Simeone: Griezmanni do largohet nga Atletico Madridi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka paralajmëruar se ylli i skuadrës së tij Antoine Griezmann mund të largohet nga “Vicente Calderon” në afatin kalimtar të verës.

Manchester Unitedi është i lidhur ngushtë me transferimin e francezit, që këtë sezonka shkëlqyer duke shënuar 21 gola në 39 paraqitje për klubin spanjoll, transmeton Koha.net.

“A mund të largohet Griezmanni në verë? Po, sepse ekziston një klauzolë largimi dhe nuk ka asnjë garanci. Që nga këtu, nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Kemi folu shumë për këtë gjatë pushimeve të verës, folëm shumë dhe ai qëndroi – ai më kishte thënë që nëse qëndroj unë do qëndroja.

Ai më pas kishte folur me agjentët dhe nënshkroi kontratën. Griezmann asnjëherë nuk do të më lejonte që t’i kërkoja të qëndronte, nuk e kam bërë këtë as me Costan dhe as me Falcaon”, është shprehur Simeone për AS.

Gjatë kësaj jave kishte thënë se është i hapur të kalojë edhe Real Madridi dhe Barcelona në të ardhmen.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *