Trumpi u soll me Merkelin si krejt burrat me gratë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Edhe pse dikush mund të thotë se po mundohem ta përshkruaj thjesht si sjellje të vrazhdë, kjo qasje burrash është e njohur për shumicën e grave. Mbase ju ndodh kur shkoni të blini makinë dhe tregtari i drejtohet vetëm burrit tuaj. Ose kur e takoni dikë në ndonjë takim pune dhe ai i prezantohet vetëm kolegut tënd burrë krah teje. Sjellje tjetër nuk pritej as prej presidentit mizogjen amerikan, i cili nuk ia shtrëngoi dorën Merkelit, shkruan Jessica Valenti në «Guardian».Nga Jessica Valenti

Unë dhe burri im u takuam para disa vitesh me një të njohur tonin në një restorant. Ky burrë, i ri në moshë – njeri që padyshim mund ta merrje për përparimtar – krejt muhabetin e bëri duke më injoruar krejtësisht. Fliste vetëm me burrin tim; madje as sytë nuk m’i lëshonte kur i shtroja ndonjë pyetje të drejtpërdrejtë.

Edhe pse dikush mund të thotë se po mundohem ta përshkruaj thjesht si sjellje të vrazhdë, kjo qasje burrash është e njohur për shumicën e grave. Mbase ju ndodh kur shkoni të blini makinë dhe tregtari i drejtohet vetëm burrit tuaj. Ose kur e takoni dikë në ndonjë takim pune dhe ai i prezantohet vetëm kolegut tënd burrë krah teje. Ose, nëse jeni Angela Merkel, mbase presidenti i njohur mizogjen i Shteteve të Bashkuara të Amerikës refuzon t’ua shtrëngojë dorën, ose edhe as lodhet t’ju shikojë gjatë konferencës për media.

Kemi dëgjuar goxha shumë muhabete për seksizmin eksplicit ose për diskriminimin, por mbase shpjegimet e tilla mund të jenë frustruese – kjo vjen edhe për shkak se është e zorshme t’ua përshkruash atyre që nuk i kanë përjetuar në lëkurën e tyre. Shou i njohur i Aziz Ansarit në «Netflix», «Master of None», ka një episod brilant kushtuar pikërisht kësaj teme. Karakteri i Ansarit, Dev, kalon shumicën e episodit me kohën që e kalojnë gratë duke u marrë me seksizmin: prej rasteve të burrave që i ndjekin gratë deri në shtëpi dhe ngacmimeve seksuale nëpër metro, deri te komentet e ulëta në mediat sociale. Por kur e dashura e Devit, Rachel, thekson se drejtori i saj e prezantoi veten vetëm para burrave në tavolinë – duke i injoruar dy gratë ulur aty – ai shpreh njëfarë zhgënjimi të zbehtë. Me siguri, ia ha mendja atij, kishte ndonjë keqkuptim: drejtori ishte për ngut, ose Racheli po merret si tepër me këtë punë.

Kur Devi më në fund e pranon se mbase ndërveprimi lidhej edhe me dallimet gjinore, Racheli ia shpjegon se çfarë i kishte ndodhur, ia kishte prishur qejfin: «Ka shumë gjëra subtile që më bëjnë vaki mua dhe të gjitha grave, madje edhe në botën tonë përparimtare. Dhe kur dikush, sidomos i dashuri im, më thotë se e kam gabim pa e ditur përvojën time personale, po, kjo është fyese».

Kur postova komentin tim për injorimin që Trumpi ia bëri Merkelit, dhe sa të familjarizuara janë gratë me këso rastesh, shumëkush ma vërtetoi shqetësimin. Dikush tha se ajo dhe burri i saj janë gazetarë, por burrat përgjithësisht i shtrojnë pyetje pune vetëm atij. Një tjetër grua theksoi se drejtueset e ekipit të saj janë të gjitha gra, por krejt pyetjet i shtrohen një praktikanti tinejxher.

Afërmendsh se supozohet se gratë nuk janë të mjaft të denja për t’u kushtuar vëmendje ose për të diskutuar. E kam vërejtur se është fenomen që përhapet me plakjen e grave, kur bëhet edhe më i padukshëm.

Është e qartë se ky soj sjelljeje nuk është e thënë të bëhet me vetëdije. Kam një mikeshë, ta zëmë, që intervistoi një kandidat për punë me zëvendësin e saj burrë, por që u injorua prej kandidatit: i punësuari i mundshëm fliste vetëm me burrin (Nuk u punësua.)

Por fakti se injorimi i tillë nuk bëhet për inat, nuk është se nuk të djeg. Pavarësisht se a jeni lider botëror, apo thjesht një tjetër person në tavolinë, minimumi i respektit të pritur duhet të përfshijë pranimin e tjetrit. Nuk është e tepërt të kërkoni vëmendjen e tjetrit.  (DP)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Trumpi u soll me Merkelin si krejt burrat me gratë”

  1. Zigur Qarri says:

    “Sherri i perjetshem” Burre-Grau, vjen si pasoje e mendimit ndryshe,jo si person,por si gjini.
    Filozofi Georg Wilhelm Friedrich Hegel,ka thene:-Grate nuk jan largpamese,prandaj duhet te
    perjashtohen nga pjesmarrja ne politike.Por koha provoi se gjeniu Hegel gaboi ne kete pike.
    Trump iu drejtua Merkelit:-“ne te dy kemi diçka te perbashket,jemi pergjuar nga Obama”.
    Ky qendrim i Trumpit,ne fakt,nuk ishte qendrim dipllomatik prej politikani,por as qendrim
    Burri,por qendrim prej Gruaje te keqe,nga ata qe merren me thashetheme,perfolin te tjeret..
    Ndersa Merkel ja ktheu:-“ne duhet te flasim me njeri tjetrin,jo per njeri tjetrin”.
    Pergjigja e Merkelit, ishte qendrim dipllomatik,plot finese dhe zgjuarsi,por edhe nje qendrim
    per natyren e nje Burri te vertete,qe nuk perfol kurre te tjeret.
    Ndersa mosdhenia e dores,nuk ka te beje fare me sjelljen e Burrit,por me ndjenjat inferiore
    te nje Burri tekanjoz,qe ka mbetuar akoma femi ne sjellje.Trump,qe e ka pare femren vetem
    si objekt seksual,e ka te veshtire,gati te pamundur qe te pranoje nje Grua me lart se veten nga
    ana intelektuale,por perballja me Merkel e zhvleftesoi,e konvertoi ne liliput. Merkel tregoi se
    ishte Bote tjeter,nga ta qe gjithshka e kan arritur me merite dhe jo ne saje te pushtetit te Parase.
    Merkeli fito simpatine e amerikaneve.Trump u prezantua si Grua,ndersa Merkel si Burre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *