Nisma e bashkisë: Që prej 2 prillit, qeset plastike me pagesë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë me anë të së cilës synon reduktimin e ndotjes që vjen nga qeset plastike. Që prej 2 prillit, në supermarketet kryesore të Tiranës për qeset plastike do të paguhet.

Për qeset e vogla do të paguhet 3 lekë dhe 5 lekë për qeset e mëdha. Nisma është prezantuar sot nga kryebashkiaku Veliaj.

“Kjo nuk  është një pagesë për të mërzitur njeri por një pagesë modeste që çdo njeriu ti bëhet një barrierë psikologjike dhe të thotë. Nëse do të arrijmë një sukses si të Ruandës, apo Anglisë do të bëjmë Tiranën qytetin ndoshta më të pastër në Shqipëri”, tha ai.

Veliaj u shpreh se 100 tonë qese që përdoren çdo muaj në Tiranë, çka sjell një ndotje shumë të madhe në kryeqytet.

“100 tonë qese, sado pastrim të bëjë bashkia, janë mjaftueshëm për të bllokuar çdo kanalizim,për të ndotur çdo lum dhe ngordhur çdo lloj specie në Tiranë. Imagjinoni në fund të vitit janë 1200 tonë qese që dalin nga shtëpitë tona”, tha ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *