“Berisha kundër reformës, atentat kundër çështjes shqiptare në Ballkan. Historia e reaksionit prolindor dhe korrupsionit shtetëror, ka marrë fund”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Kur fryma patriotike e një populli është shumë më e madhe nga fryma që përcjell klasa politike që e drejton atë, nuk ndërrohet populli por klasa politike.

Kjo është gjendja shoqërore sot në Shqipëri: shqiptarët dhe sidomos brezi i ri, janë të mbërthyer realisht nga një frymë patriotike, por nuk mbështeten për këtë nga e gjithë klasa aktuale politike. Por, megjithatë, tani po kuptohet dita-ditës se Shqiperia e bashkuar trojesh është e ardhmja e tyre…

Klasë politike kaq jashtë interesit shqiptar, kurrë nuk ishte menduar se mund të gjendej në Shqipëri, në një kohe kaq të favorshme si kjo që ka ardhë sot në Ballkan për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

Çfare po tregon kjo kohe?

Para së gjithash po tregon një injorancë politike dhe ligësi bashkë me të, të klasës aktuale politike, e cila realisht nuk është në gjendje që të kuptojë historinë dhe ta bashkojë atë me politiken aktuale të Perëndimit në Ballkan. Kjo vjen sepse shqiptarët po vuajnë injorancën dhe korrupsionin e klasës politikë që po i drejton, e cila, më të gjitha mjetet, po kërkon që të bllokojë reformimin institucional të shtetit shqiptar nëpërmjet Reformës në Drejtësi; edhe pse këtë Reformë po e drejton politika amerikane; me para dhe me ekspertizë.

Kur një klasë e tërë politike nuk e njeh ose nuk e pranon historine e vendit të saj, sepse historia e zhvillimit kombëtar bie ndesh me interestin e saj, varri i saj është dhe qendron gjithmonë i hapur, sepse, një klasë e tillë politike, nuk ka pasur kurrë të ardhme.

Edhe në Shqipërinë e sotme kjo pritet të ndodhë; sepse politika amerikane, në një aleancë të plotë shqiptaro-amerikanë, do ta çojë domosdoshmërisht deri në fund këtë Reformë, edhe pse pjesa e korruptuar e klases politike eshte kunder saj.

Por duhet të theksojmë se, në një histori si kjo jona, kur reforma institucionale skarton të gjithë korrupsionin shtetëror që ka drejtuar shtetin, në fillim vjen frika e klasës politike të korruptuar, pastaj nis urrejtja e saj kundër popullit të saj, dhe, në fund, vjen ose tendenca e bashkimit të klasës politike me interesin antikombëtar të shovinizmit fqinj, ose vetëshkatërrimi shoqëror.

Janë abuzuesë, prandaj. Dhe, për këtë shkak, janë jo vetem të korruptuar por edhe përbuzës të popullit të tyrë: janë realisht gënjeshtarë që bejne çdo akt kundër shqiptarëve, në favor të padrejtësisë, për të ruajtur sundimin e tyre politik, sepse kështu kanë vepruar të paktën në njëqind e pesëdhjëtë vjetët e fundit. Por këtë herë, kanë kundër edhe dy fuqitë e medha perëndimorë: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Të gjitha aleancat e tyre të mundshme me forcat ndërkombëtare lindore antiperëndimore, janë një kotësi absolute.

Korrupsioni shtetëror shqiptar është hedhur tërësisht kundër aleancës shqiptaro-amerikane, vetëm pse kjo kerkon vendosjen e moralitetit dhe drejtësisë në Shqipëri. Por a kanë mundësi që ta zhbëjnë ose ta mundin këtë aleancë? Edhe kjo është një pamundësi absolute.

II.E gjithë veprimtaria e Berishës kundër Reformës në Shqipëri është atentat kundër çështjes shqiptare në Ballkan.

Historia e trishtimit shqiptar është rrjedhojë e padrejtësisë territoriale antishqiptare në Ballkan. Kur bota të njihet me faktet dhe të vërtetën e genocidit antishqiptar të grekëve dhe fqinjëve sllave kundrejt popullsisë shqiptare, të gjithë do të habiten me forcën shpirtëtore të shqiptarëve për mbijetesë. Kanë qenë hordhitë e huaja të fqinjëve dhe të shiturit e brendshëm që kanë krijuar historinë e trishtimit shqiptar. Por forca e mbijetesës shqiptare tani ka dominuar mbi historinë antishqiptare. Në fakt ky është thelbi i progresit aktual shqiptar.

Kjo është arsyeja primare politike e reformimit të shtetit shqiptar. Reformimi demokratik dhe perëndimor i Shqipërisë si drejtësi, ligj dhe treg i lirë, krijon bazën reale të bashkimit te dy shteteve shqiptarë në Ballkan. Reforma në Drejtësi që po kërkohet të kryhet në Tiranë është realisht mbështësja thelbësore për bashkimin e të gjithë shqiptarëve të Ballkanit Perëndimor në një shtet shqiptar. Sigurisht që kjo po ndesh në reaksionin e bashkuar prolindor, nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor; por kjo histori tani ka marrë fund: shqiptarët do të fitojnë të drejtat e tyre që iu jep kjo kohë në Ballkan. Mbijetesa e tyre shekullore, lashtësia e gjuhës dhe rezistenca për identitëtin kombëtar, tanimë ua ka dhënë këtë të drejtë.

III. Tetë milionë shqiptarët që mbijetojnë sot në Ballkanin Perëndimor, të ardhë nga shekujt me sakrificë sublime, përbëjnë sot epiqëndrën e politikës amerikane dhe europiano-perendimore në këtë rajon.

Kurrë, që nga rënia e Austrohungarisë, shqiptarët nuk kanë qënë kaq të përkrahur nga fuqitë e mëdha. Por gazetaria shqiptare dhe mendimi shqiptar për trajtimin historik të kësaj çështjeje, është sot një mediokritet që imponohet nga korrupsioni politik.

Sot sheh të ashtuquajtur analistë gatiinjorantë që janë me Beogradin ose me Athinën, kundër të ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve, sepse ose janë antiamerikanë, ose janë antiperëndimorë, ose janë të paguar nga korrupsioni politik që sundon me psikologjinë e pashallëkut sot në Shqipëri. Të gjithë bashkë janë bërë bllok që të mbijetojnë kundrejt Reformës në Drejtësi.

E gjithë kjo gjendje reformuese që po vjen për të riinstitucionalizuar shtetin shqiptar, eshtë pasojë direkte e aleancës shqiptaro-amerikane, e cila aktualisht po drejton procesin në kundërshtim të hapur me korrupsionin e lartë shtetëror. Por, në këtë kohë, po shihet përditë e më shume në shtypin e fqinjëve, një reaksion kundër kësaj aleance. Reaksion banal, sigurisht; që nuk i sell dot asnjë dëm reformimit shqiptar, i cili, deri tani, pengesën e vet e ka hasur së brendshmi, dhe jo së jashtëmi

Vështirësia për triumfin e antkorrupsionit shtetëror në Shqipëri vjen si pasojë e mpirjes së opinionit publik shqiptar. Ky opinion eshtë mosbesues, sepse shoqëria shqiptare e ka humbur besimin për historinë shqiptare me prosperitet dhe me zhvillim.

Të gjithë janë në pritje por dhe me dyshim. Ashpërsia që po tregon politika amerikane kundër taboreve korruptive në Tiranë ka dhënë besim, por nuk mjafton, se duhet ende kohë për të krijuar një opinin publik shqiptar si mbrojtës adeguat i të drejtave të veta.

Forcat e hapura antiamerikane sot në Tiranë janë të bashkuarit e Sali Berishës me retorikë të gënjeshtërt “kundër maxhorancës qeverisëse”. E gjitha kjo dallon se është një retorikë e kotë, sepse në thelb është antiamerikane dhe jo antimaxhorancë. Por, me shumë frikë që të dalë hapur. Kurse qeveria aktuale, po e pranon Reformën në Drejtësi pa asnjë pengesë proceduriale, pavarësisht se edhe ajo dallon të mos jëtë shumë komode me Reformën amerikane në drejtësinë shqiptare. Gjithsesi, ajo që spikat si regres, është kundërvënia e hapur e fluksit Berisha kundër Reformës në Drejtësi. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse është në thelb antireformë. Lufta pa sens kundër ambasadorit amerikan dhe ambasadores së Bashkimit Europian e provon këtë. Kuse , në anën tjetër, qeveria shqiptare dallon se po i përmbahet rigorozisht aleancës shqiptaro-amerikane.

Veprimtaria e Berishës dhe e Partisë Demokratike si lidership, është një antireformë, por që deri tani, edhe pse e ka zvarritur Reformën, nuk e ka ndaluar dot. Shembulli i fundit është çeshtja e vetingut. Të gjithë të korruptuarit janë kundër këtij procesi; dhe, që të gjithë, janë të mundur përfundimisht nga veprimtaria me forcë të hapur e ambasadorit amerikan Donald Lu.

Tani, me gjithë ngushtesinë që ka krijuar tradita korruptive, antishqiptare dhe shitëse e interesit shqiptar te fqinjët, gjithçka erdhi në pikën e fundit: Reforma në Drejtësi dhe riinstitucionalizimi demokratik i Shqipërisë, nuk mund të ndalet. Kjo reforme është një kusht i madh i të gjithë progresit shqiptar në Ballkanin Perëndimor – edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, dhe kudo ku banojnë shqiptarë në këtë zone. Prandaj nuk mund të ndalet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në ““Berisha kundër reformës, atentat kundër çështjes shqiptare në Ballkan. Historia e reaksionit prolindor dhe korrupsionit shtetëror, ka marrë fund””

  1. Valter says:

    Cdo klase politike e secilit vend eshte pasqyre e popullit te vet.
    Cdo shtet perendimor a lindor perdor te gjitha menyrat per te mbrojtur interesat e tij.
    Perallat nacionaliste dhe epiqendra e te qenit boshti i botes jane dale boje.
    Mundesia per te rojtur thjesht,ne nje shtet normal ku ligji te jete nje per te tere,
    ku normaliteti i te ghitha gjerave duket apsurde,
    ku interesi i shtetit dhe shtetareve tend duhet te jete paresori ndaj cdo lloj interesi tjeter,
    Ekzizton,sado larg qe mund te jete.

  2. Tema says:

    Korrupsioni po zgjon pensionistin Berisha.

  3. Niko says:

    AVOKAT!!
    E ÇUDITSHME KJO RREZISTENCÊ E MADHE E PD.!
    KU E GJEJNË KURAJON??
    ME TË VËRTET MENDOJNË SE RRËMUJA MUND TI SHPËTOJË NGA VETINGU??

  4. Vjos says:

    Reforma ne drejtesi do kaloje dhe zagaret e cadres do turperohen per gjithe jeten, do perfundojne ne burg, do u merret pasuria dhe vendi do clirohet drejte te ardhmes. Vetingu eshte pengesa e fundit qe nuk ndal dot deshiren shqiptare dhe aleancen me perendimin. A e pate si I merrej goja Lulit te Zeri Amerikes? Kane marre fund.

  5. jon says:

    perpelitjet e fundit te sale kriminelit……….do i vjellin ato qe kane ngrene……..

  6. nn says:

    vettingu do ti shkaterroje ato te pd ato mendojne se duke qendruar ne cader do te shpetojne nga vettingu po ato jane te penduar se po qendrojne ne cader po nuk dalin nga aty se jane te turperuar po ku pyesin per turp ato aman

  7. nn says:

    po ku pyesin keto per turp aman turpin keto e hajne me buke

Lini një Përgjigje te Valter Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *