“PS-LSI në zgjedhje fitojnë 100 deputetë. Çadra? Vrau një lider, lindi një lider…!”

Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar se koalicioni PS dhe LSI mund të fitojë 100 deputetë në garën e 18 qershorit.

Ai tha se marrëveshja PS dhe LSI për të hyrë bashkë në zgjedhje është e kopsitur dhe e përfunduar, por që nuk ka ende detaje të mënyrës së qeverisjes, e cila është një vazhdimësi e reformave që kanë mbetur pa përfunduar, pavarësisht 100 mandateve që mund të marrin bashkë këto dy parti në zgjedhje.

Më tej, në Opinion ai tregoi se pse është kundër këtij koalicioni.

E para, jam kundër se kemi një opozitë të dobët. Dhe çadra ka dy funksione, vrajsa e një lideri dhe ruajtja e një lideri.

Çadra realisht është për të ndërtuar një opozitarizëm që ka munguar për tre vite.

Çfarë do të thotë vrasja e një lideri? Çadra e riktheu Lulzim Bashën të heshtur.

Dhe do largojë Sali Berishën, i cili realisht ka një moshë për të cilën ai duhet të hapë krahun.

E vetmja gjë që e ka shpëtuar pluralizmin në Shqipëri është çadra dhe lindja e Bashës si lider.

Opozitarizmi në Shqipëri me Partinë Demokratike ka qenë i shpërndarë në dy nivele.

Niveli opozitar sipas funksionit opozitar brenda Parlamentit.

Si dhe niveli opozitar brenda mazhorancës. 

Cfarë janë këto dy opozitarizma brenda këtij koncepti.

E para, ky opozitarizëm ose opozitarizmi i Metës është për t’a ruajtur apo për t’a fuqizuar këtë opozitarizëm të dobët të PD-­së, që Rama të mos ketë fuqinë që të sundojë Shqipërinë me mënyrën e vet politike“, tha Haxhiu.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““PS-LSI në zgjedhje fitojnë 100 deputetë. Çadra? Vrau një lider, lindi një lider…!””

  1. LORA says:

    Corbe pe Batoni,,,,opozitarizem pe Batoni,,,pluralizem pe Batoni !!!!!
    Vari teneqen,mendjellinjve anal-ista.

  2. Lengata Vazhdon says:

    Eshte Lajm i Madh, nese eshte i vertete!
    Partia Demokratike dhe Pluralizmi ne Krize, shpeton nga virusi Ilir Meta.
    Mjere socialistet e ndershem dhe Shqiperia qe do vazhdojne te vuajne kete ethe dyshuesish e makutesh te pangopur…

    Le te shpetoj edhe PD prej atyre qe enderruan ri-bashkimin me Ilir Meten…

    Gjynah per ata qe shpresuan ne Reformen per Drejtesi: asnje pesh i Madh nuk ka per tu pergjigjur!
    Si mund ta ndeshkosh Berishen, pa Meten?!
    Si mund te zbardhesh 21 Janarin, ne kolaicion me Meten?!

    Lengata e Tiranes vazhdon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *