Hakmarrja e Berishës e Nishanit ndaj ish- kryetares së KQZ, gjykata dëmshpërblen Subashin me 37 paga mujore

24 Mars 2017, 09:03Politika TEMA
Hakmarrja e Berishës e Nishanit ndaj ish- kryetares së KQZ, gjykata

37 pagesa të kryhen për 6 muaj
Tre vite më parë Subashi i është drejtuar me një padi gjykatës administrative të Tiranës, duke kërkuar nga KLD që ta rikthente në vendin e punës ku ka qënë, si gjyqtare e Apelit Tiranë. Në objekt padinë e ngritur kërkohej: .”..konstatimi i diskriminimit ndreqje e shkeljes se ligjit shpërblim dëmi material dhe moral. Të detyrohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë të marrë në shqyrtim kërkesën dhe të vendosë emërimin e paditëses në detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë…”. Nga ana tjetër gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e saj për dëmshpërblim të dëmit material dhe moral, por ka pranuar të dëmshpërblejë Subashin vetëm me kohën kur ajo duhet të ishte në detyrë.Në vednimin e gjykatës thuhet:“…

Detyrimin e palës së paditur, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të dëmshpërblejë paditësen Deshira Subashi,për dëmin pasuror të shkaktuar,duke i kompesuar pagën mbi pagën e përfituar në zbatim të nenit 7 të ligjit nr 8097 dt 23.03.1996 , deri në nivelin e pagës referuese të funksionit si nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për periudhën 01.01.2013 deri 30.01.2016. Rrëzimin e padisë në kërkimet e tjera. Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga përmbaruesi gjyqësor në rast mospërmbushje vullnetare të detyrimit nga pala e paditur. Afati i përmbushjes së detyrimit është 6 muaj…”.

KLD ka refuzuar emërimin si gjyqtare
Më 18 tetor 2012 në Kuvendin e Shqipërisë u betuan Kryetarja dhe anëtarët e rinj të KQZ-së. Kjo do të thoshte se që nga kjo datë, ish-anëtarët e KQZ-së, si edhe ish-Kryetari i saj, duhet të ishin sistemuar në punë të reja.Sipas kodit zgjedhur të vitit 2012, anëtarit të KQZ-së, të cilit i ndërpritet mandati, kthehet në funksionin publik të mëparshëm, ose emërohet në një funksion ekuivalent me të. Ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani është emëruar zv/ministër i Brendshëm, ndërsa ish-anëtari i KQZ-së, Artan Lazaj, është emëruar nga KLD-së, jo në vendin e mëparshëm, gjyqtar në Gjirokastër, por në vendin ekuivalent me të, gjyqtar në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë, shkruan shqiptarja.com.

E vetmja, që deri tani nuk është emëruar, është ish-anëtarja e KQZ-së, Dëshira Subashi. Para se të fillonte punën në KQZ, Dëshira Subashi ka punuar si  gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në momentin e kërkesës kanë ekzistuar dy vende vakante në këtë gjykatë, që prej disa muajsh  KLD-ja i kishte publikuar si vende vakante. Në atë mbledhje të KLD-së, ku u emërua Artan Lazaj, KLD-ja bëri dhe riorganizimin e gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit dhe emri i Dëshira Subashit nuk u diskutua fare. Madje edhe kur në Gjykatën e Apelit Tiranë janë hapur 6 vende vakante sërisht Dëshira Subashi nuk ka mundur të hyjë në punë. Ndoshta mund të vihet në diskutim kush është arsyeja e diferencimit në mosemërimin e ish-anëtares të KQZ-së. KLD-ja është treguar e mefshtë në zvarritjen e pakuptimtë të emërimit të ish-anëtares të KQZ-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje