Misteri i pajisjes së përgjimit, kush është izraeliti i ndaluar në Rinas. Emri i tij në ‘Panama Papers’, ka dy kompani investigimi. Për kë punonte…?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Media ka zbuluar identitetin e shtetasit izraelit që u ndalua në aeroportin e Rinasit me një pajisje të dyshuar përgjuese. Ai është Yoram Frig, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në skandalin e ‘Panama Papers’ pak kohë më parë, pasi kishte llogari në Qipro.

Yoram Frig nga të dhënat e para mësohet se ka dy kompani investigimi. Izraeliti u ndalua gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit me një pajisje kompjuterike.

Pas dyshimeve se ishte pajisje përgjimi, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për sqarimin e kësaj situate shkruan shqiptarja.com.

Ai aktualisht ndodhet në komisariatin e policisë së Rinasit sëbashku me pajisjen e cila alarmoi efektivët e policisë. Prokurori dyshon për lidhje midis izraelitit të ndaluar në Rinas dhe një biznesmeni shqiptar shumë të njohur. Por deri tani burimet nuk japim më shumë detaje.

Ndërkohë, procedimi penal është regjistruar nga Prokuroria kryesisht për veprat penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike dhe shpërdorim detyre”.

Në terren oficerët e policisë gjyqësore janë duke kryer verifikimi dhe kanë vendosur të kalojnë për ekspertim pajisjen kompjuterike. Kjo pajisje sqaruan burimet nga prokuroria do të ekspertohet në qoftë se është përdorur apo jo për përgjim dhe nëse ka apo jo aftësi të tilla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/izraeliti-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/izraeliti.jpg","attachment_id":"655313"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/frig-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/frig.jpg","attachment_id":"655277"}]
        
        Loading...
        

4 komente në “Misteri i pajisjes së përgjimit, kush është izraeliti i ndaluar në Rinas. Emri i tij në ‘Panama Papers’, ka dy kompani investigimi. Për kë punonte…?!”

  1. kashi says:

    shoket e saliut

  2. Shqiptar i Ndershëm says:

    Të verifikohet nga ekspertët shqiptar;
    dhe
    Të verifikohet nga partnerët amerikan.

  3. ripjellja says:

    Ta verifikoje saje qorri me haki cakon, se jane kopetente te medhenj. Po mire u ndalua kur po dilte nga rinasi po si hyri????, me siguri fajin e ka saliu e ka fut nga mali me mushka. Ku shtet qesharak.

  4. alphade says:

    Saliu ! Boshti i se keqes shqiptare ! Rraseni ne burgim te perjetshem
    kete tradhetar te kombit shqiptar ! Poshtersite e ketij nje njeriu ma-
    linj nuk kane limit ,prandaj neutralizimi i kesaj monstre eshte emer-
    gjente sa nuk eshte vone !!! Per te mbrojtur interesat e bandes se tij
    mafioze ,vrasese e hajne , ky kriminel ne gen eshte gati t’i beje thirrje
    per te “shpetuar lekuren” edhe “Ariut Siberian” dhe Ai eshte gati te
    zbarkoi ne ujrat e ngrohta te Adriatikut ,duke realizuar endrren e vjeter ,
    ” Paktin e Shen Stefanit ” ..,….! Shqiptar jini vigjilente ! Gjarperit i duhet
    prere cdo shprese shpetimi ! Ligji Vettingut sa me shpejt ! Te hiqet qafe
    Llalla ,ky sherbetor besnik i padrejtesise dhe i krimit ! Shembja e Palla-
    tit te krimit . ,., !!!!!

Lini një Përgjigje te alphade Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *