Incidentet, FSHF përjashton grupimin e tifozëve “Illyrian Elite” që ndërprenë ndeshjen Itali-Shqipëri

25 Mars 2017, 17:46Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas incidenteve që shkaktuan tifozat shqiptar mbrëmjen e djeshme në “Renzo Barbera” që sollën për disa minuta ndërprerjen e ndeshjes.

Përmes një njoftimi për shtyp, FSHF akuzon grupimin “Illyrian Elite” për sjelljen e tyre anti-sportive.

FSHF thekson gjithashtu se nuk do tu jap më asnjë  per ne stadium, anetareve te grupimit “Illyrian Elite”.

Deklarata e plotë e FSHF-së.

Federata Shqiptare e Futbollit denon me force aktet e shemtuara dhe aspak sportive te ndodhura te premten ne mbremje ne stadiumin “Renzo Barbera” akte te cilat sollen nderprerjen e ndeshjes dhe rrezikuan ndjeshem pezullimin e saj. Keto veprime teresisht ekstremiste nga grupimi ILLYRIAN ELITE nuk kane aspak lidhje me tifozet e shkelqyer shqiptare. Ajo ngjarje ne sektorin e tifozeve te grupimit ILLYRIAN cenoi rende imazhin fantastik te tifozeve tane te cilet gjithmone kane qene ne mbeshtetje te skuadres duke ndjenjur afer saj me korrektesi dhe si nje lojtar i 12-te per kete ekip.

FSHF nuk pajtohet kategorikisht me nje anti-sportivitet te tille ne stadiumin e Palermos dhe njeheresh i transmeton skuadres, kolegeve, tifozeve dhe mbare qytetareve italiane ndjesen e saj te sinqerte per incidentin e shemtuar duke cenuar standartet, duke garantuar qe episode te tilla te izoluara nuk mundet kurrsesi te lekundin raportet e miqesive tona te perbashketa mes dy popujve.

NE, TIFOZET SHQIPTARE ishim tifozeria me e paqte e Evropianit dhe kudo qe kishte shqiptare kishte feste.
Federata Shqiptare e Futbollit duke u distancuar teresisht nga veprime te tilla krejtesisht te papranueshme ka vendosur te mos jape dhe te mos shperndaje me asnje bilete per ne stadium, anetareve te grupimit ILLYRIAN ELITE te cilet goditen imazhin e mrekullueshem qe prodhoi ne Europian tifozeria dhe qytetaria shqiptare. Gjithashtu, te gjithe ata tifoze qe jane rregjistruar ne emer te ketij grupimi ne FAN CLUB-in Tifozet Kuqezi te FSHF nuk do te jene me pjese e ketij Fan Club-i.

Askush nuk mund ta njollose kete imazh as tani dhe ne asnje moment. Nderi dhe emri i mire i Shqiperise dhe shqiptareve vlejne me shume se cdo gje tjeter.

9 komente në “Incidentet, FSHF përjashton grupimin e tifozëve “Illyrian Elite” që ndërprenë ndeshjen Itali-Shqipëri”

  1. Albo says:

    rreth 25 vjet ka luajtuar shqiperia jasht ku ka humbur shume ndeshje dhe shume pak tifoze ka patur ….kto kohet e fundit na kane dal me dhjetra grupe si kerpudha qe bejne vetem sherre lart e poshte. Sju vjen turp shkoni per sport apo per te demtuar kombetaren me ato fondet qe sju dihen nga vijne. Boll me kta serbo fila huligane.

    1. Uncle Sam says:

      O bish kur nuk e ke idene se si shkojn gjerat ne ket ambjent mos paragjyko e mos shaj!
      Nese eshte dikush qe e ka nis ket histori negative eshte federata shqiptare me policine shqiptare,kthehu pak mbrapa ne kujtese dhe analizo!

  2. evgjitngrenesi says:

    ikni ore legenat e dukës! hajdut; dhe antishqiptarë! servila ndaj të huajve deri ku s’mban më dhe arrogantë ndaj shqiptarëve që sakrifikojnë për kombin e tyre! njërëz pa identitet! bythqirë

  3. Moisi Golemi says:

    Po kjo eshte deklarate e FSHF apo e Tifozave Kuqezi???

  4. Faro says:

    Pse nuk publikohen emrat e ketyre antishqiptateve?
    Madje as fotot?
    Kush i mbron?

    1. Anteu says:

      Jane te gjithe Arna-Utes i mbron Erdogani

  5. kurt noc bib kurvnori says:

    Heu!
    ILLyret Elite ,pellazget,po nxjerrin surrativ e tyre te vertet prej neandertali shpelle bjeshkesh t namuna.

    1. Gjini says:

      O gomar keto jane nje grupim shqiptar kryesisht elbasanas i shkeputur nga TKZ qe kerkon te heqin me zor Duken pavaresisht se nuk ja var njeri. Tjetra ore loqe personi i arrestuar eshte durrsak qe banon ne Itali dhe shumica ishin nga durresi dhe Elbasani prandaj ore legen leri rehat Bjshket e Namuna dhe te sugjeroj te shkosh se eshte gje e mrekullueshme ku shkojne me qindra turiste Megjithate ti nuk ke pare as me fut banjon brenda por vazhdon te dhjesesh ne halen e oborrit poshte caracit tend. U mora shume me kete gomar por kut te del nje mut perpara me mutin do merresh detyrimisht

  6. Bledar Puci says:

    Ktu do perseritet skenari kroat,kthimi bohet me dyer te mbyllura,dhe pa tifoz mer 3 pike te tjera e keshtu a.duka e fiton bastin me ate rast, jane shpikes te intrigave kta.kur une shkoj ne s Siro Milano policia ma heq ene tapen prej shishe mos me prish rregullin,me thoni ju nga dhe si hyjn ato arsenale lufte mrena,per qiell dhe per tok ktu ka tradheti burra,e ka thon N.Luca se li topi!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje