Polici izraelit ushtron dhunë ndaj palestinezit në Jeruzalem

24 Mars 2017, 01:55Sociale TEMA

Ky është momenti kur një oficer policie izraelit ushtron dhunë ndaj një palestinezi, pasi i përplasi makinën.

Ngjarja që ndodhi në zonën e Wadi el-Joz, në lindje të Jeruzalemit, u kthye në virale në rrjetet sociale, ndërsa polici u pezullua nga detyra.

Konfrontimi mes tij dhe shoferit të kamionit nisi, pasi ky i fundit i përplasi makinën në parkim. Sipas shoferit, ai kishte kërkuar për pronarin e makinës, në mënyrë që ta ndihmonte për riparimin, por nuk kishte arritur ta gjente.

Megjithatë, oficeri i forcave special e ka ndaluar në momentin e largimit dhe pas një konfrontimi verbal, ka nisur ta godasë me grushta dhe shkelma.

Kur disa persona të pranishëm përpiqen të ndërhyjnë për të qetësuar situatën, ai ushtron dhunë edhe ndaj tyre.

Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, oficeri i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa shoferi i kamionit gjendet në spital, për shkak të plagëve të marra.

3 komente në “Polici izraelit ushtron dhunë ndaj palestinezit në Jeruzalem”

  1. Jona says:

    Nuk eshte veprim I kendshem, hic fare, mire ja kane bere qe e shkarkuan. Por po te ndodhte qe nje Izraelit do te bente te njeten gje ne Gaza, ai palestinezi qe do ta rrihte jo vetem qe nuk do te pushohej nga puna por do te ishte hero.

  2. Enter''' says:

    Na plasi bytha

  3. Den says:

    Hebrejte i kane harruar ciklet e historise
    Ata me shume se çdo popull tjeter nuk duhet ta harrojne se shtypja ka gjithemone nje fund dhe per fat te mire asnjehere ne favor te shtypesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje