Sali Berisha: Çfarë i thashë Donald Lu-së për Ramën, pse Meta duhet të ikë nga ai dhe pse e vlerësoj Fatos Nanon

24 Mars 2017, 10:52Politika TEMA

Në intervistën e tij për Berat Buzhalën, Sali Berisha ka folur edhe për situatën e tanishme politike.

BERAT BUZHALA: Ku është Shqipëria sot zoti Berisha, ish kryeministër dhe ish president. Opozita po paralajmëron se nuk merr pjesë në zgjedhje nëse nuk krijohet qeveri teknike. Zoti Rama ka paralajmëruar zgjedhje me çdo kusht në qershor…

SALI BERISHA: Shqipëria ka një të sëmurë psikik, një paranojak që i thoshte gazetares që kjo që kërkon opozita për qeveri teknike është sikur të kërkohet largimi i Merkel, se edhe ajo ka zgjedhjet në shtator. Sepse sipas tij gjermania u sundoka nga bandat si Shqipëria dhe është e mbushur nga kanabisi si Shqipëria. Një njeri i cili shpall në një realitet që nuk ekziston. Opozita në Shqipëri sot si në asnjë vend tjetër në botë ka përpara një mal droge dhe eurosh droge. Shqipëria u mbush me drogë nga qeveria. Kishte drogë në Lazarat dhe nuk e mohoj kurrë. Por sa ka qenë droga që ka shkuar në vitin 2010 në Itali nga Lazarti? 65 kg, le të marrin statistikën italiane. Vetëm në një javë, sasia e eksportuar nga Shqipëria në Itali ka qenë më e madhe se në 8 vite. Nëse ti e vë opozitën para një mali droge dhe i thua hajde bëjmë garë, çfarë gare bën ti?

Ato bandat që thamë që i arrestuam në 2005 -2006 që të gjitha po i liron Edi Rama, me axhendë elektorale. Lul Berisha i thotë atij: “Durrësin po ta marr unë përsipër”.  Efekti i vrasësve serialë në zgjedhje është i jashtëzakonshëm. Po të jap shembull. Në vitin 2003 në mes të Tiranës garoi Edi Rama dhe Spartak Ngjela. Në darkë, mbas zgjedhjeve, 143 kuti nga Qendrat e Votimit nuk vinin në Komisionin e Zgjedhjeve. Ku ishin? Ja kishin dorëzuar që të gjitha bandës së Edi Ramës me serial killer, i cili i kishte thënë komisionerëve që: “Guxuat dhe treguat ju do lini kokën”. Dhe ne e morëm vesh më vonë nga familjarët. Dhe komisionerët jo vetëm që dorëzuan kutitë e votimit por nuk na thanë, dhe ne thonim ku janë kutitë. Në fund ambasadori amerikan James Jeffrey i thotë: Ti fitove me vrasës serial. Edi Rma llogarit që zgjedhjet t’i fitojë me banda dhe vrasës serialë

BERAT BUZHALA: Si do të tejkalohet kjo situatë?

SALI BERISHA: Edi Rama ka paranojën dhe shëmbëlltyrën atërore të pushtetit. Kanë bërë formularët, çdo rrogëtar i këtij shteti quhet tani patronazhist dhe shkruan formulari: Kolona e parë: Familja – Do sjellësh numrin e celularit, të kartës së identitetit, banorët qe kë komshi që ke miqësi dhe që do votojnë për ne dhe do i sjellësh.

Por a mund të veprohet me këto mënyra? Vetëm një i çmendur, një paranojak dhe që po e çon vendin në mënyrën më të sigurt drejt një destabilizimi të paparashikuar..

BERAT BUZHALA: Por a beson se qeveria teknike e zgjidh problemin?

SALI BERISHA: Qeveria teknike e zgjidh problemin.

BERAT BUZHALA: Pse? Ata të njëjtit njerëz janë…

SALI BERISHA: Së pari lufton kanabisin, lufton zgjedhjet. Me axhendë të caktuar, jo pa axhendë.

BERAT BUZHALA: Nëse bëhet qeveria teknike pothuajse është e pamundur të mbahen zgjedhjet në qershor…

SALI BERISHA: Absolutisht që do të shtyhen zgjedhjet. Nëse ti ke zhdukur çdo kusht për zgjedhjet. Çfarë zgjedhjesh. Do zgjedhësh veten tënde?

BERAT BUZHALA: Çfarë i thatë ambasadorit amerikan, patët një takim të gjatë?

SALI BERISHA: I thash që ne jemi para një mali droge, dhe një mali eurosh nga droga

BERAT BUZHALA: A po e mbron ambasadori amerikan kryeministrin Rama?

SALI BERISHA: Nuk mund të them se po e mbron, por…

BERAT BUZHALA: A të dëgjoi me vëmendjen?

SALI BERISHA: Me vëmendje më dëgjoi. Unë i bëra një pyetje. Më thuaj cfarë dallimi ka Rama ka Noriega, narko-diktatori i Panamasë. Që miku im George Bush e qëroi. Nuk po them që ta qëroni por të paktën ta dënoni, ta ndëshkoni. A e dini si e përdorin drogën këta? Në Peshkooi e merrnin formularin nga gjendja civile, dhe i thonin qytetarit: Janë këta njerëz që jetojnë në Kënetë në Durrës, në Bathote. Tani ti zotrote, o do i sjellësh këta njerëz të votojnë në Peshkopi ditën e votimi, ose plantacioni të shkatërrohet dhe ti do të burgosesh se ke shkelur ligjin. Diktaturat nuk bëjnë zgjedhje se nuk duan.

BERAT BUZHALA: Si i shihni deklaratat e zotit Meta i cili tha dje se Shqipëria është vend pluralist dhe nuk ka zgjedhje pa opozitën, Rama tha se do ti mbajmë zgjedhjet gjithsesi. A ka lëkundje mes tyre?

SALI BERISHA: Meta natyrisht përpiqet të dallojë nga paranoja e Ramës. Ata janë një qeveri dhe kjo qeveri qëndron se ata janë në koalicion. Këtu në Shqipëri krijuam një shëmbëlltyrë inekzistente në botë të qeverisë me vëllezër armiq në qeveri. Ka filluar edhe në Kosovë tani nga pak, por uroj të mos fillojë më shumë. Nuk ka etikë kjo, po qeverise qeverisni së bashku, në të kundërt iki.

BERAT BUZHALA: A prisni që do të iki Meta nga qeveria?

SALI BERISHA: Nuk mund ta them. Nuk e di cili është vendimi i tij

BERAT BUZHALA: Përveç Shqipërisë që ka probleme me qeverinë, në Maqedoni nuk ka qeveri, vazhdojnë trazirat atje. Zoti Rama ka bërë një platformë edhe atje të shqiptarëve. Kemi Malin e Zi që cenohet prej Rusisë. Kosova gjithashtu probleme. Po flitet se Turqia në njërën anë dhe Rusia në anën tjetër e kanë synuar Ballkanin dhe po e destabilizojnë. A e shihni edhe ju në këtë dritë? A po prisni trazira në Ballkan?

SALI BERISHA: Unë shoh që potenciali për konfliktualitet në Ballkan po rritet me shpejtësi. Dhe shoh në radhë të parë Serbinë si faktor kryesor destabiliteti. Zhvillimet e fundit dëshmojnë që Serbia është absolutisht hipokrite dhe nuk ka ndryshuar në mendësinë e saj sa i përket projektit të Serbisë së madhe.

BERAT BUZHALA: A e manipuloi Ramën Serbia?

SALI BERISHA: Plotësisht. Me lehtësinë më të madhe. Po marr vetëm një moment. Negociatat Kosovë-Serbi, janë procesi më i rëndësishëm sot për paqen në Ballkan. I kam ndjekur me shumë interes, nuk kam besuar fillimisht në to, dhe ndaj kam sulmuar me të gjitha mundësitë e mia Serbinë asokohe, dhe parashtrova tezën e rrethimit të shqiptarëve nga albanofobia, që është edhe sot. Miqtë tanë amerikanë më thanë mua që “këtu nuk ke të drejtë sepse procesi i negociatave do të eci”. Unë e kam mbështetur – i thash, – por problemi është se nuk po shoh asnjë zbatim nga ana e Serbisë të këtyre marrëveshjeve. Jo thanë – do të zbatohet. Unë isha i mendimit që duhej të ishin edhe amerikanët pjesë e këtij procesi. Jemi thanë – ne jemi “next door”. Nuk mund ta mohoj krejtësisht, fare pak disa hapa të vegjël janë bërë, por jo kryesorët.

Dhe pasi janë bërë këto hapa ai merr përsipër për të provuar aneksimin. Ajo që bëri me trenin Vuçiç është absolutisht akt prove nëse mund ta aneksojë në mënyrë gjysmë paqësore, gjysmë ushtarake, apo jo. Serbia është e gatshme për konflikt. Çka do të thotë se shqiptarët duhet të përgatiten në të gjitha format.

BERAT BUZHALA: A duhet Kosova ta aprovojë projektligjin për formimin e ushtrisë?

SALI BERISHA: Kosova e ka të domosdoshme ushtrinë. Por unë mendoj që presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa, duhet të lobojnë fuqishëm në Pentagon, në State Departament, në NATO, sepse ushtrinë duhet ta ngrenë së bashku me ta. Çështja e ushtrisë ka vite, dhe unë personalisht kam lobuar me ato mundësitë e mia dhe e kam quajtur të domosdoshme ushtrinë e Kosovës. Nuk jam për të hyrë në një sherr me partnerët tanë kryesorë. Ushtria e ka jetike mbështetjen e Pentagonit, ndihmën dhe mbështetjen politike. Por disa gjëra duhet të diskutohen më me hollësi tani, edhe çështje të sigurisë me Pentagonin. Por duhet të specifikohen gjërat, por kjo shkohet gradualisht nuk duhet me hapa të njëanshme që mund të paguajnë çmim, duhet ta shmangin këtë.

BERAT BUZHALA: Në këtë kohë, kush janë miqtë e vërtetë të shqiptarëve?

SALI BERISHA: Amerikanët janë. Ne kemi qenë komb jetim. Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë asnjëherë këtë, kanë qenë komb jetim në histori, kanë mbijetuar nuk duhet të tremben dhe të bien në pesimizëm, se edhe si të tillë kanë mbijetuar para së gjithash në sajë të armëve të tyre. Kanë qenë armëmbajtës. Nuk kanë pasur një nacionalizëm të mirë-organizuar, por nuk kanë nguruar të luftojnë. Nuk kemi pse të kemi as frikëra, as të ngutemi. Ne duhet të jemi të qetë dhe, po, duhet të përgatitemi. Sepse nuk është Ballkani fuçi baruti, është Serbia me doktrinën e “Serbisë së Madhe”. Po mund ti bëjë një qeveri veprime të tilla që kanë bërë ata? Vetëm qeveri zuzarë bëjnë akte të tillë ndaj fqinjëve të tyre.

Kurse Rama e bën siç është, sepse Rama i dha një pasaportë atij për tu treguar evropian duke e ditur që nuk e meriton atë pasaportë. Se po ta meritojë absolutisht nuk i mohohet, pavarësisht se çfarë kanë bërë ata mbi shqiptarët.

BERAT BUZHALA: A do ta citoje Ivo Andricin?

SALI BERISHA: Kurrë ai është shkrimtar kriminel, nobelist kriminel. Përkundrazi shqiptarët duhet të bëjnë çmos për t’i hequr çmimin Nobel. Andrici është më i rrezikshëm se të gjithë doktrinarët e tjerë se asnjëri prej tyre nuk është nobelist, është i veshur me petkun e shkrimtarit. Në idenë e Serbisë së Madhe ky është më i rrezikshmi, moderni.

BERAT BUZHALA: A do jeni deputet në zgjedhjet e ardhshme?

SALI BERISHA: Varet nga vendimi që do të marrin organet drejtuese të Partisë Demokratike

BERAT BUZHALA: A po udhëheqin mirë organet drejtuese të PD-së?

SALI BERISHA: Tani ata janë kyçur në një proces të paprecedentë në historinë e vendit, që ja ka imponuar Edi Rama

BERAT BUZHALA: A takoheni shpesh me zotin Basha?

SALI BERISHA: Takohem. Dhe jam i bindur që do e fitojë këtë betejë. Se janë të gjithë të bashkuar. Opozita është e bashkuar si kurrë ndonjëherë. Qytetarët janë të vetëdijshëm, të gjithë e kanë të qartë që ky është një paranojak.

BERAT BUZHALA: Përveç ecjes në kohë të lirë me çfarë merreni?

SALI BERISHA: Në përgatitem për ditën e parlamentit, pavarësisht se mund të mos lexoj fjalime, nuk shkoj kurrë pa u përgatitur. Lexoj

BERAT BUZHALA: Çfarë po lexoni aktualisht

SALI BERISHA: Këto kohë kam lexuar shumë psikologji dhe histori

BERAT BUZHALA: Keni hequr dorë prej romaneve

SALI BERISHA: Kam disa muaj që kam lexuar disa libra shumë të mirë për Shqipërinë, për luftën e dytë, me dokumente, që faktojnë tradhtinë e madhe që ju bë Kosovës, por edhe shqiptarëve në çdo aspekt nga grupi i Enver Hoxhës. Kanë dalë libra që trajtojnë disa aspekte të gjenocidit komunist në Shqipëri. Libra që trajtojnë masakrën e Tivarit. Përveç librit të Blendi Fevziut për “Enver Hoxhën” ka botuar Vasfi Baruti një libër shumë interesant

BERAT BUZHALA: Pra ju lexoni edhe shkrimtarë lokalë?

SALI BERISHA: Po. Për fat të keq komunizmi shqiptar në letërsinë botërore është minimal. Shqipëria ka ardhur një vend me histori të ndaluar.

Unë ndjej keqardhje që nuk mbahet ndaj Gani Kryeziut, udhëheqës në luftën kundër nazistëve. Dhe nuk ka asnjë dokument komprometues për të. Përveç urrejtjes së Titos dhe të Enver Hoxhës. Një njeri që luftoi 4 vjet, një pjesë të mirë të luftëtarëve të tij i kanë ekzekutuar me tokmak pas koke dhe i kanë hedhur në një pus. Dikush duhet të kujtohet për ta. Duhet të nxjerrim historinë tonë.

BERAT BUZHALA: Cilin romancier keni më përzemër në letërsinë botërore?

SALI BERISHA: Markezin, por e kam me periudha. Ka pasur periudha që jam dominuar nga Heminguej, Hygoi, Borgezi.

BERAT BUZHALA: Në Kosovë?

SALI BERISHA: Më pëlqen Anton Pashku, më pëlqen shumë Ali Podrimja, më i dashuri me “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Edhe Azem Shkreli.

BERAT BUZHALA: Rexhep Qosen besoj nuk e keni shkrimtar të preferuar?

SALI BERISHA: Me Qosen ndahem nga ana politike. Padyshim “Vdekja vjen nga sytë e tij” është vepër e mirë. Është roman autobiografik, ai duhet ta pranojë që është autobiografi. Ta pranojë mos të ketë asnjë kompleks. Nuk jam dakord me analizat e tij për letërsinë, ato më kanë mërzitur qëkur i kemi lexuar, kur thoshte se “ne kemi shkrimtarë të mirë por s’kemi letërsi të madhe”. Bën disa krahasime që nuk jam dakord dhe nuk janë të vërteta. Sepse letërsia ka një monument madhështor të ndërtuar nga Ismail Kadareja. Kemi vërtetë poetë shumë të mëdhenj, Ali Podrimja, Lasgush Poradeci, ai pse shkon dhe i zhvlerëson këta. Nëse poezia do kishte gjuhë, do ishin poezitë e Lasgushit.

BERAT BUZHALA: Muzikë dëgjoni?

SALI BERISHA: Po. Edhe shqiptare, edhe të huaja.

BERAT BUZHALA: Cili është kundërshtari më i ashpër politik që keni pasur beteja, mirëpo që nuk e keni humbur respektin asnjëherë?

SALI BERISHA: Ruaj një respekt të caktuar për Fatos Nanon. Sepse ai i bëri detyrat. Detyra më baze e një politikani është që po humbi zgjedhjet, po ta gjykojë, të thotë mirupafshim. Fatos Nano e bëri këtë. Bëri një rotacion, pavarësisht se çmendoja unë për të, por e bëri. Çka nuk është Edi Rama kjo gjë. Edi Rama është e kundërta. Njeri që nuk pranon të bëjë zgjedhje. Nëse Nano nga një ushtar i partisë doli prapë në krye kur e hoqën me kurth, Edi Rama fut të gjithë anëtarët e partisë për të votuar. Pse? Që ai mos të votohet. A und të ndodhë kjo në botë, përveçse me të!

20 komente në “Sali Berisha: Çfarë i thashë Donald Lu-së për Ramën, pse Meta duhet të ikë nga ai dhe pse e vlerësoj Fatos Nanon”

  1. Prape me nje maskara ju si Berat Buzhalovicin ?Nuk ja vlen te humbisni kohe as vend ne gazete me njerze te tillë antishqiptar.Pastaj ke morii ne interviste.nje tjeter maskara apo ma mire me thane nje kriminel te regjur si Sali Berisha qe per interesa te familjes tij ka djege dhe mendon prapë te djege Shqiperine.Te tille njerze nuk duhet te zanë vend ne faqet e gazetes Tema zoti Mero.Behuni ma seriozë ne menyre qe te jeni sa me te lexueshem per publikun.

    1. ilir says:

      Asgjë nuk paske thënë!

  2. ela says:

    nje gomar qe inteviston nje te mbaru politikisht ,moralisht.Mo bazhale pse nuk shikon hallet, o maskara

  3. Kris says:

    Te vjen per te qeshur se eshte shume komike! Kur Baton Haxhiu tha se;- Rama eshte idealist dhe Meta pragmatist, Buzhala dhe idioti i Panorames qeshen! Si ka mundesi, ku ka aritur shoqeria shqiptare, kur injoranca tallet me inteligjencen! Kjo fale kellires mediatike Fevziu! Berisha solli kete situate ku na udheheq injoranca! Rama mund te jete idiot dhe shume mund ta shajne por te qeshe Berati dhe i ‘lehti nga trute’ kryeredaktori eshte jashte c’do mendjeje te shendoshe!

  4. shpresa says:

    Gazetari Berat Bukshkala me njeriun e te gjitha vyrtyteve me te keqia, kryemafjozi, kryekrimineli, krytradhetari i shqiptareve TE NDERSHËM. Vazhdoni, ne demokraci ka vend dhe per ju. Kjo eshte.

  5. lond says:

    Or bushala apo bushbytha o vesh gjat as majmunit nuk i afrohesh, te shkerdhefsha robt or fytyr byth, ku e gjen te drejten ti qe del dhe mbron kriminelet e shqipris, ty do te fusish koken ne nje grop me hale por dhe atje halen ke per ta bo pis zhgarrafin muti

  6. Pika qe nuk ju bie... says:

    Po ne gojen e Berishes, Fatos Nano per vite me radhe ishte “kriminel , bosi i mafjes se Ballkanit etj etj…”.
    Gojehaleja, PER AT TE SHKRET KARRIGE ESHTE GATI TE THOTE E BEJE GJITHCKA”.
    Tani eshte ne hapin e fundit, kur po mendon shterngimin e prangave. Kujdes prej tij !!
    …Sa per gazetarin BERAT, nje misterec Berati”.
    “Me e pas mik, per mik s’te mban?,
    me e pas armik, mutin ta han”.
    …, Keshtu ka pas thene njehere nje fare Osman Gazepi!!

  7. fida says:

    Une kam pas punu ne OST ne kohen e tij,Sali mashtruesit.Firmosnim ne lista,per mitingje dhe po te mos shkonim ne mitingje,ishim te pushuar me ceremoni nga puna

  8. Rrok cubi says:

    Po,tamam,tashti paska gjet tenxherja kapakun.

  9. ATDHEU says:

    Pse e vlereson Nanon? Ta them une… Sepse juve ju bashkon nje ideal. TRADHETIA ndaj ketij vendi.

  10. stefan says:

    Mire Saliu qe ka rrjedhur e ka degraduar ne skizofreni, po dhe ky pseudogazetari nuk qenka prapa! Derziu ky!
    Saliu i kujton te gjithe si veten!!! Meqe ai kishte banden e tropojaneve per te vjedhur zgjedhjet (ne krye ishte nje Astrit dhe nje tjeter qe e nxori Sala nga burgu (hasem me Haklajt), te dy kriminel. Shetisnin me nje makine pa targa diten e zgjedhjeve dhe terrorizonin komisioneret) duhet te kene dhe te tjeret banda!!!

  11. alphade says:

    Ligji Vettingut ka tash 18 muaj qe e ka lene pa gjume
    Saliun dhe banden e tij ! Kanabisi,per te cilin ben fjale
    ky zoteri,ne se ka ndonje qelize zoterie, eshte vetem nje
    alibi per te mbuluar friken e vertete qe ka banda e Vicidolit
    nga Ligji i Vettingut ! Kjo tregon realisht sa pasuri marramendese
    kane grabitur kjo bande sa qe nuk di si t’i justifikoje kete hajduteri
    dhe shpikin lloj- lloj marifetesh si : ” zgjedhjet te behen elektronike” ,
    qe tash e kane harruar kete,dmth “zgjedhjet elektronike” ! Tash kane
    filluar me alibine tjeter: “kanabisin”, “zgjedhje te lira dhe te ndershme”
    dhe e fundit: “qeveri teknike” ,njera kerkese me absurde se tjetra !
    P.sh ,te marrim “zgjedhjet te lira dhe te ndershme” ! Te marrim regjimin
    diktatorial e tiranik te KIM JONGUT ne Korene e Veriut dhe po ta pyesesh ate
    se si i ben zgjedhjet Ai ,do te pergjigjet : As nje vend ne bote nuk i ben “zgjedhjet
    e lira dhe te ndershme sic i ben Korea e Veriut ” ! C’dua te them me kete: dua te
    them se e gjithe bota demokratike dhe diktatoriale thone se bejne “zgjedhje te lira
    dhe te ndershme” ,eshte nje parim universal ! Keshtu thone te gjithe ! Prandaj nuk
    perben asnje argument qe Saliu me banden e tij ta shtroje nje kerkese te tille sepse
    eshte absurde !
    “Argumenti” per qeveri ” qeveri teknike” eshte po aq absurde sa ajo qe permendem
    me lart. Dy muaj para zgjedhjeve eshte nje marrezi qe vetem banda e Saliut mund ta
    sajoi ! Kjo qeveri teknike do te frenoje blerjen e votes ?! “Kanabisi edhe me qeveri tek-
    nike nuk e blen dot voten ” !? Te gjitha keto jane pretekste, prandaj shkaku i vertete
    eshte LIGJI i VETTINGUT ,!!!

  12. haha says:

    droga eshte PAJA” qe i dhe ps,mbasi theve qafen……lazarat gjithe shqiperia…..qelbesire komuniste….ke ngrene dhe do te hash akoma,,,,,

  13. Bushi says:

    Saliu kur flete duket sikur dhjet.I ngjan nje gomari plak.Edhe Buzhala si kerriç i ketij gomari. Anje njeri nuk i mere per te verteta keto qe thot Berisha.Ai di vetem te genjej,te shpif,te trilloj e sajoj gjera te paqena.Kerkon te ngrej vehten, si i mençem,por qe nuk eshte,dhe do qe te nxier vehten sikur nuk eshte fajtor e kriminel.Por keto qe thot ai nuk i ha as qeni.Vetem Buzhala i ha.

  14. filani says:

    mizerje njeri ,ato qe ka bere vet ua ngarkon te tjereve. Parimin nazist “akuzo rivalin për atë që sapo ke bërë vetë apo ke ndërmend ta bësh” ose lënien e “dobiçit” në derë, sala e ka përdorur në vijimësi.Mos u merrni me kete moster

  15. zgalem says:

    Duhet te kete nje pakt vullnetar , qe Ky lloj Berati , te mos duket me televizore dhe ne mediat shqiptare . Ky nuke njef realitetin politik , zgerdhihet ne Tv dhe ben intervista te tilla , qe nuk ka c’i duhen asnje njeriu ne bote . Ketij I duhet imponuar nje ” ngordhje ” mediatike shqiptare . Zgalem

  16. toni says:

    Te dy plehra Sala dhe Bzhala

  17. Mos e beso po deshe says:

    Kush flet krijuesi Lazarat-Columbia, vrasesi dhe antishqiptari by** qi** Sali SRB.

  18. bajram bala says:

    AKOMA ME TE HUAJT QE NA URREJNE DO VASHDOJME TE NDERTOJM SHTET SALI MILOSHEVICI NANO GREKOFONI VANGJEL GREKU.BOLL LUAJTET ME KETE POPULL BASHA DOBIC I ENVERIT QEROHUNI MORE KRIMINELE POR DOREZONI PARATE NE FILLIM

  19. Dajti USA says:

    Saliu eshte nje mjerane,qe e ndjekin nga pas gjithe krimet qe ka bere keto 25 vjete,jeton me friken e vetingut dhe arrestimit,nuk po gjene vrime ku te futet,kete radhe ka gjetur vrimen e ketij Buzhales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje