PDIU, Idrizi: Partitë në zgjedhje pa koalicione. Të marrë gjithsecili votën e peshën që i takon, më pas aleancat. Votimi elektronik, i mundshëm

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me të rinj dhe simpatizantë në Bërzhitë. Në këtë takim Idrizi, në prani edhe të deputetes Mesila Doda, tha se duhet të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, në mënyrë që koalicionet të bëhen pas zgjedhjeve dhe jo para tyre.

“Sistemi ynë zgjedhor nuk është një sistem ku qytetarët të kenë akses të barabartë dhe të jetë transparent. Do doja t’ju pyesja juve, a e dini se përse Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe dhe pse jo në më pak apo më shumë? E dini pse?! Sepse jemi të detyruar që të hyjmë në koalicione dhe prandaj PDIU e ka theksuar që, le të shkojnë të gjitha partitë jashtë koalicioneve. Le të shkojnë përballë qytetarit.

Të marrë gjithsecili votën dhe peshën që i takon e më pas të bëjmë koalcionet.  Prandaj propozimi ynë është të bëjmë një propocional kombëtar. Po flitet shumë për votën, transparencën apo numërimin elektronik. Le të kalojmë në numërues jo politik. Ti japim mundësi të numërojnë votat qytetarët, ti japim mundësi atyre që nuk janë pjesë e sistemit politik, të jenë noterë, të jenë mësues apo çdokush tjetër.

Është koha dhe ne mund ta bëjmë atë që quhet numërimi elektronik. Kjo që ne po themi dhe çdo gjë tjetër është plotësisht e mundur të bëhet, nëse ekziston vullneti politik dhe politika shqiptare ka treguar në këto 25 vite pluralizëm, që ka qenë jashtëzakonisht e aftë për të prodhuar kriza dhe ka qenë totalisht e paaftë për ti absorvuar këto kriza”, – u shpreh kryetari i PDIU-së në takimin me të rinjtë dhe simpatizantët në Bërzhitë.

Gjithashtu Idrizi tha se votat e PDIU-së kanë qënë gjithmonë për reformat më të rëndësishme të vendit, siç është reforma administrative, reforma në drejtësi etj. Sipas Idrizit, vetëm me një pakt kombëtar mund të kalohet kriza aktuale politike. “Nëpërmjet një pakti kombëtar do të mund të votohet reforma në drejtësi, por do tëvijohet edhe me proceset e integrimit. Ky pakt kombëtar do të bëjë të mundur që tëgjitha forcat politike të ulen në një tavolinë dhe ti jepet fund krizës politike”, tha kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Ndërkohë deputetja Mesila Doda u shpreh se historia e viteve të diktaturës nuk ka asnjë sukses, prandaj të rinjtë sipas saj, duhet që të marrin fatet e vendit në dorë. “Shikoj shpesh që segmente të caktuara tentojnë që ta nxjerrin të kaluarën e këtij vendi nga aty ku ka qenë dhe ta tregojnë si një histori suksesi.

Historia e 50 viteve më parë nuk ka asnjë histori suksesi dhe unë besoj se sot është koha që personazhe të reja, njerëz të rinj, djem dhe vajza të shkolluar jashtë, djem dhe vajza të cilët nuk kanë asnjë skelet në dollapet e tyre, duhet të marrin fatet e këtij vendi në dorë. Ky është një premtim tjetër që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ju bën të rinjëve.

Asnjë person i cili në të kalurën e tij ka rekorde kriminale, si në të kaluarën komuniste, ashtu edhe në atë të sotmen, nuk do votohet ndonjëherë nga PDIU. Njerëz të cilët kanë probleme me të kaluarën nuk mund të vazhdojnë të jenë pjesë eklasës politike shqiptare, nuk mund të vazhdojnë dot të jenë pjesë e atyre që drejtojnë shtetin shqiptar”, tha deputetja Mesila Doda.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “PDIU, Idrizi: Partitë në zgjedhje pa koalicione. Të marrë gjithsecili votën e peshën që i takon, më pas aleancat. Votimi elektronik, i mundshëm”

  1. jani says:

    vota Camesh . haaaa . koalicion me camet. ata po te ishin te mire i mbante Greku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *