“Thumbon” Tahiri: Balili nga drejtues institucioni, sot është në kërkim dhe kjo është arritje e madhe

Pas marrjes në pyetje në prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku dha dëshmi mbi dosjen “Shullazi” për kërcënimin e rektorëve, ish-ministri i brëndshëm Saimir Tahiri ka folur për Klement Balilin.

Sipas Tahirit, fakti që Balili, nga drejtues institucioni, sot është në kërkim, kjo është një arritje. Tahiri tha se nuk i ka ngelur asnjë peng gjatë kohës që ushtronte detyrën e ministrit.

“Nuk kam asnjë peng si ministër i brendshëm. Balili në kohën që unë ushtroja detyrën nga person në detyrë, u bë person në kërkim. Nuk ka rëndësi se kur arrestohet, por ai nuk është më në krye të institucionit, por po kërkohet”, deklaroi Tahiri.

Tahiri deklaroi se dëshmoi në prokurori si një qytetar i barabartë para ligjit, duke dhënë kontributin për një shtet më të mirë. Sipas tij, kjo është arsyeja që na duhet reforma në drejtësi, që shqiptarët të jenë të barabartë.

“Dhashë kontributin për një shtet më të mirë. Kontributi i çdo qytetari ndihmon që të kemi një Shqipëri më të drejtë. Ligji të jetë i barabartë për çdo qytetar.

Është kjo arsyeja që na duhet reforma në drejtësi, na duhen politikanë që duan ligjin, që shqiptarët të kenë drejtësinë që meritojnë. Jam i bindur që deklarimi im do të jetë i administruar.

Ka politikanë që edhe kur vrasin dhe vjedhin nuk vijnë në gjykatë. Se cfarë kanë deklaruar rektorët nuk e di, por unë bëra detyrën time qytetare”, deklaroi Tahiri

Ish-ministri i brendshëm foli edhe për akuzat e ish-kryeministrit Berisha. Tahiri tha se akuzat e Saliut vetëm sa e bëjnë më të fortë.

Akuzat e Saliut më bëjnë më të fortë, jam mësuar me akuzat e tij. Nuk jam si Saliu që vret njerëz si më 21 janar dhe gerdeci dhe nuk paraqitet në prokurori”, deklaroi Tahiri.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Thumbon” Tahiri: Balili nga drejtues institucioni, sot është në kërkim dhe kjo është arritje e madhe”

  1. Albani says:

    Me gjithe respektin qe kam dhe qe po e humb sa here qe justifikoheni per kanabizimin dhe krimin me ben te them qe beni mire te na hani mune dhe pastaj ta naloni demagogjine e felliqur te tipit monist.
    Arritje eshte qe ta krehesh Shqiperine dhe ta kapesh kelysh kurve dhe nuk mund te justifikohesh qe nu e kontrolloni dot nje bythe vend sa eshte Shqiperia,por me ben te besoj perdite dhe me shume qe keni perindjen tuaj ne krimin e hashashit dhe droges.
    Kelyshe qe po katandiseni me keq nga Berisha dhe Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *