Masa të larta sigurie në Itali për 60-vjetorin e Traktatit të Romës

Roma është e blinduar për shkak të të masave të larta të sigurisë që janë marrë për aktivitetin e të shtunës, ku do të festohet 60-vjetori i Traktatit të Romës ku priten 27 krerë evropianë dhe mijëra manifestues.

Në qytet shikohen snajperë, qendra historike është e bllokuar dhe ka shumë kamera sigurie.

Përballë kërcënimit terrorist, në kulmin e tyre pas sulmeve të fundit në Londër dhe në aeroportin “Orly”, pranë Parisit, prefektura e policisë ka vënë në terren burime njerëzore të jashtëzakonshme me rreth 3 000 policë të vendosur rreth Capitolit, selia e bashkisë së Romës, ku do të zhvillohet shumica e përkujtimeve.

Por rreziqeve për atentat, u shtohet ai i trazirave gjatë manifestimeve të ndryshme që parashikohet të zhvillohet në qendër të qytetit dhe që do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.

Rreth 30 000 persona pritet të mblidhen të në katër kortezhe të ndryshme, disa pro evropiane dhe disa kundër.

Por forcat e rendit i tremben në veçanti pranisë së mijëra “Black blocks”, grupe anarkiste ose autonome, që vijnë nga Gjermania, Greqia apo Franca.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *