Presidenti i KE: Nëse braktisim vende si Bosnja, Serbia e Shqipëria, do të kemi luftë

24 Mars 2017, 14:19Rajoni TEMA

Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian  ka paralajmërim vendet që po inkurajohen nga dalja e Britanisë se një shkatërrim i BE-së mund të shkaktojë luftë në Ballkanin perëndimor.

Në një intervistë me Financial Times, zoti Juncker tha se entuziazmi i presidentit të SHBA-së për largimin e Britanisë nga BE-ja ishte “i bezdisshëm” dhe “e habitshme”.

Sipas tij kjo tregon se manjati i pasurive të patundshme nuk ka qenë në dijeni të historisë së komplikuar të Evropës.

Veterani 62-vjeçar i politikës evropiane, i ka dhënë paralajmërimin zëvendës-presidentit amerikan Mike Pence, kur ai vizitoi Brukselin muajin e kaluar.

“I thashë zëvendës-presidentit, “Mos e thuaj atë, mos i ftoni të tjerët të largohen, sepse në qoftë se Bashkimi Europian bie, ju do të keni një luftë të re në Ballkanin perëndimor “, zbuloi Juncker.

“Nëse i braktisim ato vende,- Bosnjë Hercegovinë, Serbine, Maqedoninë, Shqipërinë, të gjitha ato vende – ne do të kemi luftë përsëri”, tha Juncker se i ka deklaruar Pence.

Juncker foli për tensionet në marrëdhëniet transatlantike dhe ndikimin negativ të Brexit. Ai e përshkroi atë si një “tragjedi” me pasoja.

4 komente në “Presidenti i KE: Nëse braktisim vende si Bosnja, Serbia e Shqipëria, do të kemi luftë”

  1. tfgs1 says:

    vetem beqirat shqipfoles nuk e ”kuptojne” se te gjithe normalet jane te qarte se vendet islamike pavaresisht se ku ndodhen[arabi apo ballkan] jane bombe me sahat ,vendburim lufte…………..allah uakbar!

    1. Haki Kumanova says:

      Po ti je mut sllav, me bombe te rrenes. hajt hupu prej kendej se s’mundeni me na rrejt ma neve as boten me manipulimet e juaja perfide. RROFTE SHQIPERIA!

  2. Can cen cun says:

    Kjo është muzikë për Saliun. Xeni do bëjë pushime akoma më të shtrenjta.

  3. Tema says:

    Diten e pare si President tha qe s’ka antarsime te reja per 5 vite.Per Brexit-in si vajti mendja pleshtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje