Basha kundër ndërkombëtarëve: S'presim zgjidhje nga të huajt, jo zgjedhje me Ramën! Aludon se ambasadorët paguhen nga narkotrafikantët

24 Mars 2017, 18:29Politika TEMA

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i PD, Lulzim Basha ka ritheksuar qëndrimin e opozitës për zgjedhje me qeveri teknike, duke nënvizuar se për këtë ka siguruar edhe mbështetjen e zyrtarëve amerikanë, gjatë vizitës që po zhvillon në Uashington.

VOA: Zoti Basha, a do të merrni pjesë në zgjedhje?

Lulzim Basha: PD, opozita dhe shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë, që prej 18 shkurtit ndodhen në një lëvizje popullore për zgjedhje të ndershme, as nuk do pranojnë dhe as nuk do lejojnë zgjedhje farsë, me krimin dhe drogën. Kusht për këtë është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike.

VOA: Cili është synimi i kësaj vizite në Uashington?

Lulzim Basha: Jam i ftuar nga përfaqësues të Senatit, kam takuar një numër të madh senatorësh e kongresmenësh që merren direkt me politikën e jashtme të SHBA, si dhe bashkëpunëtorë të nivelit të lartë të administratës Trump, ku kemi diskutuar për situatën në Shqipëri, me theks të veçantë mbi impaktin e krimit dhe parave të drogës tek zgjedhjet. Dua të ndaj sot me shqiptarët lajmin se kam marrë mbështetje nga të gjithë bashkëbiseduesit, nga të gjitha nivelet, edhe ata të administratës Trump, për kauzën e zgjedhjeve.

VOA: Çfarë prisni nga zyrtarët amerikanë?

Lulzim Basha: Nuk presim të na zgjidhin problemet të huajt. Së pari duhet informimi i qendrave kryesore të aleatëve tanë strategjikë, Uashingtonit, Brukselit dhe partnerëve të tjerë. Sepse me investimin edhe të parave të narkomafias shqiptare është investuar në dezinformimin si të publikut ndërkombëtar, ashtu dhe të qendrave të vendimmarrjes politike.

VOA: A vini në dyshim informacionin që Ambasada Amerikane në Tiranë dërgon në Uashington?

Lulzim Basha: Nuk ka të bëjë kjo. Kjo është çështje e komunikimit diplomatik. Komunikimi mes ambasadës dhe DASH janë çështje të tjera. E kam fjalën për lobistët e paguar nga narkomafia, të cilët punojnë në Uashington, Bruksel, Berlin dhe Londër për të fshehur të vërtetat e hidhura të Shqipërisë dhe për të keqinformuar aleatët tanë. Qendrat kryesore të politikëbërjes shohin me shqetësim se si nën qeverisjen e Edi Ramës Shqipëria është kthyer në furnizuese të Europës jo vetëm me marijuanë por dhe heroinë e kokainë, sesi shteti ligjor është zhbërë dhe sesi procesi demokratik është asgjësuar nga kriminelë me nam, që sot bëjnë ligjin në shtetin shqiptar dhe brenda PS-së. Kjo njihet nga të gjithë dhe konstatohet si problemi kryesor për të ardhmen e Shqipërisë. Pengesa kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në BE është kriminalizimi total i shtetit dhe kërcënimi që krimi i organizuar përbën për zgjedhjet e lira e të ndershme.

VOA: Kërkesa juaj për qeveri teknike është hedhur poshtë nga kryeministri, që ka deklaruar se në zgjedhje PS do të shkojë edhe e vetme. Nëse nuk plotësohet kërkesa juaj dhe zgjedhjet mbahen në datën e dekretuar, ju a do të merrni pjesë në to?

Lulzim Basha: Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën dhe nuk do të lejojë as opozita e as qytetarët zgjedhje farsë.

VOA: Këtë nuk e përcaktoni ju…

Lulzim Basha: E përcaktojnë qytetarët, që kanë folur qartë më 18 shkurt, po flasin ditë për ditë e natë për natë. Ka me mijëra që nuk kanë asgjë të përbashkët me programin tonë elektoral, por që thonë se zgjedhje me krimin në pushtet nuk do të ketë.

VOA: A mendoni se ka mekanzima PD për t’i bllokuar zgjedhjet?

Lulzim Basha: Sigurisht që po. Të gjitha mekanizmat demokratikë e paqësorë të vendosur për të mos lejuar një proces farsë e që ne do t’i shpalosim hap pas hapi në vartësi të situatës politike. Zgjedhje me krimin, drogën dhe Edi Ramën nuk do të ketë.

VOA: Zgjedhjet janë dekretuar nga presidenti më 18 qershor, nëse ato zhvillohen a do marrë pjesë PD?

Lulzim Basha: Zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Ju garantoj që zgjedhje fasadë nuk ka, nuk mund të ketë. Votime po. Ka patur votime për 50 vjet në Shqipëri, por jo zgjedhje.

VOA: Pra kishte?

Lulzim Basha: Votime po, zgjedhje jo.

VOA: Pasojat janë të tjera gjëra, por votimet mund të zhvillohen…

Lulzim Basha: Proces farsë nuk ka për të pasur dhe bashkë me qytetarët jemi të gatshëm të marrim të gjitha hapat demokratikë paqësorë.

VOA: Pra, ju nuk pranoni të thoni se nëse zgjedhjet mbahen ju nuk do të merrni pjesë?

Lulzim Basha: Jo, këtë e kemi sqaruar njëherë e mirë. Nuk do ketë bojkot, por nuk do ketë zgjedhje të diktuara nga krimi dhe droga.

VOA: Zgjedhjet nuk i keni ju në dorë. Nëse do ketë edhe zgjedhje farsë ju do merrni pjesë në to?

Lulzim Basha: Nëse ka përpjekje për zgjedhje fasadë shoqëria shqiptare do të ndalë një maskaradë të tillë dhe do t’i japin shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk mund të ketë bojkot se nuk do ketë zgjedhje fasadë.

VOA: A shikoni një zgjidhje të mundshme veç kërkesës maksimale për qeveri teknike?

Lulzim Basha: Zgjidhja që ne kemi propozuar është e vetmja në këto kushte. Ne për 1 vit u përpoqëm ta zgjidhnim këtë me Edi Ramën kryeministër, duke i propozuar paketën e majit 2016, përfshirë votimin elektronik; duke propozuar në korrik paketën kushtetuese dhe një sërë propozimesh të tjera që do të adresonin problemin e shit-blerjes së votës, kapjes së medias dhe atë të përdorimit të shtetit në fushatë. Por me vetëdije zoti Rama asgjësoi çdo mundësi për të zgjidhur këtë çështje. 18 shkurti është produkti i arrogancës dhe bindjes kriminale të zotit Rama se Shqipëria do të pranojë një proces zgjedhor të ndikuar nga krimi. Ne kemi ardhur me këto kërkesa pasi është shterruar çdo mundësi tjetër. Ky është një oportunitet për të çliruar PS nga krimi.

VOA: Ndalojmë tek reforma në drejtësi. Si ju përgjigjeni kritikave të bërë ndaj partisë tuaj për vonesat?

Lulzim Basha: Ka dy nivele keqinformimi dhe dezinformimi. I pari është që PD është kundër reformës. Në fakt PD ka votuar, ka iniciuar ndryshimet kushtetuese e ka insistuar që standardet e reformës të ishin si ato të SHBA. Më 22 korrik ne e fituam këtë betejë dhe e votuam. Por dikush nuk ishte i lumtur. Ky dikush nuk e sheh reformën si mundësi për t’i dhënë shqiptarëve gjyqtarë dhe prokurorë të pakontrolluar, por për të kontrolluar sistemin e drejtësisë. prandaj ai theu një marrëveshje të bërë me prezencën e SHBA dhe BE, që 7 ligjet kryesore për të zbatuar paketën kushtetuese do të kaloheshin në konsensus me opozitën. Amerikanët, që ishin përgjegjës për ligjin për SPAK dhe BKH, e detyruan zotin rama të mbante fjalën dhe ky nga këto 7 ligje është kaluar me konsensusin tonë. 6 të tjerat janë jashtë standardit dhe garantojnë që Rama sot, ose Basha nesër të fusin duart në drejtësi. Zhbllokimi i reformës në drejtësi vjen përmes krijimit të qeverisë teknike, që garanton zgjedhje të lira e të ndershme dhe futjes së 6 ligjeve në binarët e Kushtetutës.

 

15 komente në “Basha kundër ndërkombëtarëve: S’presim zgjidhje nga të huajt, jo zgjedhje me Ramën! Aludon se ambasadorët paguhen nga narkotrafikantët”

  1. santiago says:

    ore nuk e kuptova se cfar thote ,mund te ma thote njeri

    1. Toku says:

      Santiago.. ti se kuptove kete radh. Un kam nja tre vjet qe se mar vesh hic. Ta kemi ne fajin vallë….??

    2. **//** says:

      Eshte shume e veshtire te kuptosh cfare mund te thote nje idjot se jeton ne nje bote paralele. Mbase ndonje psikiater arrin ta kuptoje.

    3. Kujtimi says:

      Ky eshte nje psikopat psiqik . Te gjith jan kundra ketij injoranti . Nuk e perkra njeri nga nderkombetaret . E perkrain vetem disa njeres te shitur qe nuk e duan vendin ton. Keta duhet te ngrihet oopulli ti perzei nga cadra . Po behen penges per integrimin e shqiperis

    4. Kujtimi says:

      Ky eshte nje psikopat psiqik . Te gjith jan kundra ketij injoranti . Nuk e perkra njeri nga nderkombetaret . E perkrain vetem disa njeres te shitur qe nuk e duan vendin ton. Keta duhet te ngrihet oopulli ti perzei nga cadra . Po behen penges per integrimin e shqiperis ,,,, ,,,,,? ? ? ? ? ? ? ? ? 5 ky eshte nje Myteber

  2. Azio says:

    Ore po ky qenka karabush.
    Keshtu sic po mohon rolin e nderkombetareve ti,mendon se do marresh pushtetin?
    Ik ore koqe,se na turperove te gjitheve,edhe simpatizantet e pd.
    Shkerdhate,injorant politik.

  3. alphade says:

    Luli , mos e dridhni ! Halli yt dhe i Sali vicidolit eshte Ligji i Vettingut ?!
    As nuk guxoni ta permendeni kete ligj ! Ju ka lene pa gjume tash 18
    muaj Ligji i Vettingut ! Doni te mbroni me cdo kusht hajduterine dhe
    i mashtroni shqiptaret dhe te huajt me gjithfare llojsh alibishe duke
    sajuar fillimisht “kanabisin” dhe “zgjedhje te lira dhe te ndershme” dhe
    tani na kane dale me teorine e “qeverise teknike” dhe “doreheqjen e
    Rames” ! Kjo e fundit ngulmohet nga opozita per te vetmin fakt se
    Rama eshte kembengulsi numur nje per aprovimin dhe zbatimin e
    Ligjit te Vettingut ,prandaj kerkojne largimin e zotit Rama si K/ minister,
    per te futur duar ne kete ligj dhe qe te shpetojne lekuren e tyre nga ndesh-
    kimin i mbare popullor,mbi 98 perqind qe kerkojne denimin e Sali- Lul
    Berishes- Bashes per malin me krime qe rendojne mbi ta si dhe hajdute-
    rine e tyre marramendese ! Vettingu do t’i zgjidhe perfundimisht per ta
    ndare shapin nga sheqeri ! Nje duhet te jete e qarte per cdo shqiptar :
    Ne se Berisha nuk shkon prapa hekurave,qeveria e koalicionit socialist
    nuk ka bere asgje ! Dhe ne se koalicioni socialist con para drejtesise dhe
    arrine ndeshkimin e Sali Vicidolit ,duke konfiskuar tere pasurine e plackitur ,
    ka arritur 85 perqind te premtimeve te saj ! Shqiptari eshte mesuar me var-
    ferine ,por jo,kurre Jo me padrejtesine …..!

  4. Dajti USA says:

    Ky qenka fare budalla,nuk e presim zgjidhjen nga nderkombetaret thote Koqja,por nga Dritan Hila dhe Artan Fuga,ke perfaqson ky Hilja vec Xhunges (ne se e perfaqeson dhe ate). Si ka mundesi qe partia me e madhe e opozites te katandiset me nje hajvan te tille ne krye,ku pyeste ajo dhe ku pergjigjej hajvani i Saliut. Me sa kuptova nga intervista,ketu ne USA nuk e ka pjerdhur njeri,dhe ne se ka takuar ndonje te dores se fundit,nuk kane pranuar te dalin ne foto,se ndryshe do e publikonte.

  5. niko says:

    Ore po pse do hyje ne burg Basha me Balozin e topuzit,Ai e ka te sigurte qe do te humbi dhe pjerdh kot qe macja hengri veshin e Palokes. dhe nuk hyjme zgjedhje.Sa me shume zgjat ,aq me keq e ka punen.

  6. Asus says:

    Keta u sherbejne serbeve. Mjer kush jane bashkuar me ta, Dashamir Shehi, Kreshnik Spahiu e co. Mjer Dritan Hila dhe Artan Fuga qe per nje bythe karrike behen me djallin. Keta Don Kishot qe I kundervihen progresit te vendit do perfundojne ne kosh te plehrave.

  7. NAQJA says:

    HEJ!!!
    PO KRESHNIKU ,KU ËSHTË???
    SE MOS NA E KA GJETUR GJË KRESHNIKUN.!
    NA MORRI LUMI PASTAJ.!
    KUSH MBAN RAMËN NGA TË QARËT.!????????????????????

  8. Z.Rama i ka te sigurte fitoren sepse ka mbeshtetje nga shumica e popullit dhe nga nderkombetaret.

  9. Jimi says:

    Me demek moj Lule Amerika nuk eshte djepi i demokracise qe ne enderojme, por vendi me i korruptuar ne bote , i cili per pese aspra shitet e bliet, me aspra te pastra apo te pista!? Hajde Lule hajde!?

  10. rigoni says:

    Mos e shani se ai ka shumicen derrmuese te popullit tone.E tha edhe tek Zeri I Amerikes.

  11. lennard says:

    Mjere PD ku ka katandisur.!!!!Lul Sumkapuc-Hajduti e tregoi veten se sa Kerric eshte.Nuk i kane bere fajde mesimet e Sale-Serbit.Duket sheshit qe Sale-gerdeci do ta qeroje kete sumkapuc.Do te sajoje ta marri vete Drejtimin .Po nuk ka cfare ben !! E ka marre ferra Uraten .PD perfundimisht do te shkoje per LESH .Populli e ka kuptuar kush jeni JU VRASES DHE HAJDUTE.VETINGU po afron- do te merni denimin e MERITUAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje