Agron Tufa nxjerr bllof presidentin: Visar Zhiti ka refuzuar bashkëpunimin me Sigurimin. Publikon dokumentin dhe sulmon Nishanin

23 Mars 2017, 16:24Dossier TEMA

Agron Tufa, qe drejton Institutin e Studimit te Krimeve te komunizmit, ka publikuar kartelen e Sigurimit te Shtetit per Visar Zhitin, ku shikohet qarte qe ai ka refuzuar bashkepunimin.

Ne nje postim te tij, Tufa akuzon presidentin Nishani per nxitim ne sulmin ndaj Zhitit dhe vlereson faktin qe ai ka rezistuar.

Tufa shkruan:

Pa hyrë në natyrën e ndërsjelltë të replikave midis Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani dhe poetit të njohur Visar Zhiti, që është dhe një ish-i dënuar politik i regjimit totalitar të Enver Hoxhës, mendoj, se deklarata e Presidentit për Zhitin – “…Ka qenë spiun në burgun e Spaçit”, – është një deklaratë e nxituar, e papërgjegjshme dhe mjaft e dëmshme për këto arsye:

1. Kreu i shtetit, Presidenti, nuk duhet të transmetojë në publik, se ç’thonë thashathemexhinjtë, pa qenë i sigurtë, me fakt të dokumentuar. Kush mund t’ia refuzonte të drejtën kreut të shtetit ta shihte dosjen e Zhitit, meqë Autoriteti i Dosjeve ka filluar punën e hapjes së tyre? Z. President duhet të jetë zëdhënës i fakteve dhe jo i shpifjeve.

2. Edhe sikur, fjala vjen, hipotetikisht, poeti Visar Zhiti të kishte qenë spiun, ka një logjikë, të përfshirë në të gjitha të drejtat ndërkombëtare që thotë: “Çdo dëshmi, çdo akt, çdo pohim i personave që gjenden robër, pengje lufte, të arrestuar dhe në tortura, nuk merret parasysh”. Dhe Visar Zhiti ka qenë nën këtë presion, si çdo i burgosur tjetër, përballë bishave më çnjerëzore.

3. Por për fat të mirë, për dinjitetin e tij dhe të tjerëve që vuajtën ferrin e burgjeve të komunizmit, Visar Zhiti ka bërë të kundërtën: ka firmosur një deklaratë, që nuk pranon, që refuzon të vihet në shërbim spiunimesh. Këtë e di mirë unë e jo ndofarë shpifësi me iniciale P.V, pasi z. Zhiti ka qenë pjesë e Këshillit Shkencor të ISKK dhe na është dashur të kontrollojmë, sipas ligjit, pastërtinë e figurave.

Pafajësia e z. Zhiti do të bëhet e qartë dhe publike shumë shpejt, në një reagim institucional, zyrtar.

Me presidentin e Republikës, z. Nishani kemi pasur gjatë këtyre viteve një sërë bashkëpunimesh të suksesshme dhe me vlerë të madhe për kujtesën dhe krimet e diktaturës, për nderimin e tyre me një sërë medaljesh, për çka i jemi sinqerisht mirënjohës. Por ndjej keqardhje të thellë për deklaratën e tij të fundit, siç e thashë më sipër, të nxituar, të papërgjegjshme dhe thellësisht të dëmshme për personin që atakon dhe për ata mijëra burra, të vdekur e të mbijetuar nga diktatura gjakatare komuniste.

26 komente në “Agron Tufa nxjerr bllof presidentin: Visar Zhiti ka refuzuar bashkëpunimin me Sigurimin. Publikon dokumentin dhe sulmon Nishanin”

  1. joel shkodra says:

    Eshte shume e drejte qe Presidenti duhej te kishte folur ne baze te dokumentave dhe jo me thashetheme (bile me mire te mos kishte folur fare per kete çeshtje). Por, po ta shikojme punen me hollesisht, shohim se Presidenti flet per periudhen ne burgun e Spaçit, ndersa ky dokument flet per periudhe te mevonshme kur Z. Zhiti punonte ne Fabriken e Tullave.

    1. iBaba says:

      Mo loqe, po te ishte do shenohej pseudonimi, kush e kish terhequr etj!

      Apo je ti Jari. Se ti kshu je, vari Jarin si tip!

      Loqe

  2. Pokeristi says:

    Sakte.Flitet me fakte,z.President.Jo me tha nje p.v apo p…i…s…t

  3. Kjo ka ndodh dhe do te ndodh kur ne pd dhe demokracia ka rene ne duar te komunisteve dhe akuzojne ata qe nuk kan qen kurre komunista per komunista.cfare do presesh nga salehkomunisti nga kapterr nishan mehmet komunisti e co. Ja kjo po ndodhne kete vend por me e mjerushmja eshte me kketa qe i besojne dhe i marin per antikomunista.

  4. Totila says:

    Zjeu , zjeu Tundulli
    Pllac te pllefte Butulli
    Bella mire qe s’ folla falle .
    Jane fjalet e 3 Motrave 1/2 Dawn qe folem qe te treja nga nje fjali , kur Babai i tyre i porositi qe te mos flisnin kur Kandidati per matrese me njeren sosh erdhi ne shtepine e tyre .
    Bujkari , Skenderbegasi legen ne rastin konkret eshte Vellai i ketyre motrave .

  5. arben says:

    O popull injorant.Kapteri eshte ne varesi te gjeneral Berishes dhe cdo fjale qe nxjer nga goja behet pasi ka mare urdher nga eprori I tij.Edhe ne rastin konkret si per cdo gje tjeter u urdherua nga Berisha te shpife per Visar Zhitin megjithse e di fare mire se asgje nga ato qe thote nuk jane te verteta.Edhe dicka tjeter dua te them se PD dhe shpellari I Vicidolit I kane keqperdorur te persekutuarit politike dhe jo se kane patur apo kane respect per vuajtjet e tyre.Kete ta kene te qarte edhe ata pak njerez qe kane vuajtur ne diktature dhe qe sot I shkojne nga pas me mendimin se do perfitojne ndonje lemoshe nga keta ujq te pangopur.

  6. Presidenti (pe gjoje) says:

    Zoti Tufa
    “President” Nishanlliu i ka “plaçkat ne gomar” dhe ka nisur luften e pa principte per ti zene vendin Bashes ne krye te PD.
    Nje nga cilesite qe duhet te kete per kete post eshte edhe perdorimi i gojes me funksione qe i takojne nje pjese tjeter te trupit te njeriut.
    Emrin e kesaj pjese ju e kuptoni vete, une nuk po e them ne nder e respekt te pjesmarresve te forumit.

  7. xhulio says:

    Me nje fjale gjarperi e nxorri thumbin e helmit.Mjere demokratet c vemje kane mbajtur ne gji dhe do te mbajne ne te ardhmen.Sa te jete keshtu humbja e PD eshte e parashkruar.Pa nje pastrim te njerezve te tille qe vijne nga e majta ekstreme dhe vet kane manifestuar hapur binje te tilla, PD askurre nuk do te bejne me hair.

  8. arbereshi says:

    Drejtori i institutit te studimeve marksiste leniniste te burgjeve dhe burgaxhinjve ordinere ordineri Agron Tufa meson presidentin e republikes se si duhet te sillet me burgaxhinjte e hershem.Hapu dhe te futemi e te zhdukemi nga keta monstra, ca te urte ca rrugace e ca debile dhe sot keta kerkojne te na vene norma jetese per te na cuar ne europe nepermjet provinces ku jane rritur dhe kane ne mendje mentalitetin fshataresk dhe keta gjykojne artin kulturen shkencen arsimin edhe personazhet e ndryshem te kultures nen moton e institutit te krimeve marksiste leniniste te burgaxhinjve duke u masturbuar burgaxhi me burgaxhi me sapun apo pa sapun

    1. Cari i Rusise says:

      O Arberesh o Car,
      Nuk ka rendesi ai qe flet apo shkruanqofte ky Sala Edi apo Goni.
      Rendesi kane ato qe ai thote.
      Visar Zhiti na qenka burgaxhi i hershem ndersa Nishani qe me 1991 mbrojti me kallash bustin e “Xhaxhit” na qenka President i Vertete.
      Te rrosh vete se mendja te paska lene.

  9. Niko shodrani says:

    Keqe jam shkodran Po ti shktuje dy fjale. Ne kjofte se do Te ishte kene spiun ne Spac Zhiti do te kishte vazhdu edhe ne fabriken e Tulane Edhe ne fabriken e llacit. Por ajo qe me habit ashte si ka mundesi qe Nji shkodrane I kundervehet Nji Te perndjekunit politik e I del zot kapterr <> ?Lene gjytyrymin ti gzohet Edhe do dite nja Tij vend qe ja fali Sala ?

  10. anita says:

    E pafalshme per nje president te nje vendi demokratik.Duhet ti kerkoj falje Visar Zhitit , kjo eshte me e pakta, se po te ishim ne nje vend normal duhej te jepte doreheqjen. Shoqata e te perndjekurve politik duhet te protestoje se eshte cenuar emri i nje nga njerzve me te nderuar te te perndjekurve politik.Dhe duhet te kerkoje doreheqjen e Bujar Nishanit.

  11. PO,PO says:

    Agron Tufa , eshte nje monster e neveriteshme , qe i ben qellimisht
    te gjitha sa thote , por…, kur e shikon se i kundervihen ne mase dhe e peshtyjne ,
    i sheqeros te vjellast e tij , me ndonje dokument , qe mbante prej kohesh ne sirtar !

  12. nick v says:

    Nishani duhet te japi doreheqje per shpifje te paskrupullt, si president ai duhet te ruaj parimet baze te korrekteses. me duket se po e kerkon vete doreheqjen ti hapi rruge Nanos per president

  13. kastriot says:

    dikur rezistenca Franceze u kerkonte anetareve te saj qe te mund te duronin torturat dhe mos tregonin shoket vetem per 24 ore,derisa te fshiheshin te tjeret.Por shqiptari nuk ka idene e dhimbjes trupore njerezore dhe,ata qe japin votat per 20 mije leke,japin mend per te burgosurit.Nga ana tjeter na thoni se diktatura ishte e tmerrshme,se burgjet ishin ferr dhe ishin e jane, dhe pastaj thoni te duronin.Turp per kete rrace qe nuk ka ndjenja njerzore dhe nuk e kupton se cdo te thote burg.Kujtojne se eshte si ne filma .Turp dhe kush e nxorri kete dokument se Zhiti nuk eshte funksionar.Merrni ata qe jane ne pushtet.dhe kokat e medha.Spiunet me deshire.Merrni me pare agjentet e huaj.

  14. KORÇARI says:

    Presidenti më loqe që ka kaluar në Shqipëri.

  15. Peco says:

    Ne kete rast presidenti ka folur ashtu sic flet, si rregull, udheheqesi i tij shpirteror, baba dede Sali Berisha. Berisha nuk e ka per gje te te thote vrases dhe me pas te mos mbaj me te voglen pergjegjesi, por me paturpsi te thote se: “… e thashe per asrye politikke”. Dhe as nuk skuqet e as nuk zverdhet, por thjesht qesh e zgerdhihet.

  16. shqip says:

    Zhiti mbase nuk ka qene spiun. Po shume,nga ata ” te pervuajturit” ishin spiune e plot vese te ndyra. Fakti qe ju bashkangjiten pedes , tregon qarte lidhjet e fijet e pa dukshme me sigurimin. Nje pjese e tyre, qe i sheh edhe te çadra e cirkut, arriten ne kohe rekord te marrin miliona e prona. Ne nje kohe qe te tjere Kane vdekur pa marre kestet e para. Ju duket rastesi qe pjesa me bastarde e nomeklatures se vjeter, si dhe sigurimsa pa kurrfare integriteti, u bashkuan ne stallen e pedes. Sa per presidentin Bujar Mehmeti, ky ruante bustin , dhe pregatiteshin te Benin gjak Nese sulmohej shkolla e bashkuar. Tip turku , shiheni dhe do bindeni.

  17. saliu says:

    Bravo Tufa. Shume korrekt.

  18. Mik says:

    Nuk po e marr vesh, a kan ba krime komunistat ne pushtet, apo ata qe jan fut ne burg nga komunistat ?!!
    Populli duhet te merret me xhelatin e jo me viktimen.

  19. noc shpellnori says:

    sic shifet ne document data e tentatives per terheqje ne bashkpunim secret eshte e vitit 1988.
    imagjinoni se cfar trapash kan qen ata te sigurimit te shtetit qe me i988,nji vit para renijes se murit te berlinit dhe dy vjet para ngjarjeve te ambasadave ne tirane,pra ne Kohen kur ramiz alija fliste qart per tufzat dhe arezat dhe liberalizim,dhe gorbacovi kishte bo perstrojken,kur ndjehej ne ajer qe komunizmi po perfundonte gjithandej,ata,puntoret operative te sigurimit trap shqiptar,paskan mendu me terheq ne bashkpunim nje bashkpuntor potencjal,dhe me e cuditshmja esht se kan dasht me e bo spiun mbi baza vullnetare!! pasi e kan denu me burg e internim tjetrin shkojn edhe I thojn hajde behu me ne !!! injoranc dhe trapllik me t madh s gje!
    se po te ishte ceshtja qe e kishin ne dor dhe mund ta denonin perseri dhe ti kerkonin bashkpunim mbi bazen e materjalit shtrengues qe zoteronin ne ngarkim te tij,pra mbi bazen e kercenimit qe do denohej se kishte shkel ligjet,hajde de ,do justifikohej tentative sepse tjeteri vihej para alternatives :ose behu spiun ose do futesh n burg,gje qe I conte njerzit ne spiuneri!
    megjithate qendrimi I “kandidatit per bashkpuntor” ,refuzimi I bashkpunimit pra,eshte per tu pershendetur dhe ngjall respect te padiskutueshem. qendrim me karakter!
    edhe vetem ky rast sjelljeje,ky qendrim burrnor I tij, qe eshte puro nje mosperlyerje e karakterit te tij me spiunerin e sigurimit,eshte I mjaftueshem per ta respektu si nder I kombit kte person.
    sepse sic po shofim e ngjojm edhe sot e ksaj dite,kur “burra me dy pllom musteqe” qe hiqen si burra nderi dhe karakteri ,kan pas qen spiun sigurimi,apo edhe mafjoz te zot “t fort”,neper bot,kur vje fundi perfundojn thjesht nje mash ne duart e policive antimafja dhe spiunj te FBI,,pra po ta krahasosh me ata ,ky shqiptari I letrave eshte me me karakter. ; thjesht ai s esht ber qen I te tjerve. kushdo qofshin ata,te fort a te dobet.
    respect!

  20. Lari says:

    Plehrë president

  21. spiuni pa pseudonim says:

    Pra, eshte rekrutuar me daten 30.05.1988 ; eshte rekrutuar nga operativi Ardjan Gega (sot e keni ne Tirane dhe mund ta pyesni) ; rekrutimi (terheqja) mbi baza vullnetare ; per llogari te Deges VIII. E vetmja gje qe po mundohet te na hedhe hi syve, ky fare Agron Tufa, qenka se ai, Visari, nuk paska pranuar te kete pseudonim dhe jo te mos bashkepunoje, sepse kete nuk e shohim gjekundi. Kaq te trashe na kujtoni zoti Agron ?

  22. igli says:

    Me vjen keq por aty ku thote “kategoria dhe pseudonimi” ndryshon shkrimi dhe boja e stilolapsit.
    Mendoj se esht fshire dhe plotesuar me vone ashtu sikur kan bere shume te tjere.
    Nese nuk do pranonte te bashkpunonte ai sduhej te kishte fare kartele apo dosje.

  23. shkumbini says:

    Kur Visarit i kerkonin te behej spiun dhe ai nuk pranonte, Jari bertiste me te madhe per shokun Enver, madje doli edhe tyek vullnetaret e tij.
    Por kjo bote keshtu eshte, qe kryekomunisti Sali u be president dhe kryeminister dhe sot na flet per demokraci, sikunder Jari me mustaqe tashme pa to, bertiste me arme ne dore per mospermbysjen e Enverit dhe i bejne biografine, madje e akuzojne Z.Visar Zhiti se ka qene spiun nderkohe qe me dokumenta del qe ai as nuk ka pranuar te behet vegel e tyre sic kane qene gjithe jeten edhe Saliu edhe Jari. Tani me thoni a ka gje me te shemtuar per nje President? Ky eshte mendje e cekulibruar dhe handikap apo Visari? Kuptohet qarte se ky President dhe kjo opozite jane llazoret me te medha qe mund te kete patur ky vend. Mallkimin e kane marre nga populli dhe kjo do te vertetohet edhe me pas. Te presim dhe te shofim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje