Masat e Policisë së Elbasanit për ndeshjen U-21, mes Shqipërisë dhe Moldavisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes miqësore ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese Shqipëri – Moldavi, U(21) e cila do të zhvillohet më datë 25.03.2017, në orën 15:00 në Stadiumin Elbasan Arena.

Sa me sipër , në orën 14:00, të datës 25.03.2017 , ju bëjmë me dije se: v Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini” para sheshit të Stadiumit. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 120 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: a) sende të forta, b) shishe (të çfarëdolloji) c) fishekzjarre Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit. Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 25 Mars lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *