Mustafa Nano: Zgjidhja është në duart e Ilir Metës, por…

24 Mars 2017, 10:24Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano. i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, ka deklaruar se zgjidhja e krizës është në duart e Metës, ndonëse ai nuk dëshiron që ta zgjidhë atë.

Sipas tij, kreu i LSI-së ka gjithë të drejtën të vendosë.

Mua nuk po më pëlqen fakti që ai nuk po vendos.

Ka një konflikt të madh në Tiranë mes opozitës dhe Qeverisë dhe në këtë konflikt LSI-ja nuk ka mbajtur qëndrim.

Unë s’e besoj atë legjendën urbane që thotë se opozita e ka ngritur atë çadrën aty pasi ka marrë miratimin e LSI-së.

Ka shumë njerëz që e besojnë këtë gjë”, tha ai.

Më tej në fjalën e tij Nano tha se në fund të gjithçkaje, Meta do të vendosë të qëndrojë aty ku është me PS-në, në koalicion.

1 komente në “Mustafa Nano: Zgjidhja është në duart e Ilir Metës, por…”

  1. Kris says:

    I lutem Temes te botoje komentin! Do t’i jepja pa medyshje Mero Bazes titullin analist! Gazetari i vetem profesionist ne Shqiperi por edhe me gjere! Analiza te pjekura me qendrime te sakta bazuar ne fakte edhe ne deduksione! Por te quash Gjek Markagjonin,Lelen,Mark Markun, Beratin jo kurbatin, eshte nje krim! Kush ja dha titullin Leles “analist”? Sokol Lesh Balla?! Lexon ne titrat e “Top Story”- Lela -analist! Ju lutem behuni serioze! Kush i jep titujt gazetareske ne Shqiperi? Blendi,Koli apo Ylli? Jane bere keto emisionet ne TV, qe jepen pas lajmeve kryesore, qe nuk i shikon me njeri pervec disa mytebereve! Keta nuk jane analiste te medias keta jane militante partiake! Mos u ankoni atehere kur Rama ju quan “mediat e kazanit” sepse keshtu jeni! Te gjithe i jane ngjitur ketij populli te verfer dhe te mjere per ta rjepur deri ne piken e fundit te gjakut! Paguhen me para te pista dhe pastrojne para! Pa folur per Lubonjen Bushatin apo Shkullakun! Nuk dallohet ku fillon gazetari dhe ku mbaron militanti apo politikani! Bashke me sistemin e drejtesise dhe pastrimit te parlamentit nga politikane si Berisha dhe Meta duhet te pastrohet edhe nga politikane berishiane si Basha apo Paloka apo Ristani apo Bumci o Zot Bumci Strazimiri…..?! Por edhe media njelloj! Gazetare dhe biba!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje