Rama reagon për bojkotin e PD në Kavajë: Keqardhje, por zgjedhjet do bëhen. Edhe drejtësia…!

Pas deklaratës së kreut te grupit parlamentar demokrat Edi Paloka se PD nuk do të hyje ne zgjedhjet e Kavajes, ka reaguar edhe kryeministi Edi Rama i cili thote se ndien keqardhje për PD.

“PD nuk hyn ne zgjedhje në Kavajë? Keqardhje për PD po kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen Drejtësia do bëhet”, u shpreh kryeministri Rama ne rrjetin docial facebook.

. Në një prononcim për mediat, Paloka tha se presidenti zbatoi detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve, por “PD nuk tërhiqet nga vendimi i saj i bojkotit”.

Kreu i Grupit të PD-­së, Edi Paloka ka qenë i prerë teksa ka deklaruar se PD nuk futet në asnjë proces zgjedhor me Ramën kryeministër.

“Sot nuk është më koha për të pyetur Ramën, ai e ka humbur mundësinë për të dhënë apo jo vendime për atë që do vijë më pas, Rama është i përjashtuar nga qytetarët dhe cdo vendim që do të merret do të merret pa Ramën”­ tha Paloka.

Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi shkarkimin nga detyra të kreut të Bashkisë së Kavajës, si një nga ‘të rënët’ nga dekriminalizimi, presidenti i vendit Bujar Nishani ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve në Kavajë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *