilën jetojnë rreth 600 mijë persona.

Sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara, 400,000 të tjerë janë “të bllokuar” në Qytetin e Vjetër.

“Ata kanë nevojë të madhe për ushqim”, ka thënë Bruno Geddo, që përfaqëson agjencinë për refugjatë të OKB-së për Irak.

Ai tregoi se njerëzit që kanë ardhur nga ajo zonë, e kanë përshkruar situatën si dëshpëruese.

“Njerëzit kanë djegur orenditë, rrobat e vjetra, gjithçka që kanë gjetur vetëm që të ngrohen gjatë natës sepse natën temperaturat bien në mënyrë të konsiderueshme. Është shumë e limituar sasi e ushqimit që ata mund të hanë”, ka thënë Geddo, duke shtuar se njerëzit në Mosul po mbijetojnë me pak bukë dhe ujë dhe shumë prej tyre hanë vetëm një ditë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *