Ndeshja Itali­-Shqipëri, Rama uron kuqezinjtë: Qoftë një ditë krenarie për ne

Kryeministri Rama tashmë duket se po e kthen në traditë edhe rubrikën e mëgjesit, ku çdo ditë poston fotografi të ndryshme me një domethënie të veçantë.

Sigurisht sot nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku në qendër të kësaj rubrike Rama vendosi ndeshjen Itali-Shqipëri, kryefjala e ditës së sotme.

Ai ka zgjedhur fotografinë ku futbollistët e kombëtares u kthyen nga Kampionati Europian, ku pavarësisht se nuk mundën të kalonin grupin, ka qenë një arritje shumë e madhe në futbollin shqiptarë.

Mirëmëngjesi. Dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të paharrueshem festiv të kuqezinjve. Qoftë kjo e sotmja një ditë krenarie për Kombëtaren tonë, cilidoqoftë rezultati“, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Përballja Itali-Shqipëri do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Renzo Barbera”, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ndeshja Itali­-Shqipëri, Rama uron kuqezinjtë: Qoftë një ditë krenarie për ne”

  1. Fotaqi says:

    Albanezet do rifen se u tallen me priftin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *