Bamir Topi: Donald Lu gabon me vizitat e shpeshta private te Berisha, Vlahutin është e intimiduar

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka komentuar në një intervistë televizive situatën politike në Shqipëri.

Duke e konsideruar Nishanin si president që nuk ka mundur ta bëj detyrën, Topi tha se për këtë shkak politika shqiptare vuan nga mungesa e arbitrit, madje këtë rol e kanë humbur edhe ndërkombëtarët.

“Nuk ka arbitër. Presidenti nuk është arbitër.

Në shpresojmë që ndërkombëtarët do të luajnë rolin e mediatorit. Vijnë të bëjnë mediatorin dhe nuk e bëjnë dot.

Ambasasori amerikan ka qenë më aktiv.

Duhet përgëzuar për mënyrën se si është futur në lojë, por sigurisht në këndvështrimin tim ka bërë edhe një gabim.

Vizita pa fund në zyrën private të Berishës. E tepërt.

Unë arrij të kuptoj që roli i ambasadorëve është shumë i rëndësishëm, por duhet të respektosh institucionin.

Mund të bësh një vizitë dy private, por jo inflacion vizitash. Kjo është e vetmja kritikë që kam.

E mbështes pa fund, sepse është përfaqësues i një vendi të madh. Por e thashë në kontekstin që nuk ka arbitër. Ky vend nuk ka arbitër.

Do të thotë, që të mos kesh arbitër do të thotë, që dy palë mund të ndërpresin lojën për pakënaqësi, mund të dalë rezultati që mund të mos e pëlqejë njëri nga ekipet. Atëherë ku jemi? Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo situatë në 25 vjet që unë mbaj mend në politikë. Situatë më e vështirë në dialogun, komunikimin ndërmjet palëve nuk ka pasur në Shqipëri” – tha Topi për Report TV.

Ish-presidenti tha se ndërkombëtarët |kanë qenë të vlerësuar sidomos për angazhimin e tyre në realizimin e reformës në drejtësi, por edhe aty ata kanë ngecur”.

“Përfaqësuesja e Bashkimit Europian Romana Vllahutin është jashtë loje, sepse ndjehet e intimiduar.

Është defaktorizuar.

Sot ajo është e intimiduar, sepse nuk futet dot në komunikim me opozitën sepse është e sulmuar, nuk futet dot në komunikim me mazhorancën se është e paragjykuar” – tha ndër të tjera Topi.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Bamir Topi: Donald Lu gabon me vizitat e shpeshta private te Berisha, Vlahutin është e intimiduar”

  1. PS PD LSI Banda politike says:

    Turkoshaku Bamo Topi, ky element regresiv i Bandes PD po na del si shpetimtar e demokrat kur dihet qe nuk kishte asnje demokrat ne rradhet e PD se POR VETEM MBETURINAT E SIGURIMIT, KOMUNIMIT DHE CA TE ASHTUQUAJTUR TE PERSEKUTUAR. KY hoor i bulevardit do te justifikoje te qenit pjese e Bandes se Hajdareve PD.

  2. Plisat e Shpellave dhe Banda e Hajdareve says:

    intimiduar? FLIT SHQIP O TURK I BULEVARDIT….. i shkreti ti qe po te ben shume propogande Mero…po ti je trim i madh? o pjese e Bandes PD.

  3. Bamir Traoi says:

    U be xheloz ky “I djathti” I Rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *