Nishani dekreton zgjedhjet për kreun e bashkisë Kavajë, më 7 maj votohet pasuesi i Elvis Rroshit. Do marrë pjesë PD?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti Bujar Nishani dekreton datën 7 maj di ditën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë së Kavajës.

Dekreti i kreut të shtetit ka ardhur konform detyrimit kushtetues, pasi gjykatat i dhanë fund me vendimin e tyre ankimimit të ish-kreut të kësaj bashkie Elvis Rroshi për shkarkim antiligjor të tij nga ky post.

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar bashkie, bashkia Kavajë, qarku Tiranë

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË

Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 7 Maj 2017, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10098

Tiranë më 24.03.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *