Fatos Klosi: Mbyllja e hetimeve për marrëveshjen e detit, shpërblim i Llallës për Bashën e Berishën. Topi: Berisha ka përgjegjësi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pasi Prokuroria e Tiranës pushoi dosjen e “paktit detar” me Greqinë të iniciuar nga qeveria “Berisha”, kanë ardhur një sërë reagimesh të forta,që e konsiderojnë këtë vendim si të pa drejtë, të nxituar apo edhe të marrë nën trysni politike.

Gazeta “TemA” kontaktoi me presidentin e kohës Bamir Topi i cili tha se nënshkrimi i marrëveshjes Shqipëri-Greqi nuk ka pasur miratimin e tij gjatë procesit. Ish-kreu i shtetit gjykon se marrja e një vendimi të tillë pa vullnetin e presidentit,ështëanti-kushtetues.

“Grupi negociator në kohën kur janë zhvilluar bisedimet, qëkorespondon me ushtrimin e detyrës sime si kryetar shteti, nuk ka marrë plotfuqinë e presidentit për të kryer bisedimet sikurse parashikohet nëKushtetuten e Republikës së Shqipërisë.

Nuk e di a është marrë parasysh ky moment në objektin e hetimeve. 

Gjithmonë kam pasur mendimin se mosmarrja e plotfuqisë përbën një shkelje të Kushtetutës, gjë që e ngarkon me përgjegjësi kryeministrin e kohës Sali Berisha,” nënvizon Topi.

Ndërkohë ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi, e cilëson vendimin e Prokurorisë si të gabuar dhe të marrë nën presione politike.

Ai shprehet se ky është një shpagim që kryeprokurori Adriatik Llalla bën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe liderit të opozitës LulzimBasha pasi ka marrë si shpërblim emërimin në krye të këtij institucioni.

“Pakti i firmosur është antikushtetues dhe kjo është prova e madhe. Tani duhet të dalë  përgjegjësia por përgjegjësit janë personat që kanë emëruar prokurorinë.

Nëse prokuroria del në këtë vendim atëherë ka një ngërç të madh juridik. Vendimi është antikushtetues.
Prokurori i përgjithshëm dhe vartësit e tij janë vënë nga ata që kanë përgjegjësi në këtë çështje dhe ky pushim është mënyrë që po lajnë borxhin ndaj atyre që i emëroi,”
deklaron Klosi.

Më tej, Klosi rendit një sërë sugjerimesh për Prokurorinë e Përgjithshme që sipas tij janë lënë jashtë hetimit për shkak të politizimit që i është bërë institucionit.

“Prokuroria ka për detyrë të gjejë fajtorët që sollën firmosjen.

Cilët kanë hartuar programin? Kush ka dhënë urdhër për këtë?

Çfarë diskutimesh paraprake janë bërë?

Cilat janë procesverbalet e mbledhjeve që janë mbajtur?

Kush janë përgjegjësit që një pakt i quajtur anti-kushtetues nga Gjykata Kushtetuese u firmos me ceremoni të madhe në prani të  kryeministrit Sali Berisha dhe firmën e ministrit të Jashtëm në atë kohë Lulzim Basha?

Këto i ka prokuroria, por nuk është e zonja dhe nuk guxon të nxjerrë fajtorët, ndaj e mbylli çështjen.

Prova që ka në dorë Prokuroria është firmosja e bërë,”  thotë Klosi.

Pavarësisht argumentimeve institucionalë, politikë apo ligjore të shtruar së fundmi në media, “TemA” bisedoi me një ekspert të matjes së territorit.

Kostandin Qirjazi prej vitesh në këtë profesion, pohon se çështja është politizuar më tepër, se sa është parë nga ana teknike.

Ai gjykon se me metodat e reja të matjes, ndryshimet që vihen re në vijën ndarëse të kufirit janë normale.

“Normalisht që ka pasaktësi. Kufijtë e Shqipërisë nuk janë matur ndonjëherë me saktësi për shkak të referencave të munguara nga e kaluara. Kjo është një çështje teknike dhe si e tillë duhet punuar dhe mbrojtur me profesionalizëm. Nuk e quaj të drejtë  kur shoh që luhet karta e patriotizmit në këtë mes. Shkenca nuk e njeh këtë gjë,” nënvizoi Qirjazi.

Më herët ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake Myslim Pashaj, e ka quajtur një tradhti kombëtare mbylljen e hetimeve. Ai argumenton se përgjegjësit duhet të shkojnë përpara drejtësisë dhe të përgjigjen për vendimin e marrë në atë kohë.

 “Po janë totalisht fajtorë sepse pa luftë drejtpërdrejt, shteti fqinj shteti të rrok një pjesë të detit shqiptar, pa luftë e mori për vete, është një tradhti kombëtare.

Dikush për këtë duhet që të përgjigjet. Gjykimin e madh e dha Gjykata Kushtetuese dhe u përqendrua në gravitetin kombëtar të këtij problemi dhe nuk ka kush ta zbusë, veprimi i prokurorisë është jashtëzakonisht i rëndë, si shumë të tjera që janë bërë”, u shpreh Pashaj.

Ndërkohë, një prej anëtarëve të grupit ndërinstitucional të marrëveshjes detare me Greqinë, Bektash Petoshati, rendit të gjitha gabimet e konstatuara nga ai gjatë procesit të paktit.
Ai tregon se pse vendosi që të heqë dorë pasi ra në gjurmët e këtyre shkeljeve.

“Me këtë marrëveshje është gabuar dhe kjo tanime nuk ka diskutim. Gabimi kryesor ligjor ka qenë mungesa e përcaktimit të vijës bazë. 
Ministria e Brendëshme  duhet të japë sqarime pse me një ligj për manaxhimin e kufirit ndryshoi edhe ligjin e kufirit, pse u përjashtua flota nga grupi i punës, etj.  Grupi i punes nuk ka zbatuar Urdhërin  135 DATE 23.08.2007 të ish-kryeministrit,” dëshmon Petoshati.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, dorëzoi në muajin maj të vitit 2014, dosjen e “paktit detar” në Prokurori, ku kërkoi nga prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla hapjen e hetimeve në lidhje me negociatat e kryera me fqinjët.

Fill pas këtij hapi të ndërmarrë nga Bushati, ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në atë kohë duke e konsideruar  si një hap të gabuar.

Ai e cilësoi si sulm që po i bëhej opozitës dhe konkretisht liderit të saj LulzimBasha i cili në cilësinë e  ministrit të jashtëm  nënshkroi asokohe bashkë me homologen greke Dora Bakojanis marrëveshjen e ujrave territoriale.

Por pavarsisht kësaj deklarate, Gjykata Kushtetuese më 15 prill të vitit 2010, hedhi poshtë paktin me shtetin fqinj, duke e shpallur si vendim të marrë në kundërshtim me Kushtetutën.

Në bazë të kësaj marrëveshje të nënshkruar nga të dyja palët, sipas kalkulimeve të ekspertëve Shqipëria rrezikonte të humbte 354.4 km katrorë sipërfaqe ujore nga territori i saj.

Andrea Danglli

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Fatos Klosi: Mbyllja e hetimeve për marrëveshjen e detit, shpërblim i Llallës për Bashën e Berishën. Topi: Berisha ka përgjegjësi”

  1. shpresa says:

    Mire beni qe spjegoni gjithe keto gjera dhe tregoni edhe mendimet e disave, por nje gje eshte e qarte qe s’ka njeri ta diskutoje: Gjykata kushtetuese nen trysnine e Sali Berishes, me ne fund vendosi si antikushtetues firmosjen e paktit detar me Greqine nga Lulezim Basha dhe ne prezence te Sali Berishes. E thene ndryshe kjo ishte tradheti kombtare. Ministria e jashteme ja çoi prokurorise. Prokuroria mbyll hetimet, pra doli mbi gjykaten kushtetuese. Kjo s’ka me bythe te rrije, ose gjykata kushtetuese duhet te jape doreheqjen diten e mbylljes se ketyre hetimeve, ose prokurori duhet te shkrihet dhe te akuzohet per tradheti kombtare. E di qe asnjera dhe as tjetra nuk ndosh se Shqiperia eshte rrumalle dhe jo shtet. Atehere del domosdoshmeri per vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi dhe kjo nuk behet me lutje por me force. Instanca te caktuar duhet te marrin ne dore vendosjen e shtetit dhe te denojne dhe mbyllin gojen e tu lidhin duarte dhe kembet tradhetareve. Demokracia presupozon ligjin, ai nuk zbatohet, atehere kur demokracia nuk funksionon ç’duhet bere? Duhet vendosur.

  2. PS PD LSI Banda politike says:

    Bamir Topi ky ish horr i bulevardit qe nuk u kujtua njehere per punen e detit sa ishte president.

    Fakti qe u mbyll tani para reformes dihej dhe rezultati.Eshte e kote te cosh cfaredo politikani para drejtesise pa reforme dhe “veting”.
    Pergjegjsi per kete ka edhe Edvin Rama qe nuk perdori parlamentin dhe voten e 1 milioneve per te ndryshuar dicka por u drodh si frikacak para sakrifices per pushtet me LSI ne kriminale.

  3. Spartaku says:

    Sali Berisha dhe Lulezim Basha,duhen djegur te gjall per kete tradheti kombetare.Pas tyre duhet varur ne litar Adriatik Llalla si kryeprokuror,qe eshte bere si muti pas kepuces se Sali Berishe,frikacak e antishqiptare.

  4. american2016al says:

    Shqiperia po kalon periudhen me te veshtire politike pas drejtimit te saj nga komunistet tani drejtohet nga grupe komuniste te vecanta qe si me pare jane bisha pa shpirt dhe kolaboracionist qe luftojne vetem per karriket e tyre dhe asnjehere per popullin.
    Shqipetaret duhet te zgjohendhe tani te zgjedhin te keqen me te vogel, dhe jo te gabojne me fytyrat gjysem femer te karnavaleve politike.

  5. Lennard says:

    Problemin do ta hape serish Vetingu .,dhe ato palo prokurore do te pergjigjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *