Koço Kokëdhima flet për Arjan Çanin: Nëse Rama nuk dëgjon kërkesat e PD-së, do shkojmë në luftë. Do jem i rëndësishëm për 10 vjet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-deputeti i PS-së, tashmë drejtues i Lëvizjes ZGJIDHJA në PS, Koço Kokëdhima, deklaroi mbrëmë në studion e Arian Çanit, te emisioni “Zonë e lirë” se vendi ka nevojë për një qeveri të shumicës së majtë, e cila do të garantojë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Ai këmbënguli sërish se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje dhe se pa të nuk shkohet në zgjedhje, por në luftë dhe se Shqipëria nuk është e gatshme të shkojë në luftë as për Edi Ramën, as për ndonjë njeri tjetër.

I pyetur nëse PS dhe LSI do të bëjnë koalicion parazgjedhor, Kokëdhima deklaroi se mund të shprehej që edhe Ilir Meta dhe LSI-ja nuk mund të shkojnë në një koalicion në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

“Për mendimin tim LSI nuk mund të shkojë dot në zgjedhje për hir të faktit se është në koalicion me PS-në, nëse në këto zgjedhje nuk përfshihet opozita. Nëse këto zgjedhje do të realizohen me pjesëmarrjen e shumicës dhe të opozitës, atëherë ne mund të flasim se si mund të konfigurohen”-u shpreh ai.

Kokëdhima u shpreh i pezmatuar për faktin që luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri e ka marrë si kauzë opozita, e cila e mbolli kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve, mëse dy dekada më parë.

“Unë mendoj se PS-ja nuk e meritonte që të ishte në këtë pozitë që është sot. E para sepse PS-ja duhet të udhëhiqte luftën për zgjedhje të lira në Shqipëri dhe ne e kemi kauzë këtë dhe nuk mund t’ia dorëzojë PS-ja kauzën për zgjedhje të lira PD-së, e cila është partia që mbolli kulturën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria e Edi Ramës nuk bëri asnjë përpjekje për të pasur zgjedhje të lira në Shqipëri”-u shpreh Kokëdhima.

“Duhet qeveri e shumicës së majtë”

Kokëdhima tha se vendi nuk ka nevojë për qeveri teknike, siç kërkon opozita, por për një qeveri të shumicës së majtë, e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend.

“Qeveria jonë kishte përgjegjësinë që të bënte reformë zgjedhore me themel dhe përfundimtare. Këtë detyrë e ka edhe sot. PS-ja, shumica, duhet t’i japë besim opozitës, t’i japë një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shumica jonë duhet ta riformulojë qeverinë dhe nuk është me shumë rëndësi nëse shkon me Edi Ramën apo pa Edi Ramën.

Duhet të shkojë me një qeveri të shumicës së majtë, por që është serioze dhe që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Prandaj kam kërkuar unë Kongresin e Jashtëzakonshëm që të analizohej situata me përgjegjësi të lartë, të mos fshihen të vërtetat, të merren përgjegjësi për situatat që janë zhvilluar për qeverisjen e vendit, për historinë e vendit, për korrupsionin, për kanabisin.

Duhet riformuluar një qeverisje serioze me njerëzit dhe potencialet më të mira të së majtës që ofron seriozisht qeverisjen e duhur për vendin dhe për zgjedhjet. Duhet bërë reforma zgjedhore me konsensus të plotë me opozitën dhe të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata që deklarojnë se do të bëjnë zgjedhje pa opozitën, me forcë, janë deklarata të papërgjegjshme kalamajsh dhe jo burrash shteti”-u shpreh Kokëdhima.

Ai tha se burrat e shtetit duhet ta përballojnë të vërtetën siç është sepse janë histori me përgjegjësi të rëndë për vendin.

“Vihet në diskutim paqja dhe stabiliteti i vendit. Nuk mund të bësh zgjedhje pa opozitën. Opozita e ka për detyrë që të hyjë në zgjedhje që do të jenë të lira dhe të ndershme. Ne kemi detyrën që t’i pastrojmë përfundimisht zgjedhjet. Nuk e bëjmë pastrimin e zgjedhjeve as për PD-në, as për Lulzim Bashën, as për Sali Berishën.

Reforma zgjedhore është mëma e reformave. Nga pastrimi i zgjedhjeve fillon drejtësia. Nga vjedhja e zgjedhjeve burojnë të gjitha këto fatkeqësitë e tjera që nuk po e lënë Shqipërinë të ngrejë kokën për 26 vjet”-u shpreh ai.

Kokëdhima: “Unë dhe “Zgjidhja”, rol të rëndësishëm në 10 vitet e ardhshme

Duke folur për projektin politik të lëvizjes “Zgjidhja” Kokëdhima tha se objektivi është që në fund të prillit të bëhen 25 mijë anëtarë të lëvizjes.

“Unë dhe “Zgjidhja” do të luajmë rol të rëndësishëm në politikën e Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme. Kjo lëvizje ka lindur si korrent në PS.

Lidershipi i PS-së është përpjekur ta nxjerrë jashtë dhe ta shtypë këtë lëvizje. Mos të harrojmë se represioni që është ushtruar ndaj aktivistëve tanë është i pashembullt.

Provat i kam deklaruar që lidershipi i PS-së, kryeministri ynë pushon nga puna njerëz të shkëlqyer vetëm për faktin se ata kanë bindjet e tyre politike dhe kanë pajtimin e tyre me këtë projekt për demokratizimin e PS-së, të partive dhe të gjithë jetës së vendit. Ramës unë nuk i kërkoj asgjë që është e tij.

Unë i kërkoj Ramës dhe Bashës të lëshojnë të drejtat që janë të popullit, që këta i kanë marrë dhe i kanë uzurpuar. Në këto 10 këto vite unë do të bëj një rol dhe do të lë një gjurmë në politikën e Shqipërisë. Do të fitojmë, nuk diskutohet dhe kjo është e drejtë e popullit”-u shpreh Kokëdhima.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Koço Kokëdhima flet për Arjan Çanin: Nëse Rama nuk dëgjon kërkesat e PD-së, do shkojmë në luftë. Do jem i rëndësishëm për 10 vjet”

  1. Qytetar says:

    Ik ore bajge ke rrjedhur fare .

    1. ben says:

      Gojet e liga thone se ky vazhdon te jete miku dhe jo armiku i edi rames , dhe e gjitha eshte nje loje e mire menduar nga te dy.
      E para nese ky ben gjoja levizje politike por nuk futet ne zgjedhje, a e demton PS ? Patjeter qe jo. E vetmja gje qe I ben, i ben mire edi rames per te zvogeluar ndikimin e blushit dhe per ta defaktorizuar libran.
      E dyta Ne rast se rilindja humb zgjedhjet dhe iken, ky si opozitar i madh shpeton goditjen e bisneseve nga hakmarja e PD, nese rilindja fiton ketu do jemi e do shihni se si cuditerisht ky me kr rilindasin do behen miq prape.

  2. Miri says:

    Po je i vjeter per te bere lufte o koce , me fal koco

  3. Feri says:

    Paska ikur dhe ky…I shkreti…Ne zgjedhje nuk ka opozite dhe pozite..Jane te gjithe te barabarte..Kush do mer pjese kush nuk do nuk merr..Jane idiotesi te thuash nuk ka zgjedjhje pa opoziten….Ne zgjidhje futesh dhe po fitove je pozite po humbe je opozite…Une smarr vesh Ky ca kerkon dhe cfare do, ne fund kush e pyet..Po te dalim te gjithe te themi pallavra cfare ndodhe??

  4. PS PD LSI Banda politike says:

    e mo plene e realizmit socialist po ja kalon Kacit te Zi…
    a ka mandat kushtetues kjo qeveri edhe pse e urrej?

  5. elona says:

    Per sa kohe te jete ky ligj zgjedhor dhe deputetet te emerohen e c’emerohen si kukulla si ti doje trapi krye*arit te partise, zgjedhjet s’kane kuptim.Quhen emerime jo zgjedhje.Rrjedhimisht te gjithe deputete e ministrat jane zara se e dine qe jane ne varesi te krye*arit dhe si plehra hajdute servile e pabythas qe jane s’guxojne ti dalin te madhit para….dhe kshu historia vazhdon…e vazhdon….e vazhdon per kete albanistan me keta njerez kaq te ceket dhe driteshkurter.

  6. Lugati says:

    tallni bythen me lale..pse mos e tallni
    .ne jemi poplli marum..skena bythe me ju vone te gjitheve pa perjashtim n cengel…ska mevoje boll dy tre kokrra..masanej tjeret ikin si lepra

  7. droga te ben dem, shikoni Koqon says:

    eh mer Koqo, kur shikon si je katandisur ti dhe shume te tjere “VIPa”, si ai loqja qe te dha “letren” e FBI, e kupton sa deme shkakton kokaina. Edi Rama, leje Drogen sa ske perfundu si Koqet!

  8. AVNI RUSTEMI says:

    Lufte me cilin z.Kokedhima se ky popull sja ka me takatin. Apo keshtu te intereson, se kur vjen puna per poste e pushtet shisni nene e babe, dhe kur u prishet terezia flisni pa llogjike dhe me mellef ( e bere si Manjani). Ky vend nuk ka nevoje per legena por per njerez te perkushtuar, qe e konsiderojne qeverisjen dhe te ardhmen e ketij vendi si mision te shenjte dhe jo per perfitime. Asnjeri nuk ka lindur e as vdekur me karrigen pas bythe dhe vleesohet nga ajo qe ka bere ,kete parim te duhet ta respektosh dhe jo te perhapesh panik qe zor njerezit e besojne sot e qe tek e fundit tregon se cfare specie ne zhdukje je.

  9. kume peza says:

    Idiot me ke do besh lufte. Kush do te marre pushken per sarajet e Saliut dhe Like Floririt

  10. saliu says:

    Ky ka pjerdh nga trute fare.

  11. pjeter says:

    po si ore ish deputet nuk e ke idene fare qe mundet shume lehte qe dikush tjeter te quhet opozite mbas zgjedhjeve te ardheshme?te bej une nje shembull?sikush per vete, ps, lsi, frd, pdiu, pdnj( kjo po deshi)libra, partia e bojaxhiut e disa te tjera qe ju a injoroj emrat, skenari i mundeshem?po nuk mori pjese pd- ja, qe per gjith opinionin nderkombetar, them ate qe ka rendesi e ka peshe nderkombetare, pd-ja vete perjashtohet, dhe mund kemi nje fitues, dhe nje opozite fame mire, qe ne baze te nr te votave, mund te mos doskutohet fare qeverrisja, kjo eshte shume e mundur shoku koqo, ps me ndonje parti te vogel ne kualicon mund te qeverrse, por edhe lsi qe deri tani po pret pd-ne sec’dote beje, po ben provat gjenrale per nje opozite te mundeshme, duke u pozicionuar gjithnje e meshume si nje parti qendre, mund te beje fare mire opozite, apo edhe te qeverrise kunder ps-se me nje kualicion, ka shume mundesi, prandaj pd -ja, apo me mire ata qe kane dy gram tru ne ate parti nuk duan bojkot,edhe per faktin se po keta njeres dhe te siguroj qe ka te tille njeres, nuk jane aspak te sigurt se do i bojkotojne edhe zgjethsit keto zgjedhje, sepse edhe duke u bazuar ne faktet e fundit zyrtare, pd. ishte ne pikiate, dhe keta njeres qe permenda me lart e dine shume mire qe nuk eshte per merite te rames, por me demerite te struktures aktuale te pd-se, ose me sakte po teasaj strukture qe ka qene me pare e shume me pare,,,, ose e bejne kete qe , ne nje fare menyre te vete pastrohen, apo nje fare ri themelimi, qe pas 4 vjetesh te presantohet si nje subjek totalisht i ri dhe me ide te qarta, ska pse te kerthisni per lufte, pd-ja nuk ka te drejten e pronesise mbi opoziten, dhe po arriten qe te shkelin kushtetuten dote pergjigjen para ligjit, dhe kete e dine shume mire, sic edine mire qe jo te gjitha reaksionet kunder aksioneve te tyre jane frut i rames, e dine shume mire qe nuk kemi ate fuqi sa ti ngulim kembet sic mund te bejne ruset, prandaj eshte koha qe perralla e ped-se apo sic te pelqen shoku koqo, opozita te perfundoje dhe ti kthehet realitetit, nuk ka snje gje te keqe pse nuk i fiton zgjedhjet, eshte shume e thjeshte per ne qe i shofim nga jashte,te mblidhet si parti dhe behet bilanci, nzirren ne pah problemet dhe kush i shkaktoi, eleminohen problemet qe ne burim, hapje demokratike per riformormit te partise me njeres te qualifikuar dhe me nje te shkuar te paster, njeres qe duan te bejne gjera te mira per vendin, sepse dihet boterisht qe nuk mund te marresh fruta nga nje peme qe eshte e semure rende, pa filluar ta pastrosh nga parazitet, dhe me pas duke i futur nje kure te rende mjekimesh, edhe duke i prere ndonje deke te kalbur dhe te thate, keshtu shku koqo, te gjitha tentativat per tu emeruar si njeres te rendesishem ne kete vend duke shkrehur gjylet e topit te traplleqeve, jane te kota, uleni koken, dhe nenshtrojuni gjykimit te historise suaj, duke filluar nga ty familjarisht, nga saliu familjarisht e dhithe parazitet qe i kemi pas mbi koke kete cerek shekulli.

  12. Briklona says:

    Koçoooooo, po pse re kaq poshte jetooo!
    Ku t’u prish terezia?
    Do ishe shume, shume i respektuar nqs do kishe pranuar ne heshtje vendimin e kushtetueses dhe te mos bridhje studio me studio dhe ekran me ekran, e gazete me gazete per te folur keq per Edi Ramen.
    Ai , per ty u perball me shume kritika dhe kosto ne PS.
    Me vjen keq, por do biesh akoma me poshte.

  13. Studenti plak i shkencavet says:

    Ik o Kokedhier je komplet fizikisht karfishkur,sidomos kur dole dhe tek emisioni i Karjanit.

  14. Fari~hu says:

    Problemet e crregullimeve mendore cfaqen ne menyra dhe forma te ndryshme dhe prej ketyre simtomave nuk kane imunitet,as deputet,ish deputet,te pasur ,fukarej, as nje kategori e qenieve te gjalla.Ky zotria i mesiperm,na ben analiza dhe parashikime sikur ne Shqiperi do behet nami ne qoftese nuk vleresohen porosite e tij,ne te kundert shqiptaret te marrin masa dhe te largohen sa me shpejt nga ky vend,ne qoftese duan te shpetojne koken.Ky zotria njihet shume mire ne ambientet publike tonat,po njihet shume me mire nga njerez qe kane punuar ne bisneset e tij,per menyren e trajtimit te fukarejve,qe ky po i qan hallin aq shume.Ky u njoh me teper dhe si deputet i P.S,si njeri qe qendronte shume afer Rames,por dhe si shperdorus i nohjeve me te,veprime te cilat rane ndesh dhe me ligjet e kohes,ku me inisiative te opozites,por indirekt dhe me pranimin e mazhorances,ju hoq imuniteti si deputet.Gjate kohes qe ky ishte deputet,ndermori dhe nje inisiative ligjore per legalizimin e kanabisit mjeksor,inisiative e cila u shfrytezua nga grupe te caktuara per te shtuar siperfaqen e mbjedhe dhe per ta nxjerre situaten ,gati jashte kontrollit.Tashti miku pretendon se ka krijuar nje levizje brenda p.s,qe pushtetin tja delegoje popullit,dhe populli te vendose per cdo gje,se si dhe me cfare votash ,vetem ky e din dhe ajo qe eshte me e bukura e kesaj historie eshte se ky i pret rezultatet te kesaj levizje mbas 10 vjetesh,Lum kush te rroje, qe te shijoje,Kocon dhe levizjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *