Skandal me dosjet e Sigurimit, qindra dokumente janë manipuluar, teknologji speciale për zbulimin e spiunëve që fshinë të dhënat. Dridhet politika

24 Mars 2017, 08:45Politika TEMA

Autoriteti për Informim për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit jep alarmin se politika ka bërë masakër me dosjet e komunizmit. Qindra dokumente janë manipuluar dhe zhdukur nga politikanë të implikuar në Sigurimin e Shtetit, për të fshehur gjurmët e tyre të errëta gjatë veprimtarisë në diktaturën e egër komuniste.

Gjatë punës për mbledhjen e dosjeve të Sigurimit, Autoriteti ka konstatuar se një pjesë e konsiderueshme e dokumenteve nuk gjenden.

Por, një lajm i mirë është se Autoriteti do të përdorë teknologji speciale për zbulimin e spiunëve që kanë fshehur të dhënat, por nuk dihet se sa i arrirë do të jetë ky projekt shkruan “Sot”. Këtë shqetësim e ka ngritur anëtari i Autoritetit, Simon Miraka.

Ai deklaroi se një sërë dosjesh janë zhdukur ndërsa ka edhe emra që janë fshirë nga regjistrat themeltar. “Kanë bërë seleksionime ku ata e kanë parë të arsyeshme sipas arsyetimit të tyre. Ka regjistra që janë fshirë, mirëpo ka edhe një teknologji sot që edhe ato fshirje do t’i gjejmë, shpresojmë!”, deklaroi Miraka.

Siç duket, ky proces do të shoqërohet me shumë probleme, që do të pengojnë edhe zbulimin e vërtetë të spiunëve të Sigurimit.

Ndërsa një pjesë e dosjeve janë zhdukur dhe manipuluar, një pjesë tjetër është e painventarizuar. Shumë dosje janë nëpër kuti dhe të dëmtuar nga kushtet e ambientit, ndërsa ka shumë nga ato për të cilat nuk dihet e çfarë përmbajnë.

Asgjësimi i dosjeve ka ardhur nga politikanët, të cilët janë kujdesur që të zhduken ato dosje shumë të rrezikshme dhe shumë të rëndësishme, që do të cenonin karrierën e tyre politike.

Por, edhe ato dosje që ekzistojnë në SHISH janë të painventarizuara. Dosjet që janë marrë nga institucionet, gjatë transportit janë monitoruar dhe do kanë qenë nën mbikëqyrjen e një sigurie të lartë.

Materialet u zhvendosën me automjete. Kanë qenë vetë anëtarët e Autoritetit që kanë ruajtur dosjet nga ndonjë manipulim i mundshëm, apo humbja, zhdukja e tyre gjatë transportit.

Autoriteti do të zbardhë rreth 3 milionë faqe shkresa të dosjeve të arkivuara për llogari të ish-Sigurimit. Në një takim me studentët e Fakultetit të Filologjisë dhe Historisë në Tiranë, kreu i këtij autoriteti Gentiana Sula tha se puna sapo ka nisur ndërsa u zotua se të gjitha dosjet do të lexohen ashtu si duhet.

“Kemi shqyrtuar rreth 230 kërkesa nga institucione publike që pyesin, është, s’është, ka qenë bashkëpunëtor ose zyrtar i Sigurimit. Kjo është një gjë që bëhet thjeshtë. Synimi është shumë më tepër; pajtimi, shërimi i plagëve, e vërteta.

Ne kemi menduar të ndërtojmë një institucion të memories, ku natyrisht studiuesit kanë shumë për të thënë”, tha Sula. Aktualisht,

Autoriteti i Dosjeve po mbledh materiale në 5 arkiva institucionesh kryesisht ministri dhe Arkivi Qendror i Shtetit, ndërsa ende nuk ka nisur puna për mbledhjen e dosjeve nga prokuroritë dhe gjykatat e rretheve.

3 komente në “Skandal me dosjet e Sigurimit, qindra dokumente janë manipuluar, teknologji speciale për zbulimin e spiunëve që fshinë të dhënat. Dridhet politika”

  1. To be or not to be says:

    Keto jane lojra qe bejne per te justifikuar veten se dihet, te gjithe ata qe jane ne pushtet sot i kane rrenjet te ato dosje dhe zhdukja e tyre perfshin te dyja anet e medaljes, populli shqiptar dhe pse ka treguar qe eshte dele nuk ben asnje kryengritje po vetem pret ti tregojne kerbacin te pakten ka memorie dhe e di kush kane qen spiunet…penicilina, doku, dizenjatorja etjjjjjj dhe 90%e tyre drejtojne akoma shtetin ne mos ata niper e mbesa kane zen vendin e tyre!!!!!!
    Ja disa emra te ish spiuneve nese ju ka marr malli
    http://spiderinformazione.blogspot.com/2012/11/emrat-e-ish-spiunevepenicilina-and-co.html

  2. saliu i persekutum says:

    TE shokon nje gje , se jan ven dhe kerkojn te vihen me shpatulla pas muri njerzit me te mir te kti vendi dhe atdhetaret me te flakt dhe kte gje kerkojn ta bejn bashkepuntoret e nazifashizmit pjellat e tyre dhe pasardhesit e ish agjenteve qe kan luftuar kunder interesave komtare , po komisioni qe te nxieri ne pah dhe te demaskoj te gjith isht tradhtaret e kti vendi kuislinget bashkepuntoret e nazifashizmit dhe ata shqiptar qe i kan sherbyer agjenturave te huaja angloamerikanve , UDBse , ASFALIS GREKE , SIMIT italian , emrat e ktyre njerzve kur do dalin dhe kur do demaskohen , se kan luftuar kunder vendit dhe kombit SHQIPTAR , kunder intersave komtare , siç po punojn me devotshmeri edhe sot , nuk po i gjindet fundi padrejtesis 25 vjeçare ne kte vend , ngrihet llumi i kti kombi tradhtaret ishagjentet dhe kriminelet kti vendi dhe therrasin per drejtesi , po çfar drejtesie mund te kerkoj Hamit Matiani , xhaferr deva halil alia e shum antishqiptare qe i kan ven pushken kti vendi ne kra te nazifashizmit , jan ngritur ky llumi dhe turpi kti vendi dhe sulmojn patriotet dhe njerzit me te mir qe kan sakrifikuar dhe dhen jeten e gjakun e tyre per interes te kombit vet dhe atdheut te tyre , rrespekte heronjve te heshtur, heronjve qe dhan jeten dhe mbrojten sovranitetin e kti vendi , posht kuislinget tradhtaret banditet e rreaksionit kunder vendit ton , posht tradhtaret qe i kan sherbyer me pasion agjenturve te huaja dhe qe sot p na shiten si heronjt e kti vendi , perfitojn se ky vnd sot esht perplasur pertok , si mos me keq pa dinjitet dhe lavdi , se nuk e mer me vesh i pai te dytin , se historin sot po e ndryshojn tradhtaret sipas deshires se vet , po e ndryshon pjesa me e ulet e kti vendi , perfundimisht dinjiteti komtar esht perplasur pertok si mos me keq , por nje gje te keni te qart te ter , se po filloj nje luft kta tradhtar te kamufluar ne heronj sot te ter do largohen nga ky vend , ose do bashkepunojn me armikun siç kan ber te paret e tyre historikisht se tradhtin dhe urrejtien komtare e kan ne gen kjo esht histora e dhjer e jona kto vite demokracie.

  3. saliu i persekutum says:

    TE shokon nje gje , se jan ven dhe kerkojn te vihen me shpatulla pas muri njerzit me te mir te kti vendi dhe atdhetaret me te flakt dhe kte gje kerkojn ta bejn bashkepuntoret e nazifashizmit pjellat e tyre dhe pasardhesit e ish agjenteve qe kan luftuar kunder interesave komtare , po komisioni qe te nxieri ne pah dhe te demaskoj te gjith isht tradhtaret e kti vendi kuislinget bashkepuntoret e nazifashizmit dhe ata shqiptar qe i kan sherbyer agjenturave te huaja angloamerikanve , UDBse , ASFALIS GREKE , SIMIT italian , emrat e ktyre njerzve kur do dalin dhe kur do demaskohen , se kan luftuar kunder vendit dhe kombit SHQIPTAR , kunder intersave komtare , siç po punojn me devotshmeri edhe sot , nuk po i gjindet fundi padrejtesis 25 vjeçare ne kte vend , ngrihet llumi i kti kombi tradhtaret ishagjentet dhe kriminelet kti vendi dhe therrasin per drejtesi , po çfar drejtesie mund te kerkoj Hamit Matiani , xhaferr deva halil alia e shum antishqiptare qe i kan ven pushken kti vendi ne kra te nazifashizmit , jan ngritur ky llumi dhe turpi kti vendi dhe sulmojn patriotet dhe njerzit me te mir qe kan sakrifikuar dhe dhen jeten e gjakun e tyre per interes te kombit vet dhe atdheut te tyre , rrespekte heronjve te heshtur, heronjve qe dhan jeten dhe mbrojten sovranitetin e kti vendi , posht kuislinget tradhtaret banditet e rreaksionit kunder vendit ton , posht tradhtaret qe i kan sherbyer me pasion agjenturve te huaja dhe qe sot p na shiten si heronjt e kti vendi , perfitojn se ky vnd sot esht perplasur pertok , si mos me keq pa dinjitet dhe lavdi , se nuk e mer me vesh i pai te dytin , se historin sot po e ndryshojn tradhtaret sipas deshires se vet , po e ndryshon pjesa me e ulet e kti vendi , perfundimisht dinjiteti komtar esht perplasur pertok si mos me keq , por nje gje te keni te qart te ter , se po filloj nje luft kta tradhtar te kamufluar ne heronj sot , te ter do largohen nga ky vend , ose do bashkepunojn me armikun siç kan ber te paret e tyre historikisht , se tradhtin dhe urrejtien komtare e kan ne gen , kjo esht histora e dhjer e jona kto vite demokracie te shan i shari te pergojon zagari .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje