LETRA/ Deputeti i PS-së dorëzon në mënyrë të papritur mandatin

24 Mars 2017, 21:36Politika TEMA

Deputeti i PS-së, Ervin Koçi ka dorëzuar mandatin si deputet i Fierit.

Përmes një letre të gjatë drejtuar votuesve, ai sqaron edhe arsyet e këtij vendimi.

Koçi thotë se tërhiqet nga të gjitha angazhimet e tij politike.

Të nderuar zgjedhës të Njësive Administrative Topojë, Dërmënas, Qendër, Libofshë dhe Mbrostar,

Te respektuar banorë të qarkut Fier,

Nëpërmjet këtij statusi, ju vë në dijeni se dje më datë 23 Mars 2017 pas seancës plenare, kam ndërprerë detyrën time si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë duke i paraqitur dorëheqjen Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS në të cilën bëja pjesë.

Pas rreth 8 vitesh në këtë detyrë, gjej mundësinë të falenderoj për besimin dhe mbështjetjen e dhënë në këto vite të kryetarit të PS Edi Rama dhe drejtuesit të qarkut Fier Gramoz Ruçi,por një falenderim i pamasë shkon për të gjithë banorët e Njësive Administrative Topojë, Dërmënas, Qendër, Libofshë dhe Mbrostar, ku kam patur nderin e veçantë për t’i përfaqësuar, për mbështjetjen e vazhdueshme dhe komunikimin qytetar në funksion të përmirësimit të mirëqënies së tyre.

Një falenderim vjen edhe për gjithë kolegët deputete në këto 8 vite të të gjithë spektreve politike me të cilët kam bashkëpunuar, dhe në vecanti për ekipin e deputetëve të Qarkut Fier ku së bashku kemi kaluar shumë sfida, si dhe Komisionin e Ekonomisë dhe Financave me të cilën kemi debatuar e diskutuar për mjaft çështje profesionale të cilat më kanë ndihmuar të shfaqem e të rritem profesionalisht.

Mirënjohje të pafundme për gjithë bashkëpunëtorët e mi ndër vite, të cilët kanë qenë një suport i madh dhe i pazëvendësueshëm për kryerjen sa më mirë dhe me dinjitet të detyrës time, dhe një ndjesë për cdo banor i cili ka patur më shumë pritshmëri prej meje e nuk i kam bindur me angazhimin tim, edhe pse jam përpjekur të bëj maksimumin për problematikat dhe kerkesat e komunitetit apo dhe me nevojat e tyre personale.

Njëkohësisht ju informoj se tërhiqem nga të gjitha angazhimet e mia politike dhe do të aspiroj për të marrë përgjegjësi publike si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm si dhe për të vazhduar zhvillimin profesional.

Falenderime nga zemra e të pafundme për të gjithë ju miq, që keni qenë pjesë aktive dhe e pazëvendësueshme e të gjithë aktivitetit tim në këto vite.

10 komente në “LETRA/ Deputeti i PS-së dorëzon në mënyrë të papritur mandatin”

  1. Zgalem says:

    NJe nga vtvrasiet e zakonhme , qe duhet te prhendetet deri ne vetvrajet fizike . Nuk dukhet ta vonoi vetvrasjen e vertete . e meriton . Zgalem

  2. Lec kabashi says:

    — KY djal e, dicka din, ose dicka ka nuhat ose mare vesh, ne fund te fundit nje plan ka………………
    …….ose, ose, sipas fallit te arixhwshkave . NJE FAT I MIRE ESHTE NISUR TI VIJE…………………

  3. Artan says:

    E moren nga shkolla kete e ben deputet, pa nje dite pune burazeri si shumica e deputeteve te tjere ne fakt. Skan punu kurre ne privat atje ku ndahet shapi nga sheqeri i afti nga i paafti. Tere jeten kan ngrene nga duart e taksa plaguesve

  4. Kola says:

    Mire bere qe u terhoqe o trap se ndonjehere s’ta degjuam zerin. Po nuk na the gozhden, pse more trapin prapa?

  5. PO,PO says:

    Kujt i vlejne gjithe keto brockulla qe rendit ketu ti , more plasteline ?!
    Pse nuk pergjigjesh qarte , perse e dorzon mandatin , bile tashme ne
    fund te legjislatures ? Cili ka qene kontributi yt , si deputet dhe si
    politikan me peshe , ne PS ? Perse je futur ne politike , zotrote ?!
    Ja , ky eshte parlamenti yne ! Deputetet , ose jane kuklla plasteline , ose
    mafioze per te nxjerre perfitime vetjake , ose kriminele e bandite !

  6. Tani.deutschland says:

    Po me uren c’paten ?!!!

  7. elona says:

    opa dhe nje deputet lsi i beri 20…

  8. Spartaku says:

    E ka ndjer ky mut deputet se nuk mund te futej ne listen e deputeteve per ne 18 qershor,dhe ka menduar te pakten t’i beje nje keqe morale ps-te dhe Edi Rames,duke dhen dorheqjen.Turp te kete,se ka shperdoruar besimin e zones qe e ka zgjedhur,i ka ofenduar,dhe i ka bere qejfin pd-ke.Ja pra,nje i infiltruar i Berishes ne ps-te. Parat e Saliut nuk kane te sosur,ka 25 vjete qe vjedhe popullin,dhe nuk e ka te veshtire te blej deputet.

  9. ali vlora says:

    Po ciditem qe paska patur ne kuvend deputet me emrin koqi. Jam shume i prekur qe po na ikerka nje ufo.

  10. ali vlora says:

    Po ciditem qe paska patur ne kuvend deputet me emrin koqi. Jam shume i prekur qe po na ikerka nje ufo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje