Bujar Nishani bëri me Xhafajn dhe Zhitin, atë që s’e bën dot me Berishën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti Nishani është vënë së fundi në qendër të debateve lidhur me qëndrimin e tij ndaj dy rasteve me pika të ngjashme: Fatmir Xhafaj dhe Visar Zhiti.

Që të dy këta nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin në terma politikë; madje vijnë nga dy botë të kundërta dhe antagoniste të së djeshmes.

Por që së fundi janë ballafaquar me dy akuza për implikime në të kaluarën komuniste, njëri se ka qenë hetues e për rrjedhjojë ka ushtruar tortura, e tjetri se si i burgosur anti-komunist ka bashkëpunuar me organet e sigurimit.

Dhe Nishani, nga ana e tij, i ka marrë në konsideratë këto në qëndrimet e tij publike, edhe pse ta paprovuara zyrtarisht, duke bërë edhe kësaj here, si gjatë 5 viteve të ushtrimit të detyrës si president, partiakun e rëndomtë në shërbim të forcës së tij politike që e ka sjellë në atë post, duke ndjekur dy standarte në aktet e tij.

Siç dihet, prej vitesh qarkullon dhe një akuzë e ngjashme ndaj ish-kreut demokrat, Berisha.

Hysen Shoshori, një i përndjekur që tashmë nuk jeton, thuhet se e ka denoncuar vite më parë Berishën në një gazetë si njeri që ka bërë denoncuesin në shërbim të regjimit, në kohën e të qënit sekretar partie në spital, shkruan Tesheshi.com.

Por, pavarësisht kësaj, Nishani ka vepruar ndryshe me Berishën, të cilin e ka dekoruar.

Nishani ka ndjekur dy standarte në gjykim, kur për Xhafajn tha se nuk ishte dakort për emërimin ministër, porse Kushtetuta nuk ja lejonte; ndërsa për Zhitin tha se nuk e kishte dekretuar ambasador pasi dikush i kishte çuar mesazh për të qënit e tij ish-bashkëpunëtor sigurimi, qëndrime këto aq diletanteske, sa vetëm implikimet politike, por dhe një nivel i ulët kulturor prej shtetari, mund ta çojnë deri në këtë pikë kreun e shtetit.

Dje, Agron Tufa i bëri një mbrojtje dinjitoze Zhitit nga akuzat e Nishanit me dokumentin e publikuar ku poeti i burgosur refuzonte bashkëpunimin me sigurimin.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Bujar Nishani bëri me Xhafajn dhe Zhitin, atë që s’e bën dot me Berishën”

  1. Erdio says:

    Ahha cfare.paske.bere o nishan, po me zhitin cpate,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *