Nga Hysaj-Insinje tek Ajeti-Beloti, miq-armiq në fushë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Itali-Shqipëri do të jetë një ndeshje spektakolare, por ndoshta edhe një ngjarje e cila ka nisur prej ditësh të vërë në aksion edhe “përplasje” miqësore, ironi dhe sfida mes lojtarëve që sot në mbrëmje do të jenë armiq në fushë, por menjëherë pas ndeshjes do të kthehen në klubet respektive dhe do të mbrojnë të njëjtat ngjyra.

Seria A është një nga kampionatet që ka ditur të vlerësojë talentet shqiptare të përfaqësueses së Xhani De Biazit, prandaj sot në fushën e lojës do të shihen mjaft duele interesante, mes atyre që për 90 minuta do të jenë miqarmiq në “Renzo Barbera”.

HYSAJ-INSINJE

Pa dyshim, dueli më i zjarrtë do të jetë ai mes mbrojtësit të djathtë të Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, dhe shokut të tij te Napoli, Lorenco Insinje, të cilët do të përplasen drejtpërdrejtë së bashku gjatë të gjithë takimit, duke qenë se sulmuesi italian do të lëvizë në korsinë e majtë të sulmit “axurr”, duke hasur përballë shkodranin.

Të dy e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, duke qenë se stërviten çdo ditë bashkë nën urdhrat e Mauricio Sarrit, dy ndër pikat më të forta të Napolit, prandaj përballja mes tyre paralajmëron shkëndija, por pa dyshim brenda sportivitetit të lojës.

STRAKOSHA-IMOBILE

Mbase më i frikshëm do të jetë dueli mes Thomas Strakoshës, portieri i Shqipërisë, i cili do të zëvendësojë nga minuta e parë të skualifikuarin Etrit Berisha, dhe bomberit të Italisë, Çiro Imobile. Të dy këta janë pjesë e skuadrës së Lacios, por ndërsa në Serinë A mbrojnë ngjyrat e të njëjtit klub, sot do të jenë dy kundërshtarë tepër seriozë, pasi nëse objektivi i Imobiles është të shënojë për Italinë, ai i Strakoshës është të ndalojë shokun e tij, por edhe rivalët e tjerë për të realizuar.

Për Thomas Strakoshën, nga ana tjetër e fushës do të ketë edhe një tjetër mik-armik si mesfushori Marko Parolo, i cili pritet në pankinë, por pse jo edhe Antonio Kandreva, aktualisht tek Interi, por prej shumë vitesh pjesë e Lacios dhe një mik i mirë për Strakoshën 22-vjeçar.

AJETI-BELOTI

Arlind Ajeti është në dyshim për të qenë titullar sot për Shqipërinë, por nëse ai do të kalojë testin fizik dhe do të paraqitet nga minuta e parë, pa dyshim që për atë do të jetë një duel “në shtëpi”, duke qenë se përballë do të ketë dy shokë skuadre te Torino, bomberin e frikshëm Andrea Beloti, por edhe anësorin e mbrojtjes, Davide Zapakostën, dy lojtarë që shihen si më të rrezikshmit në radhët e Italisë.

BASHA-VENTURA

Ndërkohë, një tjetër ritakim do të jetë ai mes Migjen Bashës dhe trajnerit aktual të Italisë, Xhampiero Ventura. Mesfushori i Shqipërisë është stërvitur 4 vite nga ai, në vitet 2011-2015, por tani do ta gjejnë veten si kundërshtarë, edhe pse e respektojnë njëri-tjetrin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *