Kastriot Islami- Sali Berishës: Je bërë si c(k)*ri i parlametit….

24 Mars 2017, 19:09Politika TEMA

“Nano ik!”, ka qënë parulla e demokratëve 13 vite më parë, në vitin 2004. Ishte koha kur PD drejtohej nga Sali Berisha, ndërsa në krye të mazhorancës ishte Fatos Nano. Në janar të vitit 2004, një ngjarje e rëndë ndodhi në Otranto, ku u mbyt një gomone me disa qytetarë shqiptarë që ishin nisur për të emigruar ilegalisht drejt Italisë.

Ngjarja shkaktoi reagime të ashpra të shoqërisë civile, ndërsa opozita e kapi menjëherë situatën duke e kthyer në një aksion politik që përfundoi me lëvizjen “Nano ik!”

Ishte një protestë e fortë e zhvilluar në Tiranë e cila drejtohej nga PD-ja, por që kontributin më të madh e dha shoqëria civile e drejtuar nga kreu i “Mjaft”-it, Erjon Veliaj.

Protesta “Nano ik!” nuk e rrëzoi kryeministrin Nano por lëkundi fort mazhorancën. Jehona e protestës sigurisht që u reflektua në të gjitha seancat parlamentare të asaj kohe. Dhe është një debat  interesant mes Berishës dhe kryetarit të parlamentit në atë kohë, Servet Pëllumbi në të cilin ndërhyn edhe deputeti socilaist i kohës, dhe ish-ministër i Jashtëm, Kastriot Islami.

Më poshtë ka pjesë nga ai debat:

Sali Berisha Do të ngrihet komisioni parlamentar. Dhjetë herë më e rëndësishme se kjo është se kush dha urdhër të qëllohet mbi demonstruesit. Dhjetë herë më e rëndësishme se kjo është vendimi nr. 5 i Qeverisë, me të cilin Fatos Nano vendos veten dhe Isakët e tij me dhjetëra e dhjetëra milionë lekë, pasi i babëzituri nuk ka kurrë të ngopur. Dhjetë herë më të rëndësishme se kjo janë amendamentet që kemi dorëzuar sot për t’u kompensuar çmimin e energjisë, çmimin e ujit qytetarëve shqiptarë dhe për t’i imponuar atij aty të kthejë të gjitha rrogat e marra me vendimin nr. 5, të bëjë transparencën e plotë të çarterave, të vakancave, të shpenzimeve të tij të shfrenuara.

Servet Pëllumbi Zoti Berisha, e morët fjalën për procedurë.

 Sali Berisha Këto janë çështjet themelore të Parlamentit. Për sa i përket atij përfaqësuesit të “malavitës” shqiptare në krye të rendit, do të ketë fatin e miqve të tij, vëllezërve Orikut, Altinit e të tjerë, organizatë së cilës i ka përkitur për kohë të tëra. Këto kisha, ndaj dhe bëhuni seriozë në Parlament, sepse as me Iglin e as pa Iglin, as me Kryeministrin e as pa Kryeministrin, as me revolet e Gramozit të fshehura nga Igli, ju nuk do të mund të shuani viganin në këmbë, protestën e tij të fuqishme, e cila do të njohë ndërprerje vetëm pas realizimit të qëllimeve të mëdha. “Nano ik” është lajtmotivi i mbarë kombit.

Servet Pëllumbi “Nano ik” është me rrugë demokratike, zoti Berisha, dhe jo me thirrjet e tua.

Sali Berisha “Nano ik” është thirrja e përgjithshme e kombit, prandaj kot i keni dhe këto teatralitete.

Servet Pëllumbi Zoti Berisha, meqë mbaroi koha, mos më detyroni dhe mua të them “Berisha ik”. Zoti Berisha, mbaroi koha.

Sali Berisha Ngushëllohu ti sa të duash me klithmat e Isakëve të tu. Je absolutisht i pashpresë! Je tërësisht i pashpresë! I bindur të jesh se do të ikësh, sepse ti je i sojit të atyre që bëjnë faj dhe ia mbathin.

Kastriot Islami O Sali, këtë radhë nuk po ta them në italisht. Je bërë si cari i Kuvendit. Po ta them shqip. Mjaft më se e teprove shumë. Me këtë lloj jashtëqitjeje dhe duke parë emisionin “ Portokalli”, unë mund ta quaja Saliun Kolosi i Parlamentit.

Por ja që sot Islami e Berisha janë në të njëjtën llogore politike, dukë thirrur në duet “Rama ik!”. (Tesheshi.com)

7 komente në “Kastriot Islami- Sali Berishës: Je bërë si c(k)*ri i parlametit….”

  1. HALIU says:

    KAÇI I ZI???

  2. Albani says:

    Perse shkruani dengla,cari ka kuptimin e carit te Rusise,dhe ceshte me e shemtuar per ju qe nuk keni njohuri,gazetaruce Kac Islami ishte ai qe e mbajti ne kembe qeverine Berisha duke kaluar nga e majta ne te djathte.

  3. Sepse salih udb vuk karaxhici ka paguar 5 miljon dollare ketij idjoti te behet deputet I PD.

  4. FASLLIU says:

    Kaçin dhe Salën i lidh fort
    FILLI I KUQ I KOMUNIZMIT.
    Anëtarë të denjë të P.P.SH-së.
    TË PËRKËDHELUR TË MONIZMIT.!
    ENVER HOXHA DO TI MALLKONTE SI
    BUKËSHKALË.!

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Cfare cudie e? Po pse me 21 Janar Edvini me Liken si ishin, ne te njejten llogore apo e gjuanin njeri tjetrin me plumba. Sot i kemi ne koalicion qe i paçim sa te jete jeta, se edhe bagetite na i shtojne, edhe kalamajte na i gezojne, edhe prapanicen na e kafshojne etj. etj.

  6. PS PD LSI Banda politike says:

    Kac i Zi, shikoni mbiemrin, tipik sunit turkoshak mbeturine, jo ndryshe nga shpellari shqipfoles sali.

    jeni nje ju mostrat e komunizmit:
    kac i zi
    gramoz ruci
    meta
    servet
    zabit
    gjinushi
    noka
    paloqa
    zhele zhele
    etjetj

  7. Xen deledashi says:

    Ha Kaç i zi , Kaç u zi……. Stë gjen bytha rehat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje