Besnik Mustafaj rrëfen peripecitë: Si mbeta në Francë me vetëm 500 dollarë

24 Mars 2017, 19:28Politika TEMA

Publicisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmve në “News24″ tha se nëse zgjedhjet e 18 qershorit zhvillohen pa opozitën, kriza në vend do të thellohet.

Mustafaj u shpreh skeptik për vazhdimin e protestës nga ana e opozitës duke thënë se duhet të matet se sa kjo kauzë është përqafuar nga opinioni publik, ndërsa për kryeministrin Rama tha se po mban një qëndrim kokëfortë ndaj argumentave të opozitës.

“Nuk shoh që opozita të ndryshojë qëndrim, po ashtu as nga kryeministri që tha se kriza e PD nuk duhet parë si krizë e vendit. Ne gjendemi përsëri në thelb të krizës që kemi qenë, vetëm baza e të cilës thellohet. Do shohim se si do bëhen zgjedhjet nëse Rama futet i vetëm në garë.

Do shohim si do administrohen zgjedhjet pa prezencën e partive të opozitës dhe do shohim si do sillet LSI. Ndërsa për Lulzim Bashën jam i mendimit që nuk është e mjaftueshme që të pëlqehesh vetëm nga militantët e partisë tënde. Lidershipi duhet të shkojë përtej, ne nuk kemi matës të opinionit publik.

Duhet kuptuar sa është përqafuar kauza e opozitës nga opinioni publik. PD ka dhënë të gjitha argumentat pse nuk do shkojë në zgjedhje. Rama ka treguar se nuk lëshon pe për të dëgjuar argumentat e opozitës. Rama ka një qëndrim kokëfortë. Nuk analizon arguementat e opozitës.

Ai është i qartë në kokëfortësinë e tij. Kemi parë një kokëfortësi të ngjashme në vitin 1996, kur mbeti parlamenti nga maji deri kur u krijua qeveria e Finos, mbeti pa opozitën. Çfarë reformash mund të ndërmarrë një mazhorancë pa opozitën”, tha ai.

Ndër të tjera shkrimtari është kthyer 20 vite pas, në kohët e vitit famëkeq 1997. Mustafaj rrëfen se në atë kohë ishte ambasador në Francë, ndërsa thekson se të gjithë diplomatët kaluan momente të vështira, pasi ishin ‘braktisur’ nga shtetit. Ai pohoi se në arkën e ambasadës së tij kishte vetëm 500 dollarë dhe nuk kishte mundësi që të lëvizte.

“Në vitin 1997 kam qenë ambasador në Francë. Kemi pasur momente të vështira. Diplomatët thuajse ishin ‘braktisur’. Unë komunikoja çdo ditë me Berishën. Kjo për hir të lidhjeve personale që kishim. Kisha përparësi dhe angazhimin që ndjeja. Unë isha ndër ambasadorët politikë, pasi isha një nga themeluesit e PD-së. Unë shkova dhe bisedova në Ministrinë e Jashtme. Kisha në arkë vetëm 500 dollarë.

Isha ambasador jo rezident. Kam rregulluar në mënyrë urgjente një takim me presidentin e Portugalisë. U detyrova të ecja për 3 mijë km me makinë dhe kam fjetur në Lisbonë tek një miku im ambasador, bashkë me shoferin tim, sepse nuk kisha lekë për hotel.

E më pas kam shkuar të takoj presidentin. Unë merrja ndonjë informacion nga miqtë tanë. Trupit diplomatik duhet t’i vinin informacionet, por s’kishim as internet që të lexonim. Kisha nja 3 burime të paanshme në Tiranë, nga ata informohesha. Unë e dija nga Berisha që ai pas zgjedhjeve do jepte dorëheqje”, – ka rrëfyer Mustafaj.

8 komente në “Besnik Mustafaj rrëfen peripecitë: Si mbeta në Francë me vetëm 500 dollarë”

  1. ML says:

    trego vilen ne dajt mbi 5 miljon dollare

    trego kur shkove me gruan ne selanik ne 1991 me veture te nje
    malsori amerikan nga shoshaj…..dhe shkruajte tregimin nje” kafe turke”

    spjego si i lepije sekrecjonet nexhmijes kur ishe ne I M.L

    BOLLMONSTRASENAISHPIFET

  2. anamaria says:

    Sa gjynah me vjen per besnikun me pardesy te bardh….

  3. Drejtësia says:

    Ore tutkun krahason Ti vitin 96 me 2017.Po çlidhje ka mor i poshtër,harruat ça bëtë ju në ato zgjedhje?I vodhët hapur e rrahët e zhdukët njerëz në mes të Tiranës.
    Je shumë shum i ndyrë që bën krahasime të tilla.
    Sa për zgjedhjet do bëhen o Besnik e do jenë shumë të rregullta.Do fitojmë do votojmë vetingun që të futim rracën tuaj hajdute në burg e pastaj do bëjmë zgjedhje të parakohshme që tju asgjesojmë përfundimisht juve e të lindë nga e para një opozitë në Shqipëri.E more vesh tani pjestar i tufës hajdute e vrasëse?

  4. Fshatari Hollandez says:

    Ore sa “Paska Vuajtur” ky i Shkreti?????? ME BERE TE “QAJE” o Mustafa…????TA Dija se ishe kaq “Keq” une “Pshatari” do te shisja ato 5-6-shte Delet e Zgjebosura dhe do ti kisha dhene ty Leket..pse o kote te kishim ne France dhe Ambasador???Po nje Gje:TA KA DHJERE Shoku yte i Ngushte Sali Berisha..te la pa nje “Koqe leku” ne France…e po keshtu e ka Shoqeria e Ngushte:OSE DO TJA FUSESH OSE DO TE TA FUSE-……

  5. fida says:

    Me kujtohet mitingu i Edi Rames dhe A.Klosit para stadiumit Qemal Stafa.Ky vemja rrinte fshehur pas kollonava te bibliotekes se inxhinjeris,dhe si skuth shenonte per ti raportuar \Sali Berishes.QE ATEHERE E KUPTOVA SE EDHE SALIU EDHE BESNIKU ETJ IA KISHIN ME TE FUTUR DEMOKRACISE,dhe ky vemje edhe sot edhe dje eshte eminenca gri e klanit Berisha,qe atehere kur ne benim nje xhiro te bulevardi i madh kurse Saliu e Besniku, benin 10 here Skenderbe /Universitet,me hap katundaresh tropojanesh

  6. arben says:

    E vertete o Beso.Zbritet nga malet me kepucet e shqyera e tere balte, veshur nga nje pardesy te bardhe qe me kushedi sa kursime e sakrifice I kishit mare e sot kur populli eshte bere akoma me I varfer sec ka qene ti dhe kopeja e bashibozukeve qe u bene politikane , gjyqtare, prokurore e lloj lloj poste te tjera shteterore e private jeni bere super milionere jo ne leke por ne dollare e euro, me prona te patundeshme ne miliona e privilegje te tjera qe vetem kastat ne vendet diktatoriale mund ti kene.E bukur eshte se te gjithe ju bastarde qe mbollet kaos e anarki ne vend e tregoni ne menyre te pavetedijshme se nga e keni prejardhjen dhe se si e keni siguruar pasurine maramendese qe keni sot.Ka ardhur koha te ndahet shapi nga sheqeri e tu zbrazim barkun ketyre sharlataneve qe grabiten nga populli shqiptar,

  7. besniku says:

    O pjese e barbarise! O pjese e shpellarise! O pjelle e berishizmit!
    Rri e gezo ato shtepi qe ke, se per politike ke atin tend shpirteror, qe te shkelte me kembe (jo vetm ty, sigurisht) dhe tani i servilosesh ende.

    Jo 25 vjet, por as per 250 vjet nuk beheni dot qytetare, dmth te civilizuar, por per shkak te mungeses se qyteterimit, te shkollimit dhe te dukates, ju shfaqni barbarine, mizorine, kercenimet per lufte, per vrasje, per djegje, per terheqje zvarre, per skuqje me gjak etj.

    Nuk re di perse je deformuar keshtu, nga fytyra po se po, por edhe nga mendja!

  8. Xhixhi says:

    Perse po mban Rama qendrim komeforte mor malok marksist leninist qurrashi i Nexhmije Hoxhes…Kriminelet Bersha e Basha po kerkojne qeveri teknike sepse ju eshte ngushtuar laku ne fyt…ku eshte pare qe nje qeveri e votuar te zevendesohet nga qeveri teknike sepse i do bytha Berishes dhe Bashes qe kane nga prapa vetem kriminele dhe te korruptuar. Populli i ka dhjere ne koke me kohe. Kane nga prapa vetem njetez si puna jote or masksara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje