VIDEO/ Rama i merr celularin Vangjush Dakos dhe i telefonon Bushatit: O Ditmir, të lutem fol pak këtu…

Kryeministri Edi Rama ka drekuar sot më peshkatarët në Durrës. Duke folur për punë që ka bërë qeveri për tu ardhur në ndihmë nuk kanë munguar batutat dhe të qeshurat gjatë drekës.

Nga ana tjetër ata i kanë shprehur kryeministri shqetësimin lidhur me varkën e peshkimit e mbajtur peng në Egjipt dhe autoritetet atje kërkojnë 50 mijë për të lëshuar.

“Varka në atë derexhe ku është katandisur nuk bën as 30 mijë euro. Atje nga porti ushtarak kërkojnë 50 mijë euro. Të lutem duam një ndihmë…”, tha njëri prej peshkatarëve.

Në videon e shpërndarë në “Facebook”, Rama dëgjohet tu ketë thënë peshkatarëve:  “Ndoshta duhet bërë një ndërhyrje më lart. Do interesohem, do interesohem unë. Unë nuk e dija, e dija që ishte mbyllur kjo histori”.

Rama i kërkon Vangjush Dakos t’i telefonojë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Por një peshkatar i pranishëm në tavolinë i thotë për ministrin Bushatin: “Është çun i urtë ai, nuk të zgjidh gjë”, ndërsa kryeministri i përgjigjet: “Nuk është edhe aq i urtë sa duket, po hajt mo…”.

Teksa Bushati e hap telefonin, Dako ia kalon Ramës.

“O Ditmir fol pak të lutem me këtë zotërinë këtu për punën e asaj varkës që…

Të lutem fol pak këtu”, i thotë kryeministri dhe i kalon telefonin peshkatarit.


20170324-180037 by e-d21

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...