Rrëfimi i të dënuarit në Spaç: Si e njoha Visar Zhitin në burg dhe kush është P.V. që e denoncoi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Maks Rakipaj ka qenë në burg me Visar Zhitin dhe pothuaj 30 vite më vonë rikthehet për të kujtuar ditët e egra të Spaçit. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” ai tregon se si e mban mend shkrimtarin, poetin e diplomatin në Spaç gjatë kohës së burgut në komunizëm, kur të dy ishin të dënuar e ngryseshin në një prej vendeve më famëkeqe të regjimit. Tri dekada më pas, kur Visar Zhiti akuzohet si spiun me një mesazh drejtuar presidentit Bujar Nishani, Maks Rakipaj thotë se akuza ndaj Visarit si spiun është një shpifje, të cilën e hedh poshtë me neveri.

I pyetur nga “GSH”, ai rrëfen si sillej Visari në burg dhe cila ishte marrëdhënia e tij me administratën e burgut, ku punonte Visari dhe si i mban mend kohët e burgut, si i sheh akuzat si ish i burgosur dhe cili është mesazhi i tij për Zhitin.

Maks Rakipaj është shprehur më herët se nuk është hera e parë që e sulmojnë Visar Zhitin.

“E sulmuan djathtas e majtas kur pranoi të bëhej ministër Kulture në qeverinë ‘Berisha’ tre muajt e fundit të asaj qeverie.

E mbështeta në vendimin që mori, sepse kam qenë shok burgu me të dhe ia njoh integritetin moral”, – thotë Rakipaj.

Duke kujtuar se, “këto ditë, përsëri luftë kundër Visarit. Guxoi të sulmonte presidentin për emërimin e Xhafajt si ministër i Brendshëm, ndjehej mllefi i vet për mosemërimin si ambasador në Vatikan”, Rakipaj shton se ai “nuk është çudi të keni një ish-i burgosur politik president të Republikës”.

Kur e keni njohur Visar Zhitin?

Visar Zhitin e kam njohur në vitin 1979. Më duket qe muaji korrik, kur e prunë në kampin famëkeq të Spaçit. Kemi qenë bashkë deri në shtator të vitit 1984, pasi unë u lirova nga kampi i Qaf-Barit.

Si sillej ai në burg, çfarë bënte?

U bëmë shpejt shokë të ngushtë. Qe djalë serioz, shok i mirë, që mund t’i besoje gjithçka symbyllur.

Si e shihni akuzën që i është bërë si spiun në burg?

Visari spiun? Kjo është shpifje e ndyrë e një mendjeje të sëmurë dhe unë e hedh poshtë me neveri; jo vetëm nuk është dënuar askush prej deklaratave të tij, por shumë prej nesh mburren me miqësinë e tij.

A keni dijeni se kush është ish-i përndjekuri me inicialet P.V.?

Po, e marr me mend cili mund të jetë ky P. V… nga inicialet mendoj se është një Pis Vrimash, pjellë e errët e një mendjeje të sëmurë.

Çfarë marrëdhëniesh kishte me administratën e burgut?

Ah, për administratën e burgut! Në administratë punonin ekskluzivisht spiunë që i shërbenin komandës, Visari ka punuar punëtor nëntoke në minierë.

Ju keni dëgjuar një akuzë të tillë më parë për të? Nga se mendoni që vjen?

Nuk kam dëgjuar kurrë gjë të tillë më parë, është shpifje e pastër… Mjerë ne cilët njerëz kemi në krye.

Ju vetë, flisnit lirshëm me të në burg?

Ka qenë vëllai im në burg, si atij u besoja edhe miqve të tjerë që njoha në Spaç dhe askush s’më zhgënjeu prej tyre. Por me Visarin qe më ndryshe, qe shoku im i ngushtë ju thashë.

Kjo që ndodhi, çfarë na thotë për ish-të përndjekurit e ish-të burgosurit?

Për mua është një politikë e ndyrë që është ndjekur ndaj nesh, që e ka zanafillën nga thënia: “Të gjithë fajtorë, të gjithë bashkëvuajtës”…

A keni një mesazh për presidentin?

Jo. Nuk është presidenti im.

Po për Visarin, keni një mesazh?

Me Visarin komunikoj gjithmonë, është po ai shok i mrekullueshëm i atyre viteve që na morën rininë… Të vaftë mbarë vëllai im, qoftë edhe për inat të atyre që na kanë halë në sy, që plasin nga inati kur shohin se një ish-i burgosur politik bëhet ministër, ambasador! Prisni, nuk është çudi të keni një ish-i burgosur politik President të Republikës.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rrëfimi i të dënuarit në Spaç: Si e njoha Visar Zhitin në burg dhe kush është P.V. që e denoncoi”

  1. vaso papaj says:

    Te lumte Maks! Eshte revoltuese gjith kjo qe ngrihet. S e kam pare Visarin qe mbas gjemes qe pesoi. Ti e di qe ne librin qe do te prezantoi se shpejti kam perfshire dhe nje poezi kushtuar atij.E shoh si nje kandidat potencial per te sjell Nobelin ne vendin tone te martirizuar.Eshte hera e pare qe le nje shenim ne kete faqe.Po e anticipoj poezite, qe me siguri do te recitohet ate mbremje:

    Visar
    Baladë për një mik të gjallë

    Në ëndërr më dole mbrëmë, sinqerisht.
    Drejt meje me Nobelin në duar po vije.
    Me buzëqeshje të humbur, më ngjave si Krisht.
    Dhimbja jote m’u bë një aureolë dashurie.

    Më ktheve shekuj, te dinastia Habsburg*,
    Fortesa Spielberg**, tek “Burgjet e mia”**.
    Për të mbërritur në atë Spaç që qe ferr e jo burg,
    Ku të kish gjetur e të kish humbur rinia.

    Desha të t’uroj, po vështrimi yt po shuhej.
    Sesi m’u duke, sikur të kisha zënë me faj.
    Po me dhimbjen tënde, asgjë më s’kish ç’të duhej,
    Madje as ca miljonë që vinin pas kësaj.

    Po atdheu, prej kohësh, e meritonte një visar
    E ti këtë dhè të dhimbjes ke shkelur gjer këtu.
    Rrëfeve“Rrugët e ferrit” po dhe “Ferrin e çarë”
    Të një populli të vjetër, buzë dy detrave, diku.

    Me sy të lodhur më pe. U prish ëndrra, or mik.
    Erë e vjeshtës mbi xhama rrodhi lotët rrëke.
    U luta, mos lindnin mbi tokë të tjerë “Metternich”***
    E prita të çelë, më në fund, një mëngjes pa një re.

    Nëntor 2016

    *Dinastia Austro-Hungareze qe zotëronte Italinë e Veriut para bashkimit të saj.
    ** Atje ku vuajti dënimin e rëndë poeti dhe shkrimtari karbonar italian Silvio Pellico autor i romanit “Burgjet e mia”
    *** Kryeministri i ashper austriak i asaj kohe.

    1. Aleksander says:

      Shume bukur z.Vaso,vertete shume bukur !-Sa per idene e nje presidenti nga ish te burgosurit,Visar Zhiti do ta bente shkelqyeshem.Pakrahasueshmerisht me…dordolecin injorant, militant i verber,por edhe me zoterinjte ish presidente. Do t’i bente nder Shqiperise nje president si Visar Zhiti.

  2. Dodona says:

    O Ed Rama mendoje mire kete punen e Visari president, leri fuçkat e partise tende se as gopi s’u punon me dhe mendo per Visarin president.

  3. atentatori says:

    Kaq legena jeni ju burgaxhinjte sa as emrin e plote te deshmitarit ne gjyq nuk e zini dot ne goje nga frika!
    Ne vend qe te shash socializmin,drejtesine apo deshmitarin,do beje mire te mbroje Visarin dhe veten nga akt akuza qe te dhane!
    Asnje nga ju kellirat burgaxhinj nuk ka hapur gjyq per te kerkuar pa fajesi,sepse e dini se keni qene spiune,diversante,hajdute apo homo.
    Askush nuk ju mbron,bile as veten tuaj nuk mbroni dot!
    Ju provuam keto 27 vjet qe nuk keijuat dot nje parti politike,por ju nenshtruat nje ish komunisti agjent te UDB-se si Sali Berisha,qe ju vuri shkelmin ne gryke e ju prap heshtet!
    Ju provuam kur bete greven e urise ,ku jo vetem partia juaj serbe e spiuni serb Sali Berisha nuk ju mbeshteti,por as vete ju njeri tjetrin nuk e mbeshtetet!
    Askush nuk vajti tek cadra e ngujimit ne mbeshtetje te greves se urise se shokeve tuaj,se jeni krimba pa shpirt,jeni frikacake,ndersa denglat tuaja se do luftonit per demokraci kunder socializmit,ju i hengret mutin atij!
    Po keto 27 vjet cfare kontributi dhate per mireqenien e popullit shqiptar,meqenese ishit ne kapitalizmin tuaj dhe Enver Hoxha nuk jetonte me?
    Prap nje mut keni bere,o laro armiq te Shqiperise!
    Ju bete burg se e meritonit,se ishit dhe jeni armiqte e Shqiperise!
    Nga ju nuk ka pare asnje te mire populli shqiptar!
    Prandaj qepeni zgurren dhe mos lehni me se nuk ju degjon njeri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *