Gjergj Bojaxhi: PD po bën teatër dhe do futet në zgjedhje. Basha shpjego, pse me gjysmë miliardi lekë nga droga zgjedhjet janë të lira, kurse me 2 miliardë jo..?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i partisë Sfida është Hektor Ruci.

Zoti Ruci nuk do jete kandidat i Sfidës për deputet, nuk ka të drejtë të bëjë përfaqësim politik të Sfidës.

Ka për detyrë të administroje proceset e brendshme, garën, financat, transparncën, të gjitha”.

Kështu tha Gjergj Bojaxhi mbremjen e se premtes ne emisionin Oktapod ne Vizion Plus.

Përsa i përket rolit të tij, ai shprehet se do të përfqësojë partinë Sfida ne zgjedhje si kandidat.

“Qytetaret duhet të dinë kush është përfaqësuesi politik i Sfidës, nuk ka nevojë  të dinë kush e administron partinë.

Ne duam te ndryshojme modelin politik aktual”, tha ai.

I pyetur nga moderatori nëse bashkohej me Zotin Basha dhe a ishte dakort me kauzën e tij, ai shprehet se:

“Unë do thoja që cadra jonë është kutia e votimit, e dyta ne kemi shume kritika për qeverisjen e zotit Rama, por këto kritika i kemi dhe per partine kryesore të opozites që është Partia Demokratike”.

Ndersa persa i perket ceshtjes se kanabizimit te vendit ai shton:

“Edhe para 8 viteve kur ishte PD në qeverisje, në Shqipëri mbillej drogë por jo kaq shumë. Hashashi ka qenë gjithmonë në Shqipëri.

Ajo që zoti Basha po thotë, eshte që kur në Shqipëri ka vetëm gjysmë miliardi leke droge zgjedhjet jane të lira dhe të ndershe, kur ka 2 miliarde nuk quhen të lira dhe të ndershme.

Këto partitë politike po bëjnë debat kush ka mbjellë më shumë drogë”.

Ndërsa pyetjes nëse Partia Demokratike do të jetë pjesë e zgjedhjeve apo jo, ai pergjigjet:

“PD po bën teatër dhe do të futet në zgjedhje”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Gjergj Bojaxhi: PD po bën teatër dhe do futet në zgjedhje. Basha shpjego, pse me gjysmë miliardi lekë nga droga zgjedhjet janë të lira, kurse me 2 miliardë jo..?!”

  1. Teuta says:

    Po mor Gjergj Bijaxiu ,ke te drejte. Jeni tamam : Cjapi mish e dhia tave” nanxore nje model te ri. kryetrin e paskeni ne ilegalitet……

  2. loni says:

    “Populli nuk ka nevoje te dije kush e administron partine ” e habitshme !

Lini një Përgjigje te loni Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *