Thaçi: Me ndërkombëtarët për Ushtrinë na ndan vetëm metodologjia

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar Drejtorin e Departamentit për Europë në Qeverinë e Austrisë, Alexander Schallenberg, zyrtarin përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, si dhe tërë ambasadorët austriakë të vendosur në shtetet e Ballkanit Perëndimor, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Me delegacionin austriak, presidenti Thaçi ka folur për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

“Progresi në Kosovë është rezultat edhe i mbështetjes dhe përpjekjeve të Austrisë”, ka thënë Thaçi.

Ai me delegacionin austriak ka folur edhe për dialogun, duke shprehur bindjen se dialogu nuk ka alternativë.

“Kosova ka raporte të mira me të gjithë fqinjët e saj”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, drejtori për Europë i Qeverisë së Austrisë, Alexander Schallenberg, u shpreh se “për Austrinë është i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëpunimi i shteteve të rajonit me njëri-tjetrin”.

Për iniciativën e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, Thaçi ka thënë se edhe ndërkombëtarët e përkrahin krijimin e ushtrisë, porse dallime ka vetëm rreth metodologjisë së krijimit të saj. Koha.net

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *